FT/ Serbi 0-1 Shqipëri (Rey Manaj 45+1')
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 0-1 kundër Serbisë në Leskovac me golin e Rey Manajt për kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve për vendin e dytë në Grupin K, duke lënë pas serbët me katër pikë më pak.
Për herë të parë në historinë e futbollit mes tyre, Shqipëria ka mposhtur Serbinë në fushë. Dueli në Leskovac u mbyll 0-1 për kuqezinjtë tanë të cilët iu falën golit të Rey Manaj në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Djemtë e Sylvinhos tanimë mbajnë vendin e dytë me 11 pikë, katër më shumë se Serbia që ka një ndeshje më pak.
Duke lënë mënjanë fitoren 0-3 në tavolinë të 11 viteve (14 tetor 2014) më parë që nuk njihet nga UEFA, kur huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan djemtë kuqezinj, data 11 tetor 2025 do mbetet në historinë e ekipit tonë.
NDESHJA - Gjatë himnit kombëtar shqiptar nuk munguan fërshëllimat, apo edhe thirrjet 'Kosova është Serbi' apo 'Vriti shqiptarët'. Megjithatë në fushë ekipi ynë ishte i vendosur mirë dhe pas minutës së dhjetë mori frenat e lojës në dorë, duke pasur disa raste.
Duhej minuta e 45+1 që Rey Manaj me një supergol nga brenda zone të 'çante rrjetën' e Serbisë dhe të siguronim tri pikë me shumë vlerë në garën për Kupën e Botës 2026, që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë verën që vjen. Deçiziv ishte edhe Thomas Strakosha me dy pritje shumë të vlefshme në fundin e sfidës. Për t'u kujtuar edhe rasti i humbur i Nedim Bajramit, i cili mund të 'vuloste' tri pikët. Kombëtarja 'blindon' vendin e dytë.
Kombëtarja ka luajtur gjashtë takime në këto kualifikuese dhe deri në fund të turneut janë edhe dy takime. Ndeshja e radhës kualifikuese për tanët luhet në Andorra më 13 nëntor dhe më pas në Tiranë presim Anglinë më 16 nëntor.
Para këtyre sfidave më 14 tetor në 'Air Albania' Shqipëria luan një miqësore kundër Jordanisë.
Në të gjitha qytetet ku ka shqiptarë ka nisur një festë e madhe ku mbizotërojnë ngjyrat kuqezi.
Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:
90+3' Mbyllet 0-1 ndeshja. Shqipëria fiton në Serbi.
90+2' Uzuni i bën vend Enea Mihajt.
90+1' Strakosha bën heroin, pret dy goditje drejt portës.
90+3' Tre minuta shtesë.
78' Qazim Laçi i bën vend Nedim Bajramit.
78' Daku merr vendin e Rey Manajt që duket i dëmtuar.
73' Gjuan Kristjan Asllani nga jashtë zone, por topi shkon direkt e në duart e portierit Petrovic.
68' Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Sulmuesi ndalet në momentin e fundit.
63' Arbër Hoxha merr vendin e Armando Brojës.
60' Tjetër rrezik nga krahu i majtë me Kostic që pason në zonë, por Ajeti bën ndërhyrje vendimtare dhe largon rrezikun.
46' Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime.
45+1' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
45+1` GOOL! Rey Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Pasimi 'padashje' i Ajetit u shfrytëzua nga lushnjari i cili shënoi një supergol nga brenda zone. Goli i 11-të i Manajt me Kombëtaren. Sulmuesi u ndëshkua edhe me karton të verdhë pas festës me stafin kuqezi.
45' Një minutë shtesë.
43' Nuk ndalen thirrjet skandaloze të serbëve. Në stadium dëgjohen sërish thirrjet: “Kosova është Serbi".
42' Karton i verdhë për Juljan Shehun, për ndërhyrje të gabuar ndaj Stankovic në mesfushë.
30' Ekipi ynë shpëton mirë. Kostic kroson nga e majta dhe Vlahovic me një 'penallti në lëvizje' e dërgon topin pranë portës kuqezi.
25' Krosim i fortë nga Qazim Laçi në të djathtë, por topi shkon në duart e Petrovic.
23' Zivkovic dhe Manaj përplasen në fushë, arbitri Istvan Kovacs qetëson gjakrat.
22' Asllani kroson bukur nga e majta, devijimi i Mitrovic për pak shkon në portë, por e ndal portieri vendas.
10' Serbia më kërkuese në minutat e para. Shqipëria po fillon të mbajë topin në mesin e fushës. Sfida në ekuilibër deri tani.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga tanët.
Formacionet zyrtare:
Serbia (3-4-1-2): Petrovic; Milosavljevic, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Stankoviç, Zivkovic, Kostic; Samardzic; Vlahovic, Mitroviç Trajner: Dragan Stojkovic
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Uzuni, Manaj Trajner: Sylvinho
Renditja në Grupin K
Pas fitores historike 1-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë, sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka folur duke shprehur emocionet e mëdha pas këtij triumfi të rëndësishëm për kuqezinjtë.
“Besoja se do ia dilnim”, tha Broja, duke theksuar besimin dhe përgatitjen që skuadra kishte për këtë përballje. “Që kur erdhëm, të gjithë ishim të motivuar, të gjithë ishim në një mendje për ta fituar ndeshjen, dhe sot e arritëm fitoren”.
Broja vlerësoi lart paraqitjen e ekipit.“Kemi luajtur shumë mirë, u mbrojtëm shumë mirë”, u shpreh ai.
Sulmuesi nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë sukses. “Unë jam shumë i gëzuar”. Ai e përshkroi takimin si një ndeshje të vështirë, por theksoi se vendosmëria e lojtarëve bëri diferencën. “E dinim që ishte ndeshje e vështirë, por ne ishim të vendosur për fitore”.
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas suksesit madhështor që kuqezinjtë arritën në transfertë 0-1 ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Gjimshiti zbuloi se bashkëshortja serbe e uroi menjëherë pas ndeshjes:
“Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam bërë eksperiencë në jëtën e futbollit, di si të përballoj presionin. Unë e kam shumë afër nga shtëpia e gjyshërve. Akoma nuk e kemi realizuar ëndrrën siç duhet, emocionet janë të mëdha. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur sot, i kemi bërë të lumtur.
Duhet të kesh kualitet për të luajtur në këto nivele. Unë e njoh Ajetin që 15-vjeç, kemi luajtur edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të luanim për Shqipërinë, më shumë se 10 vite që po luajmë bashkë këtu. Gjithë ekipi ka meritë, të gjithë luftuam, dhamë gjithçka në fushë. Ishte arritje e madhe.
Urimi i parë ishte i bashkëshortes dhe familjes. Kishte shumë mesazhe, nuk i kam hapur të gjitha, më të rëndësishmit janë familja, prindërit, gruaja. Ka shumë mesazhe.
Kam luajtur shumë shpesh kundër Vlahoviç, më shumë se 10 herë. Ka përjetuar fazë të vështirë, por cilësitë mbeten. Kishte rast të madh në pjesën e parë. I mbajtëm mirë”, u shpreh kapiteni Gjimshiti.
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Serbi. Ai tha se ky është një hap i madh për objektivin, por kërkon që t'i mbajë të tijtë me kembë në tokë, duke thënë se janë edhe dy ndeshje për t'u luajtur.
"Tri pikë janë shumë të mira. Jemi në garë dhe një moment të bukur për të festuar. Manaj humbi penallti në sfidën në Tiranë, por rëndësi ka që t'u japim besimin e duhur dhe ata e dinë çfarë të bëjnë.
Zgjedhjet në fushë, Uzuni, Manaj dhe Broja që nuk po shkëlqen...
Unë dua të komplimentoj të gjithë futbollistët. Futbolli është i vështirë, Broja bëri mirë kundër një mbrojtësi si Pavlovic për sa kohë ishte në fushë. Uzuni luajti shumë mirë në një kundër një. Manaj shpërbleu besimin. Të gjithë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë.
U diskutua e ardhmja juaj pas këtij takimi. Tani që fituar, a do i shkarkoni ju të tjerët?
Ma kanë bërë në Shqipëri këtë pyetje dhe dje ma bëri edhe një gazetar serb. Do përgjigjem njësoj. Për atë mendoj unë. Jam koshient për punën dhe përgjegjësinë që kemi. Janë edhe dy ndeshje. Të ardhmen e vendos unë.
Puna e trajnerit...
Ndeshjet janë bërë të mira dhe kemi një raport të mirë me gazetarët. Puna e tyre është që të nxjerrin diçka.
Rasti i humbur në fund nga Nedim Bajrami?
Ishte i zhgënjyer. Kur u fut në fushë i thashë që të gjente portën dhe të godiste. Edhe portieri u vendos mirë dhe e ndaloi. Kishte rritëm të mirë Bajrami.
Mesazhi për tifozët e Kombëtares që po festojnë...
Jam krenar për të gjithë. Është një dedikim për të gjithë. Na mungojnë edhe dy takime, kemi shumë për të bërë dhe kemi rrugë para sepse gjithçka është e hapur. Kjo nuk ka ndodhur në historinë e Shqipërisë. Kjo fitore është për gjithë kombin. Një dedikim edhe për Hamdi Salihin", tha Sylvinho.
Myrto Uzuni foli pas fitores 0-1 të kombëtares shqiptare në Serbi.
“Kur thërritesh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje. Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin.
Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç, duhet të mbroja e ndihmoja Hysajn. Ishte fitore e madhe, ka bërë një punë të madhe trajneri e stafi e jam i lumtur që hymë në histori. Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi lajv?", tha ai.
Gjatë ndeshjes Serbi 0-1 Shqipëri në Leskovac, tifozët serbë hodhën thirrje raciste kundër shqiptarëve si 'vrite shqiptarin' apo 'Kosova është Serbi'. Për këtë ka reaguar edhe Federata e Kosovës e Futbollit, që thotë se do e dërgojë çështjen në UEFA.
Njoftimi i plotë nga FFK:
FFK dënon thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese në ndeshjen Serbi – Shqipëri
Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.
Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet e respektit dhe me vlerat që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë.
Në këtë drejtim, FFK do të paraqesë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar që të ndërmerren masa të qarta dhe të rrepta ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për këto akte të përsëritura, që dëmtojnë imazhin e futbollit dhe cenojnë parimet e UEFA-s dhe FIFA-s.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit e Kosovës uron Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e merituar 1:0 ndaj Serbisë, një fitore që pasqyron karakterin, përkushtimin dhe forcën e futbollit shqiptar.
Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë me dinjitet vlerat e sportit, të respektit dhe të barazisë mes popujve, duke kërkuar që çdo fushë futbolli në Evropë të jetë vend i lojës dhe jo i urrejtjes.
Pas fundit të ndeshjes dhe fitores 0-1 të Shqipërisë në Serbi, policia serbe ka shoqëruar një operator shqiptar që ndodhej në tribunë. 'Gabimi' i tij ishte festa me fanellën e Kombëtares. Diçka e pabesueshme, por e vërtetë nga organizatorët dhe siguria.
Festë e madhe e Kombëtares në dhomat e zhveshjes pas fitores 0-1 në Serbi. Trajneri Sylvinho ka komplimentuar futbollistët hipur mbi tavolinë.
'Urime të gjithëve, e pabesueshme. Ju meritoni më shumë", thotë mes të tjerëve trajneri, ndërsa futbollistët e çojnë peshë me thirrjet 'o sa mirë me qenë shqipitarë'.
Rey Manaj ka shkruar historinë në Serbi. Sulmuesi kuqezi i dha avantazhin kombëtares së Shqipërisë në fundin e pjesës së parë, duke ndezur entuziazmin në pankinë dhe në çdo cep të stadiumit ku ndodheshin ata pak tifozë shqiptarë të zgjedhur. Festa ishte e çmendur dhe plot emocione. Manaj ngriti duart në simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa lojtarët dhe stafi shpërthyen në përqafime.
Nga tribuna, megjithatë, tifozët serbë reaguan me zemërim, duke hedhur thirrje fyese si “Vrite shqiptarin”, në shkelje të hapur të rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, që ndalojnë përfshirjen e politikës dhe urrejtjes etnike në futboll.
Rey Manaj kaloi në avantazh Shqipërinë në Serbi. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Asllani hodhi një top në zonë. Në rrëmujë e sipër Ajeti nuk godet dot dhe devijimi i mbrojtësit kthehet në një asist për Manaj, i cili me një të djathtë të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë duke festuar me 'shqiponjë'. Ky ishte goli i 11-të i Manajt me Kombëtaren.
93 ndeshje ka luajtur Elseid Hysaj me Kombëtaren, duke barazuar ish-kapitenin legjendar Lorik Cana. Në përballjen kundër Serbisë, Hysaj ia del të barazojë Canën me ndeshje si kuqezi.
Në momentin që në stadium po luhej himni kombëtar i Shqipërisë, nuk kanë munguar fërshëllimat nga tifozët serbë.
Ndihmëstrajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta tha se trajneri i Kombëtares, Sylvinho zgjodhi Uzunin nga minuta e parë pasi ai është mjaft i shpejtë dhe mund të jetë opsion i mirë sonte.
“Uzuni është ndryshimi ynë i vetëm nga ndeshja e fundit me Serbinë, trajneri vendosi kështu, e dimë se sa i shpejtë është ai me topin, ai mund të jetë një opsion i mirë sonte”, tha Zabaleta për Supersport.
Më pak se një orë nga nisja e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, atmosfera në stadiumin e Leskovacit duket e vakët. Ekipi kuqezi është shoqëruar për në stadium me forca të shumta policie, ndërsa tifozët serbë që do jenë në stadium janë të ftuar dhe do futen në impiant me karta identiteti dhe me kontrolle të shumta.
Fudbaleri Albanije izašli su na stadion u Leskovcu da “osete” podlogu na kojoj će igrati. #srbalb #worldcupqualifiers2026 pic.twitter.com/0akeXhJv30
— B92.sport (@B92sport) October 11, 2025
Pas afro 40 minutash udhëtim nga Nishi drejt Leskovacit, Kombëtarja dhe stafi kuqezi kanë mbërritur rreth orës 19:20 në stadiumin 'Duboçica' ku në orën 20:45 luhet Serbi - Shqipëri. Forca të shumta të policisë serbe shoqëruan ekipin tonë.
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë arrestuar një 35-vjeçar me nënshtetësi italiane me iniciale EE, pasi u gjet një bluzë me mbishkrimin UÇK,.
Sipas autoriteteve serbe, dyshohet se ai kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.
Në pikën kufitare të Merdar, policia, pasi kontrolloi makinën “Pezho” të drejtuar nga i dyshuari, gjeti një çantë në bagazhin e makinës, e cila përmbante një bluzë të gjelbër me simbole të UÇK-së, informojnë mediat serbe.
EE u ndalua deri në 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje së bashku me një kallëzim penal.
Ndërsa dy ditë më parë, ndaloi po në Merdar, ndaloi një 53-vjeçar i cili kishte 5 çanta me fanela dhe flumur me simbole të UÇK.
Formacionet zyrtare, Serbi - Shqipëri
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka bërë publik edhe formacionin zyrtar për ndeshjen kundër Serbisë. Me Brojën, Uzunin dhe Manaj në sulm luan braziliani, duke vënë re që se ekipi është sulmues. Serbia luan me skemën 3-4-1-2.
Formacionet zyrtare:
Serbia (3-4-1-2): Petrovic; Milosavljevic, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Stankoviç, Zivkovic, Kostic; Samardzic; Vlahovic, Mitroviç Trajner: Dragan Stojkovic
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Uzuni, Manaj Trajner: Sylvinho
Me uniformën e bardhë do përballet sot Shqipëria kundër Serbisë në Leskovac. Duke qenë udhëtues, tanët janë detyruar të luajnë me fanellën e dytë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka lënë hotelin në Nish dhe nën masa të forta nga policia serbe është nisur drejt stadiumit të Leskovacit, aty ku në 20:45 luhet Serbi - Shqipëri. Diçka më shumë se 40 kilometra rrugë do përshkojnë kuqezinjtë me autobus, për të shkuar në impiantin e ndeshjes.
Komente

Po fitohet me Manaj dhe me Brojen, o trajner bananesh.
PërgjigjuTrajner legen. A futet në lojë Manaj para Dakut. Trajner i shitur tek menaxherat e lojtarve.
PërgjigjuBravo Silvinjo me formacion sulmues, vetem ishalla s'u ka dhene detyra mbrojtese ekstreme si me Seferin. Mendoja se do luanim me mbrojtes pj.1 per 0-0 e t'i godisnim me pj.2 kur te ishin ne ankth rezultati
Përgjigju