Bie numri i nxënësve në Kukës, 225 më pak se vitin e kaluar! Shkak emigrimi dhe kushtet e vështira në fshatra

7 Shtator 2023, 18:11| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 01:00

  • Share

Kukësi vazhdon të njohë rënie të numrit të nxënësve, ku shkaku kryesor është emigrimi. Këtë vit mësimor numërohen 225 nxënës më pak se vitin e kaluar në të gjitha klasat e 9-vjecares dhe gjimnazit.

Ky vit i ri shkollor do nisë me një numër më të ulët nxënësish në qarkun e Kukësit. Nga 6 mijë e 800 nxënës që ishin një vit më parë, këtë vit pritet t’u drejtohen institucioneve të arsimit rreth 6 mijë e 585 nxënës.

“Është hap faza e tretë e regjistrimeve. Në klasë të parë janë regjistruar 512 nxënës, ose 99% e nxënësve të parashikuar. Nga regjistrimet kemi pasur vetëm një kasë rënie tek Lidhja e Prizrenit për shkak të numrit të nxënësve. Në klasë të 10-të kemi 470 regjistrime. Kemi pasur rënie 3 klase në gjimnazin "Havzi Nela", tha Albert Muja Drejtor i ZVAP-Kukës.

Shkaku kryesor është emigrimi, sidomos në zonat rurale ku shkollat janë të rrënuara dhe mungon infrastruktura.

“Ka rënie se nxënësit kanë shkuar në vende tjera. Problematike janë edhe largimi nga shkollat vartëse drejt qytetit. Për shkak se pjesa infraastrukturore, laboratorev të IT, janë më të mira në qytet. Nuk ka mbyllje shkollave apo numrit të mësuesve, por vetëm të klasave”, tha Albert Muja Drejtor i ZVAP-Kukës

Paralelisht nxënësit po pajisen edhe me tekstet shkollore falas në arsimin 9-vjecar.

“Në institucionin tonë ka filluar shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë deri në të 9-të”.

“Sapo mora librat, tekstet shkollore. Unë këtë vit kam nisur klasën e 7-të. Ju uroj të gjithë nxënësve suksese dhe mesi pres të nis shkollën”, tha një nxënëse.

“I mora të gjitha librat shkollor. Hy në klasën e dytë”, tha një tjetër nxënës

Përveç gjimnazit "Havzi Nela" i cili nuk është pajisur me bazën materiale pas rikonstruksionit të gjitha shkollat e tjera të Kukësit janë gati për të mirëpritur nxënësit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?