Edhe besimtarë ortodoksë të qytetit të Elbasanit kanë kremtuar sot të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Riteve të organizuara në Kishën “Shënkolli” ju janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë elbasanas që u bënë pjesë e këtij rituali, që simbolizon varrin e Krishtit.
Kanë qenë metropoliti hirësia e tij Andoni ata që kanë drejtuar edhe ritet fetare në Kishën “Shënkolli ”,ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi. Pas kryerjes së shërbesën së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit, Metropoliti Andoni kanë kryer edhe ritualin e Epitafit, që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Kishes Shenkollit. Pas përfundimit të riteve fetare, Epitafi,i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë, ka përshkruar rrugën Thoma Kalefi deri në qendër të qytetit, një ritual ky i përvitshëm.
E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve. E premtja e Zezë i paraprinë të dielës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në kishë.
Lajmi kryesor:
Sot e ‘Premtja e Zezë’, besimtarët ortodoksë kremtojnë në të gjithë vendin: Nuk ka gëzim më të madh se këto festa, mbarësi për të gjithë shqiptarët
J.GJ.//ReportTv.al