Politikë

Rama: Rishikojmë ligjin për arsimin e lartë, diaspora të bëhet pjesë e stafit akademik! Plagjiatura nuk është adresuar

21 Korrik, 10:07| Përditesimi: 21 Korrik, 16:55

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi rishikimin e ligjit të arsimit të lartë, që synon të adresojë problematikat dhe të transformojë universitetet. Në prezantimin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Rama përmendi progresin, por shtoi se ka edhe një ‘volum jo të vogël gjërash’ që duhen adresuar.

"Kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurim ata që janë të domosdoshme për tu adresuar, duke filluar rishikim i ligjit të arsimit të lartë që i janë ribërë vitet për t’u riparë nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe shumë te rejave në botën akademike. “, u shpreh Rama.

Duke iu referuar raportit të fundit mbi arsimin e lartë, Rama tha se rekomandimet që janë dhënë janë të gjitha të vërteta dhe duhet të shërbejnë si pika referimi për të ardhmen. Kreu i qeverisë theksoi se, në një kohë kur Shqipëria po punon për të hyrë në BE, duhet që të kapim ritmin dhe t'u japë të rinjve shqiptarë, por jo vetëm, një ofertë akademike serioze dhe konkurruese. Ai vlerësoi si një domosdoshmëri që pjesë e stafit akademik në vend të bëhet edhe diaspora. Ky duhet të jetë target i universiteteve, shtoi ai. 

“Duhet të bëjmë pjesë të universiteteve tona emra nga diaspora, njerëz që po shkëlqejnë në universitetet më të mira të botës. Kjo është një domosdoshmëri. Universitetet duhet ta kenë këtë si një target, të kërkojnë dhe të përfshijnë kapacitete të tilla në stafin e tyre akademik.”, theksoi Rama.

Një shqetësim serioz tha kryeministri është fakti se plagjiatura nuk është adresuar. Ai tha se nuk mund ta fshehim dot se jemi ‘atdheu i plagjiaturës’. Përmendi gjithashtu se kanë mbyllur shumë doktoratura që sipas tij ishin "kot", teksa shtoi shpreson se doktorantët e rinj që janë në proces, 'të mos bëhen berberë'. 

"I vetmi element që mbeti pa adresuar është plagjiatura, është fakt. Jo po se duhet ta adresojë vetë subjekti. Jo se duhet të ketë reflektim nga autori. Jo se nuk e bën dot akademia e shkencave se e drejton një komunist. Plagjiatura në Shqipëri nuk është e adresuar si duhet. ", u shpreh kryeministri. 

Reformimin në këtë sektor e sheh të nevojshëm që tek numri i universiteteve që Shqipëria ka, duke paralajmëruar reduktim dhe rikoncepim të tyre.

“Kemi folur edhe më parë për racionalizimin e universiteteve por s’e kemi bërë. Jo po Gjirokastra duhet ta ketë, jo po Vlora. Këtu bëhet fjalë për të ndryshuar strukturë dhe qasje. Jo për të mbyllur vatra që i shërbejnë dijesh.", shtoi ai.

Kritika pati gjithashtu edhe për faktin se universitetet nuk ruajnnë dhe përpunojnë të dhënat. "Jeni ibret" në këtë aspekt, iu tha Rama, duke shtuar se edhe qeveria nuk e ka adresuar këtë problematikë.

Ora 13:06
Manastirliu: Rritje 40% e financimit për universitetet, synojmë të shkojmë drejt Universitetit 4.0, i orientuar drejt teknologjisë, inovacionit dhe shkencës së hapur

1753096084_WhatsAppImage20250721at11.42.09.jpeg

 U prezantua sot Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë: “Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, drejtuesve të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, si dhe Rektorët e universiteteve publike dhe jopublike.

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj foli për rëndësinë e procesit të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, duke theksuar se synimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe universiteteve është të rrisë cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të programeve të studimit të lidhura drejpërdrejt me tregun e punës.

Duke folur për arritjet e deritanishme, Manastirliu tha: “Kemi bërë të mundur që në këto vite të kemi një rritje të financimit në institucionet e arsimit të lartë me 40%, kemi 5-fishuar fondet për kërkimin shkencor në universitetet tona përmes programeve, të cilat çdo vit zgjerohen në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë dhe programeve të kërkimit shkencor, dhe gjithashtu lidhjeve me industrinë dhe biznesin, që është edhe në fokus të punës tonë në raport me programet e reja të studimit e gjithashtu edhe me fushat prioritare, stratgjike të zhvillimit të vendit”.

Duke folur për zhvillimet e fundit dhe standardet e reja europiane të universiteteve, për të shkuar drejt Universitetit 4.0, Ministrja Manastirliu tha:

“Ekonomia 4.0 kërkon aftësi 4.0, që do të thotë që dalin përtej mureve të universiteteve tona, për të ndërtuar jo vetëm kampuse fizike, por kampuse online me universitetet në botë dhe për të krijuar mundësinë që të jemi të orjentuar drejt teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe shkencës së hapur, gjë e cila po ndodh me hapa të qëndrueshëm. Sot më shumë se kurrë ne jemi afër zhvillimit të inovacionit brenda institucioneve të arsimit të lartë dhe zhvillimit të programeve të studimit, në mënyrë që diplomat tona të mos jenë vetëm ato 4-vjeçaret. Pra Universiteti 4.0 kërkon që universiteti ti shërbejë të mësuarit përgjatë gjithë jetës, ndaj transfromimi i universiteteve tona duhet të fillojë pikërisht nga këto mësime të mësuara në këto vite, në zbatim të ligjit për arsimin e lartë, por edhe të instrumentave dhe institucioneve që janë krijuar, sikurse është edhe Bordi i Akreditimit”.


Raporti i prezantuar nga Bordi i Akreditimit dha një analizë të sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri, që evidenton zhvillimet dhe sfidat kryesore në sektorin e arsimit të lartë, përfshirë ndryshimet në numrin e studentëve, cilësinë e kurrikulave, kualifikimin e stafit akademik, kërkimin shkencor dhe lidhjen me tregun e punës.

Ora 12:40
Rama: Kemi më shumë universitete se Sllovenia apo Anglia! Duhet të ndryshojmë strukturë dhe qasje

 

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk mund të ketë shumë universitete. Ai tha se duhet të ketë ndryshim strukturimi dhe qasjeje dhe se nuk bëhet fjalë për mbyllje vatrash dijeje.

“Tjetra që është fakt, nuk e ka fajin as bordi dhe as raporti, është se ne kemi një numër universitetesh për metër katror më të madh se Sllovenia, Anglia dhe plot të tjera. Kemi pasur edhe më shumë, kemi shkurtuar dhe kemi shumë. Është e vërtetë saqë në mendësinë  e shumëkujt është bërë e udhës që sa herë ka fushatë zgjedhjesh, të thonë kur të shkosh atje premto një universitet se e duan afër te shtëpia, ndërkohë që Shqipëria është fare e vogël dhe distancat janë fare te shkurtra dhe burimet njerëzore të Shqipërisë nuk janë të Kinës. S’mund të kemi universitete sa ka Kina. Kemi folur edhe më parë për racionalizimin e universiteteve por s’e kemi bërë. Jo po Gjirokastra duhet ta ketë, jo po Vlora. Këtu bëhet fjalë për të ndryshuar strukturë dhe qasje. Jo për të mbyllur vatra që i shërbejnë dijesh. Më pas dalim te programet që e kemi problem të madh, programe që bëhen për të mbajtur studentë, dhe jo për të prodhuar ekonomi e dije. Rezistencë absurde nga një nukël x në një universitet y se jo s’i bashkohemi kësaj se ne e kemi ndryshe muhabetin."

Ora 12:22
Rama kritika universiteteve: Jeni ibret! S’mbledhim dot dhe përpunojmë të dhëna

 

Kryeministri Edi Rama kritikoi stafin akademik të arsimit të lartë sa i përket për ruajtjen e të dhënave. Ai tha se janë ‘ibret’ në këtë aspekt, së bashku edhe me qeverinë. Kreu i qeverisë tha se Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) nuk mund të jetë një institucion që nuk përpunon dot të dhënat.

Ai tha gjithashtu se ndodhemi në një fazë belbëzuese sa i përket kërkimit shkencor.

“Të ndryshojmë  drejtimin e ASCAL, për ne nga ana jonë leksioni që keni marrë nga bordi dhe të tjerat dhe mungesa e të dhënave, se në këtë pikë jeni ibret, por nuk jeni vetëm. Jemi të gjithë ibret. Në raportin e shtetit me të dhënat në kuptimin sesa ne mbledhim të dhëna, përpunojmë dhe bëjmë politkika bazuar në të dhëna jemi të gjithë bashkë nqë nivelin më të ulet të mundshëm krahasimisht me vendin e fundit para nesh të BE. Mos u ndjeni të vetë në këtë, mos u ndjeni të fyer por jeni të ibret. ASCAL  nuk mund të jetë dot një institucion që nuk përpunon dot të dhëna në mënyrë sasiore apo cilësore, s’mund  të pajtohet me ekspertë që nuk kanë arsim përkatës. Ca faji ka bordi se eksperti x apo y nuk ka arsimit përkatës për tëe bërë atë punë që i kërkohet, apo nuk ka pikën e integritetit për të thënë se kjo nuk shkon dhe ky ptrogram nuk dunet adredituar. Por thonë kjo nuk shkon, pro programi është ok. Muhabet shqiptarësh. Më keq akoma nga ato ekspertë të emëruar disave i jepet një volum i madh pune, disa të tjerë nuk thirren njëherë hajde t’u japim punë.”, tha Rama.

Ora 12:08
‘S'e fshehim dot që jemi atdheu i plagjiaturës’, Rama: Ky problem nuk është adresuar! Doktorantët e rinj janë në proces, shpresoj të mos bëhen berberë

 

Kryeministri Edi Rama tha se problemi me plagjiaturat nuk është adresuar. Kryeministri Edi Rama tha se nuk mund ta fshehim dot se jemi ‘atdheu i plagjiaturës’, teksa shtoi se duhet bërë më shumë për ta eliminuar si problem. Ai tha se kanë shkurtuar ndjeshëm edhe doktoraturat kot, teksa shtoi me ironi se doktoranët janë në proces, por shpreson që të mos bëhen berberë.

“Tjetra që besoj se është shumë e qartë është se ndërkombëtarizimi ka filluar, po jep rezultate por jemi larg. Nëse nuk e pranojmë, nuk ecim dot më shpejt përpara. Ambicia jonë duhet të jetë më e madhe dhe pajtimi ynë me të shkuarën është një çështje për ta vënë në tryezë ku nuk merremi më me këtë punë. Duhet të bëjmë diçka ndryshe, të rishpikim çdo ditë. Plagjiatura, që ky është atdheu i plagjiaturës e dimë mirë. Ta fshehim tani, u bë zhurmë e madhe në një moment të caktuar. I vetmi element që mbeti pa adresuar është plagjiatura, është fakt. Jo po se duhet ta adresojë vetë subjekti. Jo se duhet të ketë reflektim nga autori. Jo se nuk e bën dot akademia e shkencave se e drejton një komunist. Plagjiatura në Shqipëri nuk është e adresuar si duhet. Ne i bëmë një mbyllje jo të shkurtër doktoraturave se më mirë djepi bosh se shejtani brenda, çfarë doktoratuash? Kot! Tani ka rifilluar me gjasën se disa gjëra janë më në vijë, por edhe sot që flasim i kemi në proces ata doktorët e rinj që do të vijnë që shpresoj të jenë doktorë, jo berberë. Të gjitha këto duhet të na motivojnë t’i shkojmë gjërave më thellë dhe më përpara. Pavarësisht se çfarë diskutohet, sherri me shifrat nuk është asnjëherë i arsyeshëm.

Por thelbi unë besoj është se të gjithë rekomandimet qëndrojnë nga i pari tek i fundit. Nga 41 universitete në një vend kaq të vogël, që në një masë të madhe kanë programe gjeneraliste, dmth që prodhojnë gjithë çfarë lloj doktorësh. Se mund të jetë njëri i specializuar në një gjë dhe do të merresh me trashëgimi kulturore, me arkeologji apo antropologji etj, ke një fakultet, e ke në Gjirokastër. Por në Gjirokastër ke infermierie, juridik të gjitha...Sllovenia ka 17 universitete. Kemi folur ne për krijimin e një sinergji me qendër Universitetin e Tiranës. Por më pas fillon historia se kush do jetë rektori dhe sa do jemi, jo po sa do t’i kemi rrogat."

Ora 12:01
Rama: Pjesë e stafit tonë akademik duhet të jetë edhe diaspora, universitetet duhet ta kenë target

 

Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për të bërë pjesë të akademisë shqiptare edhe diasporën dhe emra që po shkëlqejnë në universitetet e botës.

“Të bëj një ndërhyrje të ndërmjetshme për të mos lënë këtë brum që u krijua pa nxjerrë një bukë për më tutje. Besoj që në radhë të parë, mbase qasja që pati rektori ishte shumë e përqendruar te Universiteti i Tiranës ndërkohë që është qartësisht një pasqyrë për të gjithë universitetet. Duke qenë se ju jeni njerëz që bëni fushata dhe zgjedhje, dhe në këtë pikë, kemi një punë të përbashkët nga eksperienca ime dua t’ju them që nëse doni të fitoni zgjedhjet përsëri duhet ta shikoni gjënë nga këndvështrimi i atij sapo ka ardhur dhe jo i atij që ka qenë aty dhe preket kur gjërat që ka bërë si dalin në pah si duhet, ose kur të metat që ka ua vënë në pah më shumë sec duhet. Ogerta e di shumë mirë se hallin më të madh të gjithë bashkëpunëtorit e mi e kanë mbasi fitojnë zgjedhjet sesa deri kur i fitojnë pasi ajo që u kërkoj vetes dhe kolegëve është të rishpikin vetveten duke i parë gjërat si i ka bërë armiku, jo si i kemi bërë vetë. Pasqyra na thotë disa të vërteta. Përtej detajeve të shifrave, them se ato që ishin thelbësore në rekomandimet se aty u fokusova më shumë, janë të gjitha të vërteta. Piketa për mënyrën se si duhet të shikojmë të nesërmen dhe ku duhet të ecim. Pavarësisht se sa do të kushtojë që ne të kishim më shumë pedagogë full time sesa part time, kjo nuk e ndryshon faktin se të pasurit 50% të stafit akademik part time është problem. Ky është problem, është. Pastaj sa kushton zgjidhja e problemit dhe sa kohë duhet, është temë tjetër. Por ama problemi nuk relativizohet për faktin se e kemi këtë nga halli. Tjetër që duhet të jetë fiksim i ri i joni është të shtojmë kapacitetet e diasporës në botën tonë akademike. Shtimi i universiteteve tona me ta, në radhët e akademikëve tanë është domosdoshmëri. Mendoj se nuk është e paarsyeshme që të vendosim target edhe në këtë pikë që t’i vëmë universitetet në pozitën që ta kërkojnë këtë gjë. Kjo duhet kthyer në një gjë uniforme."

Ora 12:01
‘Si dy zogj...’, Rama batuta në takimin për arsimin e lartë: O profesor po lëre mo zyshën se e mbyte, gjithë kohës duke folur

 

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat gjatë prezantimit të raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

 “Aman ju të dy si do zogj gjithë kohës duke folur për njërin-tjetrin. O profesor po lëre mo zyshën se e mbyte...”, tha Rama.

Ora 11:56
Rektori i Universitetit të Tiranës kritik për raportin: Nuk ka ndryshuar asgjë, arsimi i lartë ka qëndruar në vend

 

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i pranishëm në prezantimin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku u shpreh kritik. Ai tha se raporti është i njëjtë me atë të vitit 2024, ka pasur disa reflektime të shqetësimeve të adresuara, por shtoi se nuk ka ndryshuar asgjë.

Ai tha se nga vitit 2023 e deri tani arsimi i lartë “ka qëndruar në vend”.

“Unë zoti kryeministër, nëse e mbani mend, ju kam kërkuar në fund në mbledhjen e tetorit 24, më jepni dy minuta. Edhe ju kam thënë se sido të përmirësohet ky raport i bazuar në metodologji të gabuar, konkluzonet do t’i nxjerrë të gabuara dhe ne sot e pamë që nga rekomandimet, s’ka ndryshuar asnjë gjë. E pamë që asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme. Thjesht ka një kozmetikë por konkluzionet janë po të njëjta, të cilat një pjesë e tyre i pranojmë se e dimë ku është arsimi, por që unë nuk e kam, thënë atëherë nuk besoj se Shqipëria mund të pranojë që pas 5 vitesh intensive pune, arsimi i lartë të jetë aty aty apo diku edhe më pak në performancë se ai i viteve 15 apo 16 të këtij shekulli.”, u shpreh ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Suela: 21/07/2025 14:47

    Cfar universiteti thua zoti Rama A jeni ne dijeni ju qe ne mes te qendres se tiranes tek ish hotel internacional ushtron aktivitet albanian university ne nje godin 4 kate pa leje te ndertuara duke cenuar rend monumentin e kultures, a eshte kjo palo ministre e vetdishme qe perben veper penale te rrisesh studentet dhe ti arsimosh ne nje godin pa leje, e pakoaliduar e pacertifikuar? Apo meqe astrit veliaj te mbush xhepin dhe ti mbyll syt? Turp tkeni

    Përgjigju
    • Sandr: 21/07/2025 15:59

      Bordi akreditimit duket te shkrihet sic beri me drejtorat e bashkive, jan hajduta te paskrupullt, akreditojn barake per godina universitare

  • Suela: 21/07/2025 14:39

    Cfar universiteti thua zoti Rama A jeni ne dijeni ju qe ne mes te qendres se tiranes tek ish hotel internacional ushtron aktivitet albanian university ne nje godin 4 kate pa leje te ndertuara duke cenuar rend monumentin e kultures, a eshte kjo palo ministre e vetdishme qe perhen veper penale te rrisesh studentet dhe ti arsimosh ne nje godin pa leje, e pakoaliduar e pacrtifikuar? Apo meqe astrit veliaj te mbush xhepin dhe ti mbyll syt? Turp tkeni

    Përgjigju
  • emigranti: 21/07/2025 14:32

    ti nuk merr vesh nga keto punet e arsimit "madheri", prandaj mos u lodh kot se nuk lahet mvti me shvrre ...

    Përgjigju
  • Sondazhi: 21/07/2025 13:39

    Pas 13 vitesh, 500.000 studente me pak, do shohim ligjin. Lot e lot.

    Përgjigju
    • mondi: 21/07/2025 16:58

      Ky ishte qellimi...

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?