Kronikë

Roja bie aksidentalisht nga kati i 15 në katin e 14, ndërron jetë në vend 63-vjeçari në Sarandë

30 Tetor 2021, 11:27| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 13:29

  • Share

SARANDË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës. Hasan Imeri, 63-vjeç, i cili punonte roje, është rrëzuar nga kati i 15-të dhe ka rënë në katin e 14-të. Për pasojë roja ka humbur jetën në vend.

“Më datë 30.10.2021,  rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?