Pas fitores historike 1-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë, sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka folur duke shprehur emocionet e mëdha pas këtij triumfi të rëndësishëm për kuqezinjtë.
“Besoja se do ia dilnim”, tha Broja, duke theksuar besimin dhe përgatitjen që skuadra kishte për këtë përballje. “Që kur erdhëm, të gjithë ishim të motivuar, të gjithë ishim në një mendje për ta fituar ndeshjen, dhe sot e arritëm fitoren”.
Broja vlerësoi lart paraqitjen e ekipit.“Kemi luajtur shumë mirë, u mbrojtëm shumë mirë”, u shpreh ai.
Sulmuesi nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë sukses. “Unë jam shumë i gëzuar”. Ai e përshkroi takimin si një ndeshje të vështirë, por theksoi se vendosmëria e lojtarëve bëri diferencën. “E dinim që ishte ndeshje e vështirë, por ne ishim të vendosur për fitore”.
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Serbia gjunjëzohet në shtëpinë e saj, goli i Manajt çon Shqipërinë në 'qiellin e shtatë'! 'Shpërthen' festa në të gjithë vendin
S.Dh/ReportTv.al