Rritja e temperaturave ka rikthyer edhe ‘epideminë’ e zjarreve në vend, ku pjesa më e madhe dyshohet se janë rezultat i piromanisë. Gjatë orëve të fundit, raportohet për 8 vatra aktualisht aktive në vend.
Në Vlorë, zjarret në fshatrat Navaricë dhe Leshnicë e Poshtme janë zhvendosur drejt zonave malore dhe janë nën kontroll pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter dhe avionët suedezë. Në Tragjas, vatër që u aktivizua gjatë pasdites, flakët po përhapen në shkurre dhe bimësi të ulët, por nuk ka rrezik për banesat.
Në fshatin Lofkënd të Mallakastrës, zjarri mbetet aktiv në dy zona ku ndërhyrja nga toka është e pamundur dhe po vazhdon ndërhyrja ajrore me avionin kroat Canadair. Në Lezhë, në Malaj Epërm, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore të vështirë, ku forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit.
Në Klos, në malin e Allushit, një vatër e mëparshme është riaktivizuar, por është nën kontroll. Në Elbasan, në fshatin Lleshaj, vatra është izoluar dhe monitorohet për riaktivizim.
Në Tiranë, në malin e Bërzhitës, zjarri po zhvillohet në një zonë me bimësi të dendur dhe po vijon puna për shuarjen, pa rrezik për banesa. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një vatër zjarri ka rënë edhe mes fshatraveicar dhe Humelicë të Gjirokastrës, ku forcat zjarrfikëse po luftojnë për të shmangur përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.
Më herët në fshatin Dhivër të Finiqit situata u paraqit e rëndë, ku era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve. 120 forca u angazhuan në terren, ndërsa që prej orëve të mëngjesit dy avionët Air Tractor Fire Boss të Forcës Ajrore suedeze, të ardhur përmes Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile, punuan nga ajri.
"Si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që nga oret e para të mengjesit të sotëm 2 avionë Air Tractor Fire Boss te Forcës Ajrore suedeze dhe 1 avion Canadair i Forcës Ajrore kroate kane asistuar efektivët në terren në betejën kundër flakëve në Mallakastër dhe Finiq.
Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe vijnë në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse, të emergjencave civile lokale, dhe trupave të Forcave të Armatosura, të cilat nën koordinimin e AKMC vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave të zjarrit.", njoftoi më herët ministria e Mbrojtjes.
(lajmi në perditesim...)
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive. Aktualisht, vatrat aktive ndodhen në qarqet Vlorë, Fier, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Tiranë. Në qarkun e Vlorës, në fshatin Navaricë, zjarri është spostuar drejt malit mbi fshat, ndërsa në fshatin Leshnicë e Poshtme, pas ndërhyrjes nga ajri, është shmangur rreziku për banesat. Në operacion morën pjesë një helikopter i Forcës Ajrore dhe dy avionë Fireboss nga Suedia, të cilët kryen 44 hedhje uji.
Po në Vlorë, në fshatin Tragjas, zjarri përhapet në një zonë me bimësi të ulët dhe shkurre, por pa rrezik për banesat, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe ato të Shërbimit Pyjor janë në terren.
Në qarkun Fier, në fshatin Lofkënd të bashkisë Mallakastër, zjarri është izoluar pjesërisht, por mbetet aktiv në dy vatra ku ndërhyrja nga toka është e pamundur. Për këtë arsye, po ndërhyhet nga ajri me avionin kanadez Canadair.
Në qarkun Lezhë, në fshatin Malaj Epërm të bashkisë Mirditë, zjarri vijon në një sipërfaqe pyjore me bimësi të dendur në një terren të vështirë. Pavarësisht vështirësive, 33 forca operacionale po punojnë në krijimin e brezave ndarës për të frenuar përhapjen e zjarrit. Deri tani janë përfshirë rreth 10 hektarë.
Në Dibrën, në zonën e quajtur “Mali i Allushit”, në fshatin Plan i Bardhë, është riaktivizuar një vatër e mëparshme, por është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
Në Elbasan, në fshatin Lleshaj të bashkisë Gramsh, zjarri në një sipërfaqe me dushqe është izoluar pas punës intensive dhe aktualisht mbahet në monitorim për të shmangur riaktivizimet.
Në qarkun Tiranë, në malin e Bërzhitës, zjarri po digjet në një zonë me bimësi të dendur dhe po punohet për shuarjen nga 15 forca të MZSH-së. Asnjëra nga këto vatra nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara.
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën mes fshatrave Picar dhe Humelicë, në Bashkinë Gjirokastër. Dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura ndodhen në vendngjarje, duke luftuar me flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.
Një vatër e re zjarri është raportuar pasditen e sotme në Qarkun Vlorë. Bëhet fjalë për flakë që kanë përfshirë malin e Tragjasit, ku terreni për ndërhyrje është i vështirë.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Prezente janë në terren 17 efektivë zjarrfikës dhe 3 nga drejtoria pyjore.
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fshatrat Rashtan dhe Karkavec të njësisë administrative Qukës në Bashkinë e Prrenjasit.
Zjarri dogji disa banesa të pabanuara, magazina dhe shkurre.
Lufta me flakët zgjati për rreth 5 orë dhe u arrit që fikeshin pas angazhimit të zjarrfikësve dhe banorëve të zonës. Në operacion u përfshinë zjarrfikësit e Pogradecit dhe të Librazhdit.
Në Mallakastër e Finiq vijon puna për shuarjen e zjarrit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se për neutralizimin e flakëve në fshatin Lofkënd ka ndërhyrë avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.
Ndërkohë në Finiq që prej orëve të mëngjesit shërbimit zjarrfikës i janë bashkuar dy avionë suedezë dhe një helikopter i Forcave Ajrore.
Njoftimi i plotë:
Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara.
Në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forca Ajrore.
Falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat.
Të gjitha përpjekjet tashmë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë - Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.
Në Mallakastër ku situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit, momentalisht po veprojnë 25 forca nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, 25 forca nga MZSH dhe 24 forca nga bashkitë Mallakastër dhe Patos.
Në këtë zonë po vepron aktualisht dhe në avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.
Ndërkohë në lartësitë e Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e MZSHTiranë. ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat.
Situata në rang vendi mbetet dinamike ndërkohë që presim rritje të termometrit në ditët në vijim.
U bëjmë thirrje banorëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve në terren. Ligji do të veprojë me forcën maksimale ndaj çdo zjarrvënësi.
Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, pohon se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve, të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.
Qerimaj pohon gjithashtu se në këtë ditë të tretë të përballjes me flakët, në terren janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 forca zjarrfikëse, të ushtrisë dhe strukturave bashkiake, ndërsa thekson se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha, kryesisht pisha të mbjella në vitet 70-80-të.
“Situata mund të themi se është nën kontroll fal edhe ndërhyrjes së strukturave vendore dhe qendrore. Kemi pasur angazhim maksimal me 11 mjete nga disa bashki dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përfshi 110 forca, mes tyre edhe të ushtrisë. Sot në mëngjes u bë evidentimi i vatrave të reja të zjarrit dhe presim ndërhyrjen nga ajri me avionë. Janë 3 vatra aktive aktualisht, që kërkojnë ndërhyrje nga ajri sepse terreni dhe era që favorizon zjarrin e vështirëson këtë ndërhyrje nga toka. Verifikimi i dëmeve do bëhet nga specialistët. E rëndësishme është sigurimi i banorëve dhe shtëpive. U bë shmangia e kalimit të zjarrit në një zonë të banuar që do ishte shumë problematike. Në pemë frutore nuk ka dëme të mëdha, janë të pakëta, kryesisht janë pisha dhe shkurre”, tha Ismailaj mes të tjerash për Report Tv.
Po sipas tij, menjëherë pas neutralizimit të plotë të zjarrit, komisionet e verifikimit do të dalin në terren për të bërë një bilanc të dëmeve, jo vetëm të pemëve frutore, por edhe të masivit pyjor.
Këto janë pamjet që Report Tv ka siguruar nga përmasat e zjarreve në Dhivër të Finiqit, që po vijojnë prej katër ditësh dhe po rrezikojnë disa fshatra.
Operacioni po vijon në të dy frontet, me ushtarë e zjarrfikës nga toka dhe me helikopterë dhe avionë Canadair apo të Mekanizmit Europian nga ajri, informon gazetari Limos Didani.
Sasi të mëdha uji derdhen nga zjarrfikësit në terren dhe mjetet fluturuese nga ajro, teksa shihet se vatra e zjarrit është gjigante dhe ka përfshirë një territor të madh me pyll, kullotë, bimësi dhe pemëtari.
Të paktën 4 mjete fluturuese kryejnë misione nga qielli dhe mbi 100 forca nga toka me disa mjete mbështetëse.
Sarandë- Zjarri në zonën e Dhivrit ka vazhduar përgjatë natës dhe ditës së sotme.
Orët e natës kanë qenë kritike, pasi flakët kanë rrezikuar shtëpitë, por edhe përhapjen drejt fshatit Memoraq.
Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë efikase dhe është arritur të mbrohen shtëpitë.
Gazetari i report Tv, Limos Didani, ka siguruar edhe pamjet e aksionit nga toka dhe ajri me helikopterë, për të shuar vatrën.
Zjarri vijon ditën e sotme drejt fshatit Navarricë, ku rrezikohet djegia e parcelave me ullinj në këtë fshat. Për fikjen e zjarrit përveç zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë, po ndihmon edhe 1 helikopter.
Gjithashtu mbërritën për ndihmë nga ajri 1 avion 'Canadair' dhe dy suedezë të mekanizmit Europian të Mbrojtjes, që hodhën ujë mbi vatrat e zjarrit.
Zjarri i cili vazhdon për të katërtën ditë, rrezikon përhapje edhe drejt fshatrave Leshnicë dhe Dhrovjan të bashkisë Finiq. Bashkia Finiq këtë verë është goditur nga 2 zjarre të fuqishme: zjarri që nisi në Malçan dhe zjarri aktual në Dhivër.
Momenti kur bie zjarri në fushën e mbetjeve Vlorë
Policia e Vlorës nis hetimet për një zjarrvënie të qëllimshme për vatrën te fusha e mbetjeve ditën e djeshme. Sipas pamjeve, flakët bien fillimisht te eskavatori në fushën e mbeturinave dhe më pas përhapen.
Policia bëri me dije sot se i ka referuar materialet Prokurorisë për hetime të mëtejshme për shkaqet, që paraprakisht dyshohet se janë aksidentale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 7 gusht 2025, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka rënë zjarr në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane, në lagjen “24 Maj”, ku si pasojë është dëmtuar nga flakët një eskavator në pronësi të Bashkisë Vlorë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Zjarri aktualisht deklarohet i shuar dhe po monitorohet vatra që të mos riaktivizohet.
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, operacioneve dhe dëmeve të shkaktuara deri tani.
“Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë të aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile”.
Gjatë orëve të fundit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informon se janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive.
Në Dhivër të Finiqit vatra mbetet ende aktive dhe 120 forca nga disa rrethe punojnë në terren. Edhe në Lofkend të Mallakastrës e njëjsa situatë, me 130 forca në terren dhe 11 mjete. E treta mbetet aktive vatra në Mirditë, në fshatin Malaj, ku punojnë
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes për zjarret:
"Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive.
Vatrat aktive:
- Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura.
- Fshati Lofkënd, bashkia Mallakastër: Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër te cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri, të cilët po punojnë edhe sot për izolimin e plotë të tij.
- Në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre. Është punuar deri në orët e vona nga shërbimi vendor i MZSH, shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, pa mundur ta izolojnë vatrën. Rrezik për banesa nuk ka.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë të aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët. U drejtohet sërish banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo vatër të mundshme".
Forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë plotësisht zjarrin në Poliçan të Beratit, që ishte aktiv prej gati 2 ditësh.
Situata u vendos nën kontroll mbrëmjen e së enjtes, ndërsa sot gjendja paraqitet e qetë dhe pa asnjë problem.
Zjarri në Poliçan nisi fillimisht nga territorin e uzinës së armëve dhe më pas u përhap drejt zonës së pyllëzuar.
Megjithatë, ekipet e emergjencave civile arritën ta fiknin tërësisht.
Policia identifikoi autorin e zjarrvënies në territorin e uzinës së armëve në Poliçan, dhe nisi hetimin ndaj tij. Ai është një 63-vjeçar, banor i zonës, person me probleme të shëndetit mendor.
Vatra e zjarri në fshatin Malaj të Rrëshenit në Mirditë po vijon edhe ditën e sotme. Zjarri ka rënë në lagjen “Vjollcë” të këtij fshati, raporton gazetari i Report Tv, Elvis Hila.
Sipas informacioneve, flakët ranë pasditen e djeshme në një sipërfaqe pyjore me pisha, lisa e shkurre.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, nuk është e lehtë ndërhyrja me forca tokësore, ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur.
Për fikjen e zjarrit janë duke punuar 33 forca, përfshirë zjarrfikësit, punonjës të Pyjores, të Bashkisë, nga Njësia Administrative si dhe banorë të zonës.
Ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta.
Kavajë- Digjet një sipërfaqe e madhe me bimësi e pemë frutore në Kavajë, duke rrezikuar edhe trasetë e shinave të trenit.
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit në fshatin Kryeluzaj. Falë veprimeve të shpejta hetimore u lokalizua dhe arrestua i dyshuari G.B, 47 vjeç, banues në Kavajë.
Shërbimet e Komisariatit, bënë me dije se sapo morën njoftimin mbrëmjen e djeshme, se në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendngjarje.
"Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës", bëri me dije policia vendore.
Policia e Shtetit apeloi për të gjithë banorët të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.
Komente
