Foto: Joe Biden dhe Olaf Scholz
Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë takimit me Presidentin e SHBA Joe Biden tha se Putini ka dështuar falë qeverisë së Biden.
“Falë lidershipit tuaj Putini ka dështuar”, ka thënë Scholz.
Ndërkohë Biden ka deklaruar se duhet të vazhdojnë të mbështesim Ukrainën
"Po vjen një dimër i vështirë dhe ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë derisa Ukraina të fitojë dhe të arrihet një paqe", tha Joe Biden, nga Berlini, ku u prit nga presidenti Frank-Ëalter Steinmeier.
Përsa i përket luftës në Lindjen e Mesme Biden u shpreh se me vdekjen e liderit të Hamasit Sinwa, i cili ishte përgjegjës për sulmin e tmerrshëm terrorist, tani po krijohet mundësia konkrete për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve të Hamasit.
"Vdekja e liderit të Hamasit përfaqëson një moment drejtësie. Ai kishte në duart e tij gjakun e amerikanëve, izraelitëve, palestinezëve në Gjermani dhe shumë të tjerëve. I thashë kryeministrit të Izraelit dje: Le ta bëjmë edhe këtë moment një mundësi. për të kërkuar një rrugë drejt paqes, një të ardhme më të mirë në Gaza pa Hamasin, mezi pres të diskutoj për Iranin" tha Biden.
Lajmi kryesor:
Biden në Berlin/ Takim me liderët e Europës për situatën e luftës në Ukrainë
Xh.K/ReportTv.al