Në Mallakastër e Finiq vijon puna për shuarjen e zjarrit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se për neutralizimin e flakëve në fshatin Lofkënd ka ndërhyrë avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.
Ndërkohë në Finiq që prej orëve të mëngjesit shërbimit zjarrfikës i janë bashkuar dy avionë suedezë dhe një helikopter i Forcave Ajrore.
Njoftimi i plotë:
Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara.
Në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forca Ajrore.
Falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat.
Të gjitha përpjekjet tashmë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë - Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.
Në Mallakastër ku situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit, momentalisht po veprojnë 25 forca nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, 25 forca nga MZSH dhe 24 forca nga bashkitë Mallakastër dhe Patos.
Në këtë zonë po vepron aktualisht dhe në avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.
Ndërkohë në lartësitë e Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e MZSHTiranë. ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat.
Situata në rang vendi mbetet dinamike ndërkohë që presim rritje të termometrit në ditët në vijim.
U bëjmë thirrje banorëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve në terren. Ligji do të veprojë me forcën maksimale ndaj çdo zjarrvënësi.
Lajmi kryesor:
8 zjarre aktive në disa qarqe të vendit, vijojnë flakët në Tragjas të Vlorës, Mallakastër, Bërzhitë e Gjirokastër! Ndihmuan tre avionë nga Suedia e Kroacia
Xh.K/E.H/ReportTv.al
