Biden mbështet Mark Rutten për shefin e NATO-s

22 Shkurt, 15:17| Përditesimi: 22 Shkurt, 15:24

  • Share

Presidenti i SHBA, Joe Biden mbështet Mark Rutte-n për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s. Kështu raportohet nga Politico, e cila citon burime të administratës amerikane.

Mbështetja e Biden për kryeministrin holandez me gjasë do të shtyjë edhe shumë aleatë t’i bashkohen nominimit të Rutte-s në krye të aleancës së Atlantikut të Veriut.

Mandati i shefit aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg skadon në muajin tetor të këtij viti. Suedezi është në krye të aleancës që në vitin 2014 dhe ka qëlluar në periudhën më të vështirë të NATO-s edhe për shkak të presionit prej pushtimit rus në Ukrainë dhe anëtarësimeve të reja në aleancë ku mund të bëjë pjesë shumë shpejt edhe Suedia.

Për postin e lartë në NATO ka shprehur interes edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila është shpallur në kërkim nga shteti rus.


Lajmi kryesor:

Arrestohet në Rusi balerina ruso-amerikane se dhuroi 51 dollarë për një bamirësi ukrainase


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?