VIP & Spektakël

Bie imazhi i çiftit perfekt! Princi tradhtoi dukeshën gjatë shtatzënisë me miken e ngushtë (FOTO)

9 Prill 2019, 19:15| Përditesimi: 9 Prill 2019, 19:21

  • Share

Deri më tani ata ishin çifti perfekt dhe më të dashur në sytë e publikut. Por duket se skandalet kanë plasur dhe për Princ William dhe Kate Midelton.

Sipas revistës “In Touch”, princi William e ka tradhtuar Kate-in gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.

Sipas këtyre thashethemeve, ai ka shkuar me Rose Hanbury, e cila është markezë e Cholmondeley dhe njëkohësisht mikeshë e Kate-it dhe familjes mbretërore. Rose është e martuar me aristokratin britanik, David Rocksavage, i cili është rreth dy dekada më i madh se ajo. Sipas The Sun, Kate dhe Rose kanë qenë shumë të afërta, por tani jo më. Madje, Kate i ka kërkuar William-it t`i shkëpusë të gjitha lidhjet me Cholmondeley-t.

Edhe pse thashethemet po qarkullojnë me shpejtësi nëpër të gjitha mediat, nuk ka asnjë reagim nga përfaqësuesit e familjes mbretërore.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?