Vatra e zjarri në fshatin Malaj të Rrëshenit në Mirditë po vijon edhe ditën e sotme. Zjarri ka rënë në lagjen “Vjollcë” të këtij fshati, raporton gazetari i Report Tv, Elvis Hila.
Sipas informacioneve, flakët ranë pasditen e djeshme në një sipërfaqe pyjore me pisha, lisa e shkurre.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, nuk është e lehtë ndërhyrja me forca tokësore, ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur.
Për fikjen e zjarrit janë duke punuar 33 forca, përfshirë zjarrfikësit, punonjës të Pyjores, të Bashkisë, nga Njësia Administrative si dhe banorë të zonës.
Ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta.
Lajmi kryesor:
8 zjarre aktive në disa qarqe të vendit, vijojnë flakët në Tragjas të Vlorës, Mallakastër, Bërzhitë e Gjirokastër! Ndihmuan tre avionë nga Suedia e Kroacia
V.GJ /E.H/ReportTv.al
