Pamje nga zjarri në Korçë mbrëmjen e djeshme

Kronikë

Bie intensiteti i dy zjarreve në Vërnik të Devollit dhe Dishnicë të Korçës, 130 forca në terren! Era rrezik për riaktivizimin

22 Korrik, 08:54| Përditesimi: 22 Korrik, 08:56

  • Share

1753134207_zjarrnekorce.png

Korçë- Bie intensiteti i zjarreve në dy vatrat aktive në qarkun e Korçës.

Situata për zjarrin më problematik të rënë në fshatin vërnik të Devollit paraqitet më e qetë ditën e sotme, sipas informacioneve që vijnë nga Emergjencat lokale.

Prej orës 05:00 të mëngjesit janë duke punuar 75 forca nga MZSH, shërbimi pyjor e publik.

“Besojmë që të neutralizohen, në rast se nuk do ketë riaktivizim prej erës dhe temperaturave përsëri të larta që priten edhe sot”, thanë zyrtarët lokalë.

Kurse në vatrën e dytë, zjarrin në Dishnicë të Korçës, prej mëngjesit janë aktivizuar 55 forca nga MZSH dhe shërbimi pyjor e publik. Distanca është e largët dhe terreni i thepisur e në lartësi.

Vatrat e zjarrit janë të favorizuara nga era, si dhe dendësia e bimësisë së shumëllojshme, teksa vijon operacioni për shuarjen e plotë.


Lajmi kryesor:

Përparon zjarri në Dukat/ Report Tv në ‘zemër’ të flakëve, zjarrfikësi nga spitali në front! 3 avionë nga Italia dhe Greqia në Vlorë e Dibër (VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?