Kronikë

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec (VIDEO)

16 Gusht, 14:00| Përditesimi: 16 Gusht, 14:46

  • Share

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Lin të Pogradecit. Zjarri ka rënë në afërsi të varrezave të fshatit, ndërsa flakët po përhapen.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit e Pogradecit, pasi në afërsi të vatrës ka dhe banesa.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve u bë e mundur neutralizimi i flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre drejt pyllit pranë. Dyshohet qe shkak i zjarrit mund të ketë qenë një qiri i vendosur në varreza.


Lajmi kryesor:

Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra zjarri aktive, 3 mbahen nën monitorim


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?