Gordana Silanovska-Davkova

Shkup/ Betohet Presidentja e re, Davkova përdor emrin e vjetër 'Maqedoni'! Reagon Athina zyrtare: U shkel marrëveshja e Prespës

12 Maj, 14:38| Përditesimi: 12 Maj, 19:44

  • Share

SHKUP- Gordana Silanovska-Davkova u betua sot (12 maj 2024) si presidente e Maqedonisë së Veriut, duke qenë gruaja e parë që ulet në këtë post prej pavarësimit të vendit në vitet ’90,

Davkova fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 maj 2024, duke mposhtur presidentin e deritanishëm, Stevo Pendarovski, me dyfish vota se ai në balotazhin e së mërkurës së kaluar.

Gjatë fjalimit të parë në parlament si Presidente, Davkova e cila është profesore univeristeti dhe një nga hartueset e Kushtetutës së vendit nuk e përmendi emrin kushtetues të vendit Republika e Maqedonisë së Veriut ,por vetëm – Maqedonia, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë fushatës së saj.

Kjo nuk i pëlqeu Ambasadores greke në Shkup, Sofija Filipidu e cila  u largua nga Kuvendit

“Ne nuk duhet vetëm ta feminizojmë politikën, por t`u ndihmojmë burrave të kuptojnë se nuk duhet të heqim dorë. Jo rastësisht, politika, demokracia dhe Maqedonia janë në gjininë femërore. Deputetë ndihmoni gratë ta shprehin atë që kanë, kurse nuk kanë mundur deri tani. Të gjithë ju do të jeni krenarë për Maqedoninë, sikurse që jam unë me popullin tim”, tha Siljanovska

Kjo ngjalli dhe reagimin e ministrisë së Jashtme të Athinës dhe të presidentes së KE-së, Ursual von der Leyen. 

Në vitin 2018 u arrit një marrëveshje në Prespë me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare dhe duke i hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO.

Gjatë fjalës së saj Davkova premtoi “Do të jem presidente e të gjithëve, edhe pjesës së majtë edhe asaj të djathtë të Kuvendit; presidente e të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo politike”

Megjithatë, Davkova, në fjalimin e saj nuk foli për çështje që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të vendit, i cili varet nga ndryshimet kushtetuese bazuar në një marrëveshje me Bullgarinë, por tha se do të punojë për “evropianizimin e vendit së bashku me shtetet e tjera të Ballkanit”.

Davkova nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës, por në një intervistë dhënë REL pak kohë më parë deklaroi se nëse Kuvendi i miraton amendamentet kushtetuese - të cilat do të mundësonin që bullgarët dhe pesë pakicat e tjera etnike të bëheshin pjesë e Kushtetutës maqedonase - ajo do t’i respektonte ato.

Davkova tha se tani “është koha për bashkim” dhe për këtë ajo do t'u drejtohej grave, “sepse duam të tregojmë se nuk kujdesemi vetëm për veten, por edhe për të gjithë rreth nesh. Besimi është shumë i rëndësishëm, dhe unë do ta arsyetoj atë.”

Ajo u zotua se kabineti i saj presidencial do të pasqyrojë përbërjen etnike të vendit, “ku do të ketë vend edhe për maqedonasit, shqiptarët dhe përfaqësuesit e entiteteve tjera, ndërsa përzgjedhja e tyre do të bëhet bazuar në kritere profesionale dhe jopartiake”.

Në sallën e Kuvendit ishin përfaqësuesit e të gjitha partive të përbërjes parlamentare para zgjedhjeve të 8 majit.

Cilat janë kompetencat e presidentit të Maqedonisë së Veriut?

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka kompetenca të kufizuara.

Presidenti është komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të vendit. Ai dekreton mandatarin për formimin e Qeverisë së re, emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët, pranon letra kredencialet dhe letrat e revokimit të përfaqësuesve të huaj diplomatikë.

Roli i presidentit është edhe të propozojë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të propozojë guvernatorin e Bankës Popullore, të caktojë disa drejtues në postet e sigurisë.

Presidenti, gjithashtu, ka të drejtën e faljes në përputhje me dispozitat ligjor si dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara me Kushtetutën maqedonase.

Ora 19:33
Fjalimi i presidentes së sapozgjedhur të RMV/ Von der Leyen: Të respektohet Marrëveshja e Prespës

1715535363_sgawgwergrwe.JPG

Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me betimin e presidentes së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e cila gjatë betimit quajti vendin "Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Von der Leyen ka vënë në dukje se për të siguruar një rrugë të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, Maqedonia e Veriut duhet të demonstrojë angazhim të plotë ndaj reformave të brendshme dhe të respektojë marrëveshjet e saj, duke përfshirë Marrëveshjen historike të Prespës.

“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.”,- shkroi Ursula von der Leyen.

Ora 16:54
Siljanovska iu referua vendit si Maqedoni pa ‘e Veriut’! Greqia: Rrugëtimi i RMV drejt BE-së varet nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit

1715526100_ergwegrwegrrwegrwe.JPG

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me betimin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila gjatë betimit të sotëm e quajti vendin "Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”.

Përmes një deklaratë zyrtare, ministria greke thekson se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj me Maqedoninë e Veriut si dhe rruga evropiane e kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

“Gjatë betimit të saj sot në Kuvend dhe përkundër faktit se në tekstin zyrtar të betimit që i diktohej vendi përmendej si “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Silianovska-Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj "Maqedoni".

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit”,-thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme greke.

Ora 16:17
Betimi si presidente, Siljanovska iu referua vendit si Maqedoni pa ‘e Veriut’! Mediat greke: U hodh poshtë marrëveshja e Prespës

1715519596_maqedonieveriut.JPG

Sofia Filipidu

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska, gjatë betimit të sotëm e quajti vendin "Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”.

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filipidu, e ftuar në seancë, u largua në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit gjatë betimit i referohej vendit si “Maqedoni”.

Mediat greke e kanë komentuar gjerësisht këtë akt, duke thënë se periudha e nacionalizmit në Maqedoninë e Veriut sapo ka filluar.

“Me këtë veprim të presidentes, u hodh poshtë marrëveshja e Prespës për emërtimin e vendit”, komentuan mediat.

71-vjeçarja Gordana Silianovska u zgjodh presidente e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 8 majit, si kandidate e VMRO-DPMNE-së, duke mposhtur presidentin aktual Stevo Pentarovski.

Ora 15:03
Betohet Presidentja e re e RMV, përmend vetëm emrin Maqedoni! Ambasadorja greke largohet nga Kuvendi

Foto: Sofija Filipidu

Gordana Silanovska-Davkova bëri betimin ditën e sotme si gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut prej pavarësimit të vendit në vitet ’90.

Pjesën më të madhe të fjalimit ua kushtoi grave në politikë, bëri thirrje për unitet dhe u zotua se do të jetë presidente e të gjithëve, siç tha, edhe të anës së djathtë, por edhe asaj të majtë.

Por, gjatë deklaratës solemne dhe fjalimit të parë në parlament si Presidente, nuk e përmendi emrin kushtetues të vendit Republika e Maqedonisë së Veriut, duke përmendur vetëm – Maqedonia.

E nisi dhe e përfundoi fjalimin me gratë.

“Është koha për unitet. Uniteti nënkupton edhe filozofinë e gruas, autenticitetin femëror. Si gra, mund të kujdesimi jo vetëm për veten, por për të gjithë të tjerët. Në Ballkanin Perëndimor patrijarkati mbetet i gjallë. Gratë e fuqishme në mënyrë tjetër mund t`i zgjidhin problemet”, tha Siljanovska.

Siljanovska potencoi se programi i saj ka qenë i shtypur në të gjitha shuhët, kurse i tillë do të jetë edhe kabineti i saj. Mirëpo, sipas Siljanovskës, kriteri bazë do të jetë profesionalizmi dhe kompetenca e më pas përkatësia etnike.

“Ne nuk duhet vetëm ta feminizojmë politikën, por t`u ndihmojmë burrave të kuptojnë se nuk duhet të heqim dorë. Jo rastësisht, politika, demokracia dhe Maqedonia janë në gjininë femërore. Deputetë ndihmoni gratë ta shprehin atë që kanë, kurse nuk kanë mundur deri tani. Të gjithë ju do të jeni krenarë për Maqedoninë, sikurse që jam unë me popullin tim”, tha Siljanovska.

Por, pjesa e deklaratës solemne dhe mbase edhe fjalimi i Presidentes së re, nuk i pëlqeu Ambasadores greke në Shkup, Sofija Filipidu, shkruan klan maqedonia

Ajo u largua nga galeria e Kuvendit derisa zgjat betimi i Siljanovskës dhe kur ajo në vend të fjalëve të Kryeparlamentarit Jovan Mitreski – Maqedonia e Veriut, përdori vetëm emrin Maqedoni.

Njoftimet thonë se largimi i ambasadores greke është bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Gordaa Siljanovska Davkova, bëhet presidentja e 6-të e Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë në Kuvend, morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik, Kryeministri Xhaferi, përfaqësues të bashkësive fetare por edhe deputetë të të gjitha forcave politike në vend bëjnë të diitur mediat maqedonase

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/05/2024 04:13

    Bravo presidentja! Maqedonia ka qene e do te mbetet Maqedoni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?