Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria gjendet një pozicion të qëndrueshëm dhe me një numër të ulët në raport me vendet e tjera sa i përket shifrave të të infektuarve dhe fataliteteve nga COVID-i. "Ne e kemi ditur që numri do të rritet në momentin që do të hapemi. Karantina na dha mundësi të përgatitemi dhe për të kuptuar se kjo nuk është lojë, por nuk mund të rrimë në karantinë gjithë kohën. Nuk është se u mbyllëm dhe ai iku, nuk është zgjidhje. Numri i vdekjeve për fat të keq është i pashmangshëm që shkon në një farë proporcioni me numrin e të prekurve. Këtë e dimë mirë.
Numrat po rriten kudo me shpejtësi. Ne në rajon kemi një pozicion të qëndrueshëm dhe me një numër të ulët në raport me një pjesë të madhe të të tjerëve dhe nga ana tjetër kemi më pak në gjashtë mujorin e parë vdekje se vitin e shkuar, 3.2%. Kurse ka vende që e ka me rritur....Janë dinamika që askush nuk i lidh dhe t'u japë një konskluzion. Ju e shikoni vetë, është befasi e madhe. Numrat do të rriten, por jo të rriten se të shkojmë në shkuma party, duhet gjetur një ekuilibër" tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama: Kemi bërë rezervim për vaksinën anti-COVID, do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët (VIDEO)
//ReportTv.al