Siljanovska iu referua vendit si Maqedoni pa ‘e Veriut’! Greqia: Rrugëtimi i RMV drejt BE-së varet nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit

12 Maj, 16:54| Përditesimi: 12 Maj, 17:04

  • Share

1715526100_ergwegrwegrrwegrwe.JPG

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me betimin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila gjatë betimit të sotëm e quajti vendin "Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”.

Përmes një deklaratë zyrtare, ministria greke thekson se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj me Maqedoninë e Veriut si dhe rruga evropiane e kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

“Gjatë betimit të saj sot në Kuvend dhe përkundër faktit se në tekstin zyrtar të betimit që i diktohej vendi përmendej si “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Silianovska-Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj "Maqedoni".

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit”,-thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme greke.


Lajmi kryesor:

Shkup/ Betohet Presidentja e re, Davkova përdor emrin e vjetër 'Maqedoni'! Reagon Athina zyrtare: U shkel marrëveshja e Prespës


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?