Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e Ujit të Bekuar

6 Janar, 15:35| Përditesimi: 6 Janar, 15:44

  • Share

Tirane-  Qindra besimtarë ortodoks në Korçë kremtuan ditën e ujit të bekuar, duke ndjekur fillimisht meshën në katedrale, e më pas ritin e hedhjes së kryqit në ujë. Edhe këtë vit triufoi i riu Ronaldo Kovaçi.

Edhe në Pogradec të rinjtë u hodhën në ujin e ftohtë të liqenit për të kapur kryqin.

Në Vlorë ceremonia u drejtua nga At Kostandin Prifti, ndërsa kryqin nga deti arriti ta nxjerre një 52-vjeçar.

E kthyer tashmë në një traditë, Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës.

Epifania që në gjuhën popullore njihet si Dita e Ujit të Bekuar është festa e Pagëzimit të Krishtit. Përkujton ditën në të cilën Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin e shenjtë Jordan.

Ora 14:50
FOTOLAJM/ Durrësi kremton Ditën e Ujit të Bekuar

Gjashtë janari, që simbolizon ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar, në qytetin e Durrësit përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e e fesë Ortodokse.

LSA sjell një album të fotove nga ky ritual i shenjtë.

Ora 14:40
Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar në Durrës, Korçë e Pogradec

Për besimtarët e fesë Ortodokse, 6 janari, shënon ditën e Ujit të Bekuar. Në mbarë Shqipërinë ata kremtuan sot këtë festë të shenjtë.

Kremtimi i festës në Korçë ka nisur prej mëngjesit me celebrimin e meshës hyjnore, drejtuar nga Imzot Johani, për të gjithë pjesëmarrësit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Dhe më pas qytetarët iu drejtuan shatërvanit te lulishtja ”Vangjush Mio”, ku është zhvilluar gjithnjë ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.

Kryqin e kapi për herë te dytë i riu nga Korca, Ronaldo Kovaçi.

Ndërsa në qytetin e Pogradecit, Thanas Vako 18 vjec, arriti të kapë i pari Kryqin në Urën e qytetit. Ku i pranishëm ishte dhe hirësia e tij, Mitripoliti Johan Pelushi.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emi: 06/01/2024 16:03

    Mos me ken budalla isjuti rrin pa pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?