TIRANE- Inflacioni në muajin prill ka rënë në 2.1%, nga 4.6% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ky është niveli më i ulët i inflacionit që prej vitit 2021, kur nisi efektet e para edhe kriza e çmimeve.
Por teksa inflacioni bie, shporta e ushqimeve vetëm shtrenjtohet. Sipas raportit të INSTAT, vetëm në muajin e kaluar ushqimet kanë kontribuar me 0.52% në rritjen e inflacionit.
Ndërsa në raport me prillin e vitit të kaluar ushqimet janë shtrenjtuar me 1.5%, dhe brenda këtij grupi në raport thuhet se rritja më e madhe e çmimeve ishte tek zarzavatet me 5.5%, ndjekur nga nëngrupet e peshkut me 5.2%, mjalti e ëmbëlsirat me 4.1% dhe produktet e qumështit, djathi e vezët me rritje 3.6%.
Në muajin e kaluar janë shtrenjtuar edhe qiratë, me 2.3% thuhet në raport, ndërkohë që rritjes së çmimeve nuk i ka shpëtuar asnjë kategori malli apo shërbimi, nga argëtimi, tek mobilimi i shtëpisë, hotelet, shërbimet arsimore e deri te shëndeti e transporti.
Ngadalësimi i inflacionit vjen edhe si pasojë e rënies së çmimeve të mallrave në tregjet e huaja, por edhe për shkak të zhvlerësimit të valutave.
Por edhe pse inflacioni është më poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3% për disa muaj, banka gjykon se është ende herët për të ulur normën bazë të interesit që aktualisht është 3.25%.
Dollari bie gjithashtu edhe euro,cmimet rriten,gruri blihet me 40 % me lire buka vazhdon e shtrenjte.....kush eshte fajtori....po qeveria cfar ben...
Përgjigju