Biblioteka e Vlorës boshatiset nga pandemia! Drejtoresha: Ka rënie të të rinjve që lexojnë

22 Dhjetor 2020, 07:33| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 07:47

  • Share

Karantina u mendua si një mënyrë e mirë për të rritur numrin e lexuesve. Por sot të rinjtë në bibliotekën e Vlorës janë të pakët.

Megjithatë  për drejtoreshën e biblotekës “Shefqet Musaraj" shifrat nuk kanë ndryshime të dukshme.

Drejtoresha Elma Rama na tregon për librat me të preferuar nga lexuesit

"Ndryshimet nga vitet e kaluara nuk është se ka lëvizur shumë niveli i lexueshmërisë të librit nga lexuese vlonjat, përveç uljes së kontaktit fizik. Ata lexues që kanë ardhur nëse më parë merrnin një libër tani marrin nga 2 ose 3. Nëse më parë ishin 350 lexues në muaj tani mund të jemi te 200, 270. Letërsia artistike është më e preferuar por ska ngelur pa u tërhequr libri teknik dhe politiko shoqëror", tha ajo.

Ky i ri thotë se  shkon rregullisht ne biblioteke.

"Librin e frekuentoj shpesh".

Por ka të moshuar që besojnë se Biblioteka e Vlorës është vendi më i mirë.

"Po të vesh aje vetëm unë jam atje dhe i bie trim lufte. K e dëgjuar atë romanin, ska të rinj dhe as të vjetër shumë të rralllë janë. Rezervoni kohën dhe kaloni një ose 2 orë në bibliotekë", theksoi i moshuari.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?