Qyteti i Kukësit ka pritur reshjet e para të dëborës. Temperaturat janë ulur ndjeshëm që prej mesnatës së djeshme, duke bërë që flokët e para të borës të bien në Shishtavec. Dëbora ka zbardhur edhe malin e Gjallicës. Njëjtë si në Korçë, edhe në Kukës reshjet e borës janë të lehta, duke mos shkaktuar kështu probleme. Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për të pritur dimrin e sivjetshëm veçanërisht në zonat malore.
Lajmi kryesor:
Bien reshjet e para të dëborës në Korçë, bardhësia 'pushton' Panaritin! Zbardhet Shishtaveci dhe mali i Gjallicës në Kukës (VIDEO)
SI.E.//ReportTv.al