Një 46-vjeçar ka rënë nga skela e një pallati në ndërtim duke pësuar dëmtime të mëdha në trup. Ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku 46-vjeçari E. D. duke punuar në një pallat në ndërtim është rrëzuar nga skela.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ky është punonjësi i tretë brenda dy ditëve që dëmtohen në vendin e punës. Ditën e djeshme humbën jetën dy persona, një 56-vjeçar i cili ra nga lartësia teksa po punonte në kantier ndërtimi në Tiranë dhe një 35-vjeçar po ashtu humbi jetën në Kamëz, të cilin e dëmtoi një makineri e fabrikës.
Komento