Presidenti amerikan Joe Biden u takua sot në Varshavë edhe me presidenten moldave Maia Sandu , për të riafirmuar "mbështetjen e SHBA për sovranitetin dhe integritetin territorial" të vendit pas lajmeve të një plani rus për grusht shteti. Biden siguroi gjithashtu ndihmën e vazhdueshme të Uashingtonit për Kishinau për të forcuar qëndrueshmërinë e tij politike dhe ekonomike duke përfshirë reformat demokratike dhe sigurinë energjetike të Moldavisë, dhe për të trajtuar pasojat e luftës. Javën e kaluar Sandu denoncoi një plan rus për një grusht shteti në Kishinau përmes mbështetjes për opozitën pro-ruse, e cila do të infiltrohej nga personeli i trajnuar ushtarakisht në Bjellorusi, Serbi dhe Mal të Zi
Lajmi kryesor:
1 vit pushtim në Ukrainë, Biden: Kiev reziston, por në rrezik është liria! Putin evokon kërcënimin bërthamor: Le të pezullojmë traktatin 'New Start'
F.D/ReportTv.al