Bilanci 2-vjeçar i lëvizjeve në drejtësi! 34 gjyqtarët dhe prokurorët e rinj që zëvendësuan të ‘djegurit’ nga Vetingu

10 Janar 2020, 18:00| Përditesimi: 10 Janar 2020, 18:05

  • Share

Gjatë dy viteve të para të veprimit të ligjit të Vetingut (2018-2019) kanë kaluar në skanerin e trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale 220 prokurorë dhe gjyqtarë, nga të cilët vetëm 94 janë konfirmuar në detyrë. Shkarkimet për mosjustifikim pasurie, lidhje me krimin dhe mbyllje dosjesh kanë krijuar vakanca serioze, sidomos në nivelet e larta të gjyqësorit.

Megjithatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të konsideruara edhe si dy qeveritë e gjyqësorit në Shqipëri, kanë nisur emërimin e magjistratëve të rinj, duke zbutur deri diku boshllëkun e krijuar. Gjatë kësaj periudhe, KLGJ dhe KLP kanë emëruar 34 magjistratë të rinj, nga të cilët 31 janë diplomuar vitet e fundit në Shkollën e Magjistraturës.

Pjesë e magjistratëve të rinj është Bledar Valikaj, i cili u emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me 5 vota, në mars të vitit 2019.

Ndërkaq, në mars të vitit 2018, u rikthye në detyrë edhe ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, emërimi i të cilës ishte bllokuar nga KLD prej katër vitesh për arsye të paqarta. Në maji të 2018 është rikthyer në detyrë edhe gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ishte pezulluar pas një videoskandali që u publikua në media. 31 gjyqtarët dhe prokurorët që janë emëruar menjëherë pas diplomimit, i janë nënshtruar dy herë verifikimit për pasurinë, fillimisht para pranimit në Magjistraturë dhe më pas para emërimit në funksionin e magjistratit.

Magjistratët e rinj të emëruar gjatë periudhës 2018-2019

1.            Amarilda Sulaj, gjyqtare

2.            Hazbi Balliu, gjyqtar

3.            Elisabeta Gjoni, gjyqtare

4.            Erlanda Agaj, gjyqtare

5.            Marko Boshku, gjyqtar

6.            Suela Xhani, gjyqtar

7.            Mirjan Mustafaj, gjyqtar

8.            Kostandina Kuro, gjyqtar

9.            Klejda Çapja, gjyqtare

10.          Artur Prenga, gjyqtar

11.          Enkeleda Dalipi, gjyqtare

12.          Merita Karaj, gjyqtare

13.          Iva Zemani, gjyqtare

14.          Enisa Shahini, gjyqtare

15.          Ema Shaholli, gjyqtare

16.          Olti Skrame, gjyqtar

17.          Lorena Çabej, gjyqtare

18.          Shkëlzen Liçaj, gjyqtar

19.          Xhevdet Lika, gjyqtar

20.          Ligoraq Toshi, gjyqtar

21.          Florin Demollari, gjyqtar

22.          Afërdita Caco, gjyqtare

23.          Ardit Kuka, gjyqtar

24.          Suela Dashi, gjyqtare

25.          Ervin Sulaj, gjyqtar

26.          Shpresa Beçaj, gjyqtare (rikthyer)

27.          Pajtime Fetahu, gjyqtare (rikthyer)

28.          Erida Visoçi, prokurore

29.          Bledar Valikaj, prokuror

30.          Eliora Elezi, prokurore

31.          Françesk Ganaj, prokuror

32.          Albjona Papajani, prokurore

33.          Odeta Todorushi, prokurore

34.          Mediana Meta, prokurore

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?