Gjykata e Apelit ka kthyer në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen për vulën e Partisë Demokratike. Sipas Gjykatës së Apelit çështja do të kthehet për rigjykim në Shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Pas këtij vendimi, Apelit vendosi që vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri të konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.
Lajmi kryesor:
Fati i PD, Apeli rrëzon Berishën, vula mbetet në dorë të Bashës! Avokati Sefa: Regjistrohet grupi i Alibeajt në zgjedhje! Bylykbashi: Pati presion në sallë
M.Q./ReportTv.al