Kronikë

Zjarr në një lokal në Vlorë, digjet gjithçka kishte brenda! Dyshohet se u hodh benzinë nga konkurrentët (VIDEO)

7 Korrik 2021, 08:24| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 13:14

  • Share

Një lokal në pronësi të Klajdi Shehut është përfshirë në flakë gjatë natës në Vlorë, ndërsa janë djegur të gjitha tavolinat dhe sende e tjera që kishte brenda.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se dyshohet që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga konkurentët, pistë kjo që po hetohet nga policia.

Sipas policisë lokali është djegur rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”. Siç shihet nga pamjet  lokali ka dëme të konsiderueshme materiale. 

Grupi Hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?