Shërimi i Monika Besra-s në Bengal të Indisë, ishte mrekullia e parë që çoi në lumturimin e murgeshës shqiptare Nënë Tereza. Besra mezi ecte, në një kohë kur murgeshat, e ndihmuan atë në një dhomë të vogël lutjeje në vitin 1998. Ajo pa një foto të Terezës dhe befas ndjeu një “dritë verbuese” që dilte nga portreti, dritë që dhe i përshkoi trupin e saj. Murgeshat i vendosën një medalje fetare në barkun e saj të fryrë nga një tumor dhe u lutën mbi Besra-n. 1 orë më vonë kur u zgjua, ajo thoshte se trupi i saj ndihej më i lehtë dhe tumori në dukje ishte zhdukur. Në vitin 2002, Vatikani certifikoi rastin e Besra-s si një “mrekulli”, momenti i parë historik në udhëtimin drejt shenjtërimit për Nënë Terezën e Kalkutës.
Nënë Tereza, e cila lindi në Shkup, shkoi në Indi si murgeshë e re dhe filloi të punonte me të varfrit në lagjet përreth Kalkutës. Ajo vazhdoi me themelimin e një urdhri fetar e përhapur në 130 vende të botës dhe në 1979, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.
Vatikani më vonë ia njohu Nënë Terezës mrekullinë e dytë kur një brazilian, u shërua nga një infeksion bakterial i trurit, pasi gruaja e tij iu lut murgeshës. Sipas të dhënave zyrtare, Andrino ishte në koma dhe po vdiste më 9 dhjetor të vitit 2008.
Operacioni ishte në orën 18:10 por anestezisti nuk mundi ta intubonte menjëherë. Kur kirurgu mbërriti gjysmë orë më vonë, ai “e gjeti pacientin zgjuar dhe pa dhimbje”.
Me dy mrekulli të miratuara, Papa Françesku e shpalli shenjtore Nënë Terezën më 4 shtator të vitit 2016, vetëm një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj. Në meshën për të, Françesku predikoi: “Për Nënë Terezën, mëshira ishte ‘kripa’ që i jepte shije punës së saj, ishte ‘drita’ që shkëlqeu në errësirën e shumë njerëzve që nuk kishin më lot për të derdhur për varfërinë dhe vuajtjen e tyre”.
Komente
