1 vit pushtim në Ukrainë, Biden: Kiev reziston, por në rrezik është liria! Putin evokon kërcënimin bërthamor: Le të pezullojmë traktatin 'New Start'

21 Shkurt 2023, 07:24| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 22:55

  • Share

RUSI- Pas një viti pushtim rus, për herë të parë, duket se lufta është zhvendosur me një përballje ‘kokë më kokë’ Rusi-Perëndim. Për herë të parë që prej fillimi të pushtimit rus, Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi vendet perëndimore për ndezjen dhe mbështetjen e luftës në Ukrainë, duke hedhur poshtë çdo faj për Moskën ndaj fqinjit të saj që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Në retorikën e tij Putini përdori si shembull Donbasin. Sipas tij, në Donbas ka pasur sulme të cilat ai i quajti naziste ndaj popullit rus, gjë që Perëndimi i ka fshehur qëllimisht, nënvizon Putin. Perëndimi po bashkëpunon me Ukrainën për të nxjerrë në pah vetëm sulmet dhe provokimet e vetëm njërit kah. Lideri i Kremlinit premtoi se Rusia do t'i përgjigjet Perëndimit, me sigurinë që Federata Ruse ka fuqinë t'i mundë në terren. Këtë sipas tij e di edhe vetë Perëndimi, ndaj sulmi është përqëndruar në kulturën, traditën e historinë ruse nacionaliste. Pritet edhe fjala e Biden në Poloni për efektin e përplasjes në distancë por deri më tani, zyrtarë të SHBA-ve e kanë cilësuar 'absurde' deklaratën e Putin. 

“Janë ata që e kanë nisur luftën. Dhe ne po përdorim forcën për t'i dhënë fund, "tha Putin para një auditori të ligjvënësve, zyrtarëve shtetërorë dhe ushtarëve që kanë luftuar në Ukrainë.

Në ligjëratën e vonuar prej kohësh për shtetin e kombit, Putin e quajti Rusinë dhe Ukrainën si viktima të marrëveshjeve të dyfishta perëndimore dhe tha se Rusia, jo Ukraina, ishte ajo që luftonte për ekzistencën e saj.

"Ne nuk po luftojmë popullin ukrainas," tha Putin në një fjalim disa ditë përpara përvjetorit të parë të luftës të premten . Ukraina "është bërë peng i regjimit të Kievit dhe zotërinjve të tij perëndimorë, të cilët në fakt e kanë pushtuar vendin".

Ai gjithashtu akuzoi vendet perëndimore për një sulm ndaj ekonomisë së Rusisë me sanksione, por sipas tij ata nuk kishin “arritur asgjë dhe nuk do të arrijnë asgjë”! Madje inflacioni do të jetë më i ulët se në vendet e BE dhe në SHBA. 

Kujtojmë se i traktati që Rusia pezulloi sot është i ashtuquajturi Traktati i Ri START u nënshkrua nga Rusia dhe SHBA në vitin 2010. Ai kufizon numrin e kokave bërthamore me rreze të gjatë që mund të vendosin dhe kufizon përdorimin e raketave që mund të mbajnë armë atomike.

Fjalimi i ashpër i Vladimir Putinit vjen fil pas vizitës surprizë të Biden në Kiev. Gjithsesi, Putin u tregua i kujdesshëm pak para fjalës që do të mbajë Biden në Poloni.

"Kjo nuk është një garë retorike me dikë tjetër," tha ai.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të martën se Rusia po e pezullon pjesëmarrjen në traktatin për reduktim të armëve bërthamore Neë START (Fillim i Ri) me Shtetet e Bashkuara, pasi akuzoi Perëndimin se po përfshihet drejtpërdrejt në tentimet për t’ia goditur bazat ajrore strategjike.

“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve ofensive strategjike”, tha ai.

Për momentin, presidenti amerikan Joe Biden është në Varshavë dhe po mban një fjalim në mbështetje të Ukrainës. Ai është takuar me presidentin polak, Andrzej Duda duke theksuar se Ukraina duhet të fitojë dhe Rusia të humbasë luftën dhe kjo është arsyeja e vetme që SHBA po mbështet Ukrainën.

Biden theksoi se vullneti i SHBA-së është i firtë dhe në mbështetje totale të Ukrainës. Ai u kujdes të theksoj se SHBA nuk po sulmon Rusinë .

"SHBA nuk po përpiqet të shkatërroj Rusinë, Perëndimi nuk dëshiron të sulmojë Rusinë. Lufta është një tragjedi dhe vazhdon me zgjedhjen e Putinit. Putin mendoi se ishte i ashpër, por u përplas me vullnetin e hekurt" të Amerikës, kështu tha presidenti amerikan Joe Biden nga Varshava, duke kujtuar se ishte gati të mbronte çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

“Neni 5 i traktatit të NATO-s është i fortë si një gur, një betim i shenjtë, një sulm kundër dikujt është një sulm kundër të gjithëve”.-shtoi Biden.

Presidenti amerikan Joe Biden u takua sot në Varshavë edhe me presidenten moldave Maia Sandu , për të riafirmuar "mbështetjen e SHBA për sovranitetin dhe integritetin territorial" të vendit pas lajmeve të një plani rus për grusht shteti.

 

Ora 21:46
Biden takohet me Presidentin e Moldavisë pas lajmeve për formimin e një 'grushti' shteti: SHBA do jap mbështetjen e nevojshme

Presidenti amerikan Joe Biden u takua sot në Varshavë edhe me presidenten moldave Maia Sandu , për të riafirmuar "mbështetjen e SHBA për sovranitetin dhe integritetin territorial" të vendit pas lajmeve të një plani rus për grusht shteti. Biden siguroi gjithashtu ndihmën e vazhdueshme të Uashingtonit për Kishinau për të forcuar qëndrueshmërinë e tij politike dhe ekonomike duke përfshirë reformat demokratike dhe sigurinë energjetike të Moldavisë, dhe për të trajtuar pasojat e luftës. Javën e kaluar Sandu denoncoi një plan rus për një grusht shteti në Kishinau përmes mbështetjes për opozitën pro-ruse, e cila do të infiltrohej nga personeli i trajnuar ushtarakisht në Bjellorusi, Serbi dhe Mal të Zi

Ora 21:29
Zelensky: Faleminderit Biden, le të sigurojmë fitoren këtë vit

1676410843_zelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen.

‘Falënderoj Presidentin e SHBA Joe Biden dhe të gjithë Amerikën për udhëheqjen e tyre në mobilizimin e botës në mbështetje të lirisë dhe për ndihmën e tyre jetike për Ukrainën. Së bashku ne po shkojmë drejt një fitoreje të përbashkët dhe duhet ta sigurojmë atë këtë vit!’.

‘Kiev është i fortë. Kievi është krenar, qëndron i lartë dhe, më e rëndësishmja, është i lirë.’- tha Biden sot në Varshavë.

‘Ne jemi të gjithë të bashkuar dhe të guximshëm - Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë koalicioni fitues”, tha lideri ukrainas në një postim tjetër në Twitter.

Ora 20:13
Meloni, deri në negociata ne do t'i japim të gjithë ndihmën ushtarake Kievit 

"Në sytë e botës, Ukraina e ka fituar tashmë betejën e saj për të pohuar identitetin e saj", tha kryeministrja Giorgia Meloni në një konferencë për shtyp në Kiev me presidentin ukrainas. 

Ajo shtoi se Italia do vazhdojë të jap mbështetjen e saj ushtarake, financiare, civile për Ukrainën, por shpreson që të ndodh një negocim dhe plan paqeje mes dy vendeve.

"Italia do të japë çdo ndihmë të mundshme për të krijuar kushtet për një negocim, por deri atëherë do të japë çdo lloj mbështetjeje ushtarake, financiare, civile. Ata që mbështesin Ukrainënjanë ata që punojnë për paqen", tha kryeministrja italiane Meloni. 

 

Ora 19:38
‘Shtëpia e Berluskonit nuk është bombarduar asnjëherë, askush nuk i vrau të afërm', Zelensky 'ngrin' Melonin në konferencën për shtyp

Një sulm shkatërrues. Një incident diplomatik që masakron misionin e Giorgia Melonit në Kiev dhe errëson bashkëpunimin e plotë të ofruar nga kryeministrja italiane kundrejt Volodymyr Zelensky . Dy herë gazetarët e pyetën presidentin ukrainas për kritikat e Silvio Berlusconit të shprehura gjatë votimit në zgjedhjet lokale dhjetë ditë më parë, kur në praktikë ai fajësoi Ukrainën për luftën, duke kritikuar drejtpërdrejt qëndrimin e Zelenskyt.

“Disa drejtues kanë të drejtë të mendojnë, problemi i vërtetë është qasja e qeverisë italiane që i ka dhënë mandat atij drejtuesi. Unë besoj se shtëpia e Berlusconit nuk është bombarduar kurrë me raketa, tanket nuk erdhën kurrë në kopshtin e shtëpisë së tij, askush nuk vrau të afërmit e tij, ai kurrë nuk duhej të paketonte valixhen në 3 të mëngjesit për të shpëtuar ose gruaja e tij duhej të kërkonte ushqim dhe e gjithë kjo falë "dashurisë vëllazërore" të Rusisë. Unë u uroj paqe të gjitha familjeve italiane, edhe atyre që nuk e mbështesin Ukrainën, por e jona është një tragjedi e madhe që duhet kuptuar. Unë dua që ata të vijnë këtu dhe të shohin vetë, të shohin gjurmët e gjakut që kanë lënë”.

 

Ora 19:18
Peskov: Bisedimet Putin-Biden për marrëveshjen e “ New Start” ende nuk janë planifikuar

Presidenti rus Vladimir Putin aktualisht nuk po planifikon asnjë kontakt me homologun e tij amerikan Joe Biden. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për Tass pas vendimit të Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e ” New Start”.

“Ne dëgjuam reagimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg dhe sekretarit amerikan të shtetit, Blinken, por “asnjë kontakt” midis Putinit dhe Bidenit “nuk është planifikuar”, tha Peskov, kur u pyet nëse kishte ndonjë kërkesë për kontakt nga Shtetet e Bashkuara për një intervistë mes dy presidentëve.

Ora 18:29
Biden: Diktatori nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë perandorinë

"Një diktator dëshiron të rindërtojë një perandori, por ai kurrë nuk do të jetë në gjendje. Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë" kështu deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden , duke folur në Varshavë, duke iu referuar Putinit.

Ai shtoi se Putin dyshon në aftësinë e SHBA-së dhe Ukrainës për të rezistuar, por Biden ka theksuar se SHBA nuk do dorëzohet.

 

Ora 18:22
Biden: Putin mendoi se ishte i ashpër, por u përball me vullnetin e hekurt SHBA-së

"Putin mendoi se ishte i ashpër, por u përplas me vullnetin e hekurt" të Amerikës. Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden nga Varshava, duke kujtuar se ishte gati të mbronte çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

“Neni 5 i traktatit të NATO-s është i fortë si një gur, një betim i shenjtë, një sulm kundër dikujt është një sulm kundër të gjithëve”.- u shpreh Biden.

Ora 17:44
Presidenti polak Duda: Ukraina do të fitojë, Rusia do të largohet me turp

"Ukraina duhet të fitojë dhe kjo është arsyeja pse ne e ndihmojmë atë." Kështu deklaroi presidenti polak, Andrzej Duda, duke folur në Varshavë para homologut amerikan, Joe Biden.

“Ukraina do të fitojë dhe Rusia do të largohet me turp”, shtoi ai.

Ora 17:43
Wall Street Journal: Xi Jinping do të vizitojë Moskën në muajt e ardhshëm

Sipas gazetës Wall Street Journal, presidenti kinez, Xi Jinping do të vizitojë Moskën në muajt e ardhshëm. Pekini thotë se dëshiron të luajë një rol më aktiv në përfundimin e konfliktit në Ukrainë dhe sipas gazetës Wall Street Journal një takim me Putinin do të ishte pjesë e përpjekjeve të Xi për të arritur bisedimet e paqes dhe për të lejuar Kinën të riafirmojë se armët bërthamore nuk duhet të përdoren. Vizita e Xi në Rusi ishte paralajmëruar tashmë nga Moska, por ende nuk është konfirmuar nga Pekini.

Ora 17:24
Presidenti i Polonisë: Vizita e Bidenit në Kiev është një gjest i jashtëzakonshëm

Vizita e Joe Biden në Kiev ishte "një gjest i jashtëzakonshëm për aleatët tanë të NATO-s dhe për popujt që qëndrojnë pranë nesh në botën e lirë". Kështu deklaroi presidenti polak Andrzej Duda, duke falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për vizitën në Kiev.

“Por ishte gjithashtu një shenjë domethënëse se bota e lirë nuk i ka harruar, se bota e lirë dhe lideri i saj kryesor, presidenti i Shteteve të Bashkuara, qëndron pranë tyre”, përfundoi ai.

Ora 17:18
Biden takohet me presidentin e Polonisë, riktheson mbështetjen për Ukrainën

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka mbërritur në Poloni dhe është takuar me presidentin Andrzej Duda

Ata kanë biseduar mbi përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbështetur Ukrainën, për të imponuar pasoja mbi Rusinë dhe për të forcuar NATO-n.

“Siç i thashë presidentit Zelensky kur folëm dje në Kiev, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur”, tha Biden.

Presidenti Biden vlerësoi mbështetjen bujare të popullit të Polonisë për pritjen e mbi 1.5 milionë refugjatëve ukrainas në komunitetet e tyre.

Ora 17:12
Putin njoftoi sot se Rusia do të tërhiqej, çfarë është traktati i armëve bërthamore ‘New START’?

1676996091_Screenshot9.jpg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të martën se Rusia po e pezullon pjesëmarrjen në traktatin për reduktim të armëve bërthamore New START (Fillim i Ri) me Shtetet e Bashkuara, pasi akuzoi Perëndimin se po përfshihet drejtpërdrejt në tentimet për t’ia goditur bazat ajrore strategjike.

“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve ofensive strategjike”, tha ai.

Çfarë është traktati Neë START?
Nënshkruar në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev, traktati Neë START kufizon numrin e kokave bërthamore për SHBA-në dhe Rusinë. Ky traktat hyri në fuqi në vitin 2011 dhe më vonë – më 2021, kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mori detyrën – u zgjat edhe për pesë vjet të tjera. Përmes këtij traktati angazhohen inspektorë amerikanë dhe rusë për t’u siguruar që të dyja palët po e respektojnë traktatin.

Sipas marrëveshjes, Moska dhe Uashingtoni zotohen të vendosin jo më shumë se 1.550 koka bërthamore strategjike dhe maksimumi 700 raketa dhe bombardues me rreze të gjatë veprimi. Secila palë mund të kryejë deri në 18 inspektime në vit në vendet strategjike të armëve bërthamore për t’u siguruar që pala tjetër po e respekton traktatin.

Sidoqoftë, inspektimet e tilla u pezulluan në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Bisedimet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit për rifillimin e inspektimeve ishin planifikuar të zhvillohen nëntorin e kaluar në Egjipt, por Rusia i shtyu ato dhe, që nga atëherë, asnjëra palë nuk ka caktuar datë të re.

A ka kërcënuar Rusia në të kaluarën me tërheqje nga traktati?
Në fillim të muajit shkurt, Rusia tha se donte ta ruante traktatin, pavarësisht se e cilësoi si qasje shkatërruese të SHBA-së ndaj kontrollit të armëve. Së bashku, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara posedojnë rreth 90 për qind të kokave bërthamore në botë dhe të dyja palët kanë theksuar se lufta midis fuqive bërthamore duhet të shmanget me çdo kusht. Megjithatë, lufta e Rusisë në Ukrainë i ka sjellë dy vendet në një pikë ku ato nuk kanë qenë më afër konfrontimit të drejtpërdrejtë në 60 vjetët e fundit. SHBA-ja e ka akuzuar Rusinë për shkelje të traktatit duke mos lejuar inspektime në territorin e saj, ndërsa Moska ka paralajmëruar se ngulmimi i Perëndimit për ta “mposhtur” Rusinë mund ta bëjë të pamundur rinovimin e traktatit kur ai të skadojë në vitin 2026.

Çfarë ndodh tani?
Rusia tha vitin e kaluar se rreziku i një konflikti bërthamor ishte real dhe se nuk duhet nënvlerësuar, por duhet shmangur me çdo kusht. Si SHBA-ja, ashtu edhe Rusia, kryejnë kontrolle për t'u siguruar që raketat e tyre bërthamore nuk mund të përdoren aksidentalisht, pasi vitet e tensionuara gjatë Luftës së Ftohtë kishin sjellë disa raste ku pothuajse kishte ndodhur një gjë e tillë. Megjithatë, frika për një konfrontim bërthamor është shtuar që nga pushtimi i Ukrainës. Putini ia ka kujtuar botës madhësinë dhe fuqinë e arsenalit të Moskës dhe ka thënë se është gati t’i përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur "integritetin territorial" të Rusisë./ REL

Ora 16:40
I dërguari kinez takohet me kreun e Këshillit të Sigurimit rus në Moskë, propozim për planin e paqes me Ukrainën

Shefi i diplomacisë së Partisë Komuniste të Kinës, Wang Yi , i cili mbërriti sot në Moskë me një propozim për një zgjidhje të negociuar të konfliktit në Ukrainë, u takua me sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev . Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti . Nesër është planifikuar që Wang të takohet me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov .

 

Ora 16:13
Biden në Varshavë: Jo vetëm e ardhmja e Ukrainës, por është në rrezik demokracia

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Varshavë ku ka zhvilluar një takim me kolegun e tij polak Andrzej Duda. Ai do të mbajë një fjalim për situatën e luftës në Ukrainë dhe sipas informacioneve nga mediat e huaja, Biden do vendosi theksin në mbijetesën e kombit ukrainas, e cila është e rrezikuar, e përtej kësaj në rrezik është edhe rendi ndërkombëtar.

“NATO është më e fortë se kurrë. Për sigurinë e Evropës, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Poloninë dhe NATO-n”, shtoi Biden.  Në luftën në Ukrainë "suksesi dhe mbijetesa e kombit ukrainas nuk është vetëm në rrezik, por rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla, parime të sovranitetit dhe integritetit territorial, vlerat themelore të pavarësisë, demokracisë, lirisë”, ky është vetëm një nga pasazhet e fjalimit që Joe Biden do të mbajë në Varshavë, siç ishte parashikuar nga këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan .

Ora 16:02
FOTOGALERIA/ Pushtimi rus i Ukrainës: Një vit nëpër 32 imazhe tronditëse

Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot.

Ora 15:14
OKB: Mbi 8 mijë civil të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Sipas një raporti të OKB-së janë vrarë mbi 8.000 civilë në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Kombet e Bashkuara kanë thënë se kjo shifër është vetëm “maja e ajsbergut” pasi besohet se mijëra të tjerë kanë vdekur gjatë luftës nga pushtimi rus.

Kjo shifër është më e lartë krahasuar me shifrat e paraqitura më herët nga OKB lidhur me numrin e viktimave të konfirmuara në mesin e civilëve që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Rreth 90 për qind e viktimave, sipas OKB-së, janë vrarë nga armët shpërthyese.

“Të dhënat tona janë vetëm maja e ajsbergut. Vuajtjet e civilëve janë të mëdha”, tha komisionari i lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

Matlida Bigner, drejtuesja e misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka deklaruar se ende nuk janë konfirmuar mijëra vrasje, shumica e të cilave janë në qytetin jugor ukrainas të Mariupolit që tani është në kontrollin rus.

Në shifrat e prezantuara nga OKB-ja janë përfshirë edhe 2.000 civilë të vrarë në Mariupol. Ky qytet ishte i rrethuar për tre muaj dhe ka pësuar shkatërrime të mëdha.

“Ne kemi informacione të pakonfirmuara që lënë të kuptohet se numrat janë për mijëra më të lartë sesa që ne kemi dokumentuar dhe një pjesë e madhe e tyre janë në Mariupol”, tha Bogner.

Ora 14:56
6 të vdekur nga sulmi rus në Kherson, Zelensky: Rusia po vret qytetarët pa mëshirë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia po vret pa mëshirë civilët në rajonin e Khersonit. Pas sulmit të bërë në një stacion autobuzi 6 persona ndërruan jetë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

"Rusia vret pa mëshirë civilë në Kherson . Ushtria goditi sot një parking, një zonë banimi, një ndërtesë dhe një stacion autobusi në qytetin jugor të Khersonit. Këto sulme terroriste rezultuan me vdekje dhe plagosje"- u shpreh Zelensky.

Ora 13:38
Kreu i grupit Wanger sulmon verbalisht ministrin rus të Mbrojtjes: Nuk na jep municion dhe armatime! Po punon për armikun

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar rus ‘Wagner’, ka akuzuar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që luftëtarëve të tij po ua zvogëlon sasitë e municionit me qëllim.

Ky reagim vjen në kohën kur janë rritur tensionet mes Prigozhinit dhe pjesës tjetër të elitës ruse.

Në një audio-incizim prej shtatë minutash që është publikuar dje, i nervozuar dhe plotë emocione Prigozhin tha se nga ai po kërkohet që të jetë “i dëgjueshëm” nëse dëshiron të sigurojë municion dhe armë për trupat e tij.

“Nuk po mundem ta zgjidh këtë problem pavarësisht lidhjeve dhe kontakteve që i kam”, tha kreu i Wagnerit i cili gjatë audio-incizimit fliste me ton të lartë dhe vazhdimisht ofendonte.

Sipas tij, prodhimi ushtarak rus është i mjaftueshëm për të furnizuar forcat që luftojnë në front, dhe se vështirësitë e furnizimit me të cilat përballen luftëtarët e tij janë rezultat i vendimeve të marra me qëllim.

“Ata që na pengojnë në përpjekjen për të fituar këtë luftë, janë absolutisht, drejtpërdrejt duke punuar për armikun”, tha ai.

Ora 12:53
SHBA i përgjigjet Putin: Kërcënimi nga Perëndimi është absurditet

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se pretendimi i Putinit se lufta në Ukrainë është nxitur nga Perëndimi, është “absurditet”.

“Askush nuk është duke e sulmuar Rusinë. Është absurditet të thuhet se Rusia ka qenë nën një formë të kërcënimit ushtarak nga Ukraina, apo kushdo tjetër”.

Ora 12:17
Putin: Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore

1676978309_pjuti.JPG

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.

“Në këtë aspekt, jam i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”, ka thënë Putin në fjalimin para kombit.

I rrethuar me flamuj rusë, Putin i është drejtuar kombit duke thënë se Rusia “do t’i zgjidhë me kujdes detyrat që kemi para nesh”. Putin ka thënë se Rusia ka bërë gjithçka për ta shmangur luftën, mirëpo Ukraina, e përkrahur nga Perëndimi, ka planifikuar që ta sulmojë Krimenë. Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014, ndonëse ky veprim nuk njihet nga Perëndimi. Putin ka thënë se Perëndimi e ka lëshuar xhindin nga shishja në disa rajone në botë, për të nxitur kaos dhe luftë.

“Vetë njerëzit e Ukrainës janë kthyer në pengje të regjimit të Kievit dhe organizatorëve perëndimorë, të cilët e kanë pushtuar këtë shtet në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik”.

Putin e ka përsëritur qëndrimin që Rusia po përballet me kërcënim nazist dhe kërcënime e urrejtje nga regjimi i Kievit.

Ora 11:23
Meloni mbërrin në Kiev: Jam e vendosur të kuptoj se çfarë i duhet popullit ukrainas

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur në Kiev pas një udhëtimi me tren. Teksa zbriti, ajo foli u prit me një tufë me lule dhe tha se ishte e vendosur për të kuptuar se çfarë i duhet popullit ukrainas.

"Unë jam kurioze, e vendosur për të kuptuar se çfarë i duhet këtij populli"-tha Meloni.

Ora 10:54
Ironizon Putin: Perëndimi do e pësojë për sanksionet, qasja e tyre ‘humaniste’ po sjell vuajtjen e qytetarëve rusë

1676973515_vladimirputin.JPG

Perëndimi ka krijuar kolapsin e sektorëve të vet të energjisë duke sanksionuar kompanitë dhe individët e lidhur me Rusinë, thotë zoti Putin. 

"Të gjitha sanksionet janë vetëm një mjet, por objektivi është të detyrojmë qytetarët tanë të vuajnë - kjo është qasja e tyre humaniste," ironizoi ai 

Ata po përpiqen të destabilizojnë shoqërinë tonë nga brenda”.

Ata nuk kanë qenë të suksesshëm dhe qeveria ka shpenzuar 3 miliardë rubla në masa për të stabilizuar ekonominë, thotë Putin.

"Rusia nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës dhe nuk duhet të përpiqet të shkatërrojë" ekonominë e vet.

Putin thotë se bankat vendase ruse janë të qëndrueshme dhe Moska nuk ka nevojë të marrë hua shtesë nga jashtë.

Ai thotë se inflacioni në Rusi do të jetë 4% - më pak se në Perëndim.

“Nuk kemi pse të kërkojmë para jashtë vendit”, tha Putin

Ora 10:53
Putin: Rusia do të vazhdojë të investojë në teknologjinë më të fundit për të përmirësuar cilësinë ushtarake

1676973245_pitin.JPG

Rusia do të vazhdojë "zbatimin e teknologjive më të fundit" për të përmirësuar ushtrinë e saj, thotë Putin.

Në vazhdim të fjalimit të tij, i cili ka më shumë se 40 minuta, ai shton se disa zhvillime tashmë “po i tejkalojnë parametrat e pajisjeve perëndimore”.

Presidenti rus shpjegon se objektivi i vendit është të "krijojë një prodhim masiv" të armëve të tilla duke përdorur modelin e vet bazë industriale dhe shkencore.

"Ne kemi tradita shumë të gjata të prodhimit të armëve dhe prodhimit të armëve dhe gjithçka që duhet bërë për fitoren," thotë ai.  

Ora 10:31
Putin: Perëndimi do të kthejë një konflikt lokal në luftë globale! Do u përgjigjemi, s’na mundin dot në terren

1676971941_pityom.JPG

Lideri i Kremlinit, Vladimir Putin është shprehur se Perëndimi po kthen një konflikt lokal në një luftë globale. Sipas Putin, perëndimi duhet t’i kthejë sytë nga librat e shenjtë, sepse nuk dinë se çfarë janë duke bërë.

“Duan të bëjnë një konflikt lokal në një luftë globale. Ne kështu e kuptojmë dhe do i përgjigjemi kësaj. Ata nuk e injorojnë dot faktin që Rusia nuk mundet dot në arenë lufte kështu që po përpiqen në forma të tjera. Po gënjejnë në çdo fakt historik, po na sulmojnë kishat, fe-në, traditat. Shikojini çfarë po bëjnë me popujt e tyre, s’kanë fare fe, traditë, as histori madje edhe pranojnë martesat e të njëjtit seks. Ata duhet t’i kthehen biblës, moralit sepse edhe ndaj këtyre shkrimeve ka skepticizëm për fe-ne. I faltë zoti, nuk dinë çfarë po bëjnë.  

Jemi shumë krenar që nacionaliteti i popullit tonë kanë principe. Kanë kuptuar se çfarë duhet të bëjnë dhe kanë mbështetur atë që kemi bërë ne në Donbas. Kjo ishte një formë patriotike, një gjë që Perëndimi s’e ka, historinë e traditën. “- tha Putin.

Ora 10:19
Në prag të një vjetorit të pushtimit rus, Putin: Ishin ata që e nisën luftën! Pse nuk reagonin dikur kur sulmohej Donbasi?

1676971254_puitin.JPG

Putin bën fajtor perëndimin për nisjen e luftës në Ukrainë. Në një fjalim që është duke mbajtur në Kremlin, lideri rus akuzon Perëndimin për ndërhyrjen ushtarake në Kiev.

“Ne i mbajmë mend të gjithë sesi po sulmonin Donbasin përpara 2022. Ata vijonin të vrisnin civilët. Të gjithë bënë sikur asgjë nuk bëri asgjë. Ishin ata që e nisën këtë luftë.”- tha Putin.

Ora 10:07
Trump: Politika e Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

1676970453_1382445.jpg

Politika e presidentit amerikan Joe Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore, tha të martën ish-presidenti amerikan Donald Trump.

"Nëse shikoni dhe kuptoni lëvizjet që po bëhen nga Biden për Ukrainën, ai në mënyrë sistematike, por ndoshta pa vetëdije, po na shtyn në atë që së shpejti mund të jetë Lufta e Tretë Botërore. Sa e çmendur është kjo?" Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social”.

Kur foli me një grup mbështetësish në Florida të hënën, Trump deklaroi se nëse rizgjohej president, ai do të thërriste liderin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Vladimir Zelensky për një zgjidhje të shpejtë të situatës në Ukrainë.

Ora 08:47
Kryeministrja italiane viziton sot Kievin, takohet me Zelenskyn në vendet simbolike të rezistencës ukrainase

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni po udhëton për në Kiev për vizitën e saj të parë në Ukrainë. 

Kryeministrja me delegacionin italian mbërriti në Varshavë pasditen e djeshme ku u takua me kryeministrin Morawiecky dhe presidentin Duda dhe më pas u nis për në Kiev. 

Në mëngjes ajo do të vizitojë disa nga vendet simbolike të rezistencës ukrainase, dhe pasdite do të takohet me Zelenskyn në kryeqytet.

Ora 08:35
Vizita e Biden në Kiev, Putin pritet të mbajë një orë fjalim! Moska shprehu ‘zemërimin’ nëpërmjet gazetarëve: Mund t’a kishim vrarë Presidentin e SHBA

1676964952_autobidenPurtinne1068x8011622641642.jpg

Kriza ndërkombëtare Rusi-Ukrainë mori një tjetër hov ditën e djeshme pas vizitës surprizë të Biden në Kiev, çka u cilësua si lëvizje me një mesazh për liderin e Kremlinit.

Moska pati reagime fillimisht nga gazetarët pranë afër qeverisë të cilët në emisione televizive thanë se Rusia në fakt kishte fuqinë ta vriste Biden, por kjo thjesht do ishte një manovër që do u kushtonte shumë.

“Ne mund ta vrisnim aty Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, por kjo me gjasë do ishte shumë e tepruar. Sigurisht që nëse atij do i ndodhte diçka do na vinte gjithëkënd në lëvizje për armët nukleare.”- ishin komentet e para nga Kremlini pak pasi lajmi për Biden u pasqyrua në çdo media ndërkombëtare.

Po ashtu, sot Putin ka lajmëruar nëpërmjet zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov një fjalim, të rëndësishëm i cili me gjasë pritet të cekë edhe vizitën e Biden. Sidoqoftë, tematika s’është bërë e ditur, ndërsa TASS thotë se do zgjasë rreth 1 orë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 21/02/2023 14:12

    Nga momenti qe shtetet nuk vendosin ne menyre te pavarur dhe pa presione te jashtme bota rrezikon te zhduket , ne rast se thua mendimin tend qe mbase nuk perputhet me turmen te sulmojne me te gjitha gjerat ne menyren me brutale , kjo nuk eshte demokraci por nje diktature moderne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?