Ursula von der Leyen
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me betimin e presidentes së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e cila gjatë betimit quajti vendin "Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Von der Leyen ka vënë në dukje se për të siguruar një rrugë të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, Maqedonia e Veriut duhet të demonstrojë angazhim të plotë ndaj reformave të brendshme dhe të respektojë marrëveshjet e saj, duke përfshirë Marrëveshjen historike të Prespës.
“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.”,- shkroi Ursula von der Leyen.
For North Macedonia to continue its successful path on EU accession it is paramount that the country continues on the path of reforms and full respect for its binding agreements, including the Prespa Agreement.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 12, 2024
Lajmi kryesor:
Shkup/ Betohet Presidentja e re, Davkova përdor emrin e vjetër 'Maqedoni'! Reagon Athina zyrtare: U shkel marrëveshja e Prespës
K.M/ReportTv.al