TIRANE-Kryeministri Rama njoftoi se nga viti 2021 do të rriten pagat për mjekët e infermierët në një masë të konsiderueshme. Kreu i qeverisë tha se nuk do të ketë izolim të dytë, ndërsa zbuloi se qeveria është përgatitur për të rezervuar vaksinën anti-covid kur ajo të dalë.
"Po përgatitemi për një rritjeve masive të pagave. Duam që të realizojmë një rritje pagash që të jetë shumë e konsiderueshme, jo 5 apo 7%. Duam të bëjmë një rritje të konsiderueshme jemi duke bërë kalkulimet, por ne duam që në aspekt të pagës, përtej bonuesit që i merreni, po flasim për të gjithë mjekët edhe infermierët në të gjithë Shqipërinë që të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit, kjo është ambicia.
Nuk flasim për një rritje që do të planifikohet në kohë, por ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti i ardhshëm. Ajo nuk e kompenson aspektin fizik apo moral, është një vlerësim objektiv. Kemi marrë hapa që të mos i lënë mjekët të largohen dhe nga pikëpamja financiare të ketë një balancë më pas zgjedhjen e bën secili, jetojmë në një sistem të hapur.
Por që të kemi mjekë në Shqipëri që të jenë të paguar në një nivel që kudo që të shkojnë të mos ketë disnivel pastaj zgjedhja profesionale është tjetër. Ehe bonusi për ata jashtë Tiranës ka funksionuar. Largimi ka rënë ndjeshëm edhe specializantët që dalin qëndrojnë jo nga halli, por shohin si mundësi të arsyeshme ta fillojnë këtu karrierën. Për rreth dy javë do të vendosim nivelin e rritjes së pagave" tha Rama.
VIDEO/Takim i plotë i kryeministrit Edi Rama me personelin e Spitalit Infektiv
Shefja e Infektivit Najada Çomo deklaroi se pas përgatitjeve prej një muaj e gjysmë, sot do të fillojë trajtimi i dy pacientëve me plazmë hiperiume. Ajo kishte një thirrje për të gjithë ata që kanë kaluar COVID-in, që të dhurojnë gjak për të mjekuar të prekurit. "Faleminderit Zoti Kryeministër për ardhjen tuaj këtu! Mirënjohje shumë për juve, mbështetjen që na keni dhënë dhe më shumë do thoja për mbështetjen që kemi pasur në mënyrë absolute nga ministrja e Shëndetësisë, që më shumë anon këtej, sesa nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Një informacion lidhur me situatën sot, në Shërbimin Infektiv. Natyrisht flasim për një situatë të rënduar në aspektin e shtrimit të pacientëve në spital, mbi 100 pacientë të shtruar sot që flasim dhe një përmbledhje shkurtër, nga 8 marsi deri më sot, numri i personave të shtruar në Shërbimin Infektiv është gati mbi 1000 persona, prej të cilëve 715 e kanë fituar betejën me COVID, natyrisht është një pjesë që e ka humbur betejën.
Natyrisht, fitorja e kësaj lufte, kësaj mbijetese të pacientëve me OCVID është bërë falë mjekimit të marrë në Shërbimin Infektiv, falë barnave të ofruara në kohë rekord. Pra, ne kemi kërkuar çfarë kemi menduar dhe çfarë kemi parë në vendet e tjera në botë dhe qeveria ka ofruar menjëherë barnat që ne kemi kërkuar. Kështu që jemi në situatën që ne mjekojmë me standardet bashkëkohore në të gjitha aspektet.
Një lajm që dua ta ndaj me ju sot është që ka rreth 1 muaj e gjysmë që ne përgatitemi për plazmën hiperimune. Sot fillojmë mjekimin e pacientëve me këtë plazmë dhe gjej momentin për t’i bërë thirrje popullatës që ka qenë e sëmurë nga COVID që të jetë dhuruese e gjakut, pikërisht për të dhuruar këtë plazmë, e cila është një komponent i rëndësishëm për të mjekuar pacientët që janë të sëmurë me COVID.
Ajo që doja të ndaja tjetër është që ne jemi një skuadër e madhe, doktorë, infermierë, sanitarë, një skuadër e bashkuar me ekipin e mjekëve reanimatorë. Qē ditën e parë kemi një staf të shtuar të mjekëve të terapisë intensive, kemi një staf të shtuar infermieror që nga muaji mars dhe tani kemi prurje të reja. Ajo çka mua më gëzon, në cilësinë e një njeriu që ka shumë vite punë në shëndetësi është që ka infermierë që nëpërmjet portalit vijnë me dëshirë e jo të imponuar dhe të jesh brez i ri që sapo ke mbaruar shkollën, për mua quhet një nderim dhe respekt për të gjithë ata kolegë që janë brenda, apo që janë për momentin në kushte shtëpie, që zgjedhin të punojnë në frontin më të vështirë, jo të detyruar, por me dëshirën e tyre e me thënë të vërtetën, U jam shumë mirënjohëse këtyre personave që zgjedhin të punojnë këtu" tha ajo.
Pas pak ditësh do të hapen shkollat me masat e reja anti-COVID. Protokollin, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si sfidë. Këtë herë ai ka folur edhe si prind, që këtë vit do të çojë në klasën e parë djalin e vogël, Zahon. Për këtë sfidë dhe vështirësitë kushtëzuar nga rrethanat, ai ka folur gjatë takimit me mjekët e Infektivit. "Kemi tani sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por jo të imunizuar, plus që janë transmetues. Ne kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, një fëmijë i vogël me maskë, mos tako, mos u përqafo, rri larg, bëj kujdes, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur edhe për pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon. Pasi të gjithë si prindër u themi fëmijëve, 'përshëndete, takoje, përqafoje' por duhet t'u themi të kundërtën. Por nuk e kemi zgjedhur na ka zgjedhur kjo sfidë".
Vaksina për gripin e stinës do të jetë falas. Kështu u shpreh Edi Rama ditën e sotme gjatë vizitës ku takoi mjekët e infektivit. "Kemi marrë masa për të rritur kapacitetet vaksinuese për të lehtësuar aspektin e gripit të stinës, pasi mesa di, një trup më vurberabël e merr goditjen më të fortë dhe vurnerabiliteti që krijon gripi i stinës e bën më të rrezikshëm COVID-in. Kemi vendosur një financim plus për vaksinimin falas" tha ai.
Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria gjendet një pozicion të qëndrueshëm dhe me një numër të ulët në raport me vendet e tjera sa i përket shifrave të të infektuarve dhe fataliteteve nga COVID-i. "Ne e kemi ditur që numri do të rritet në momentin që do të hapemi. Karantina na dha mundësi të përgatitemi dhe për të kuptuar se kjo nuk është lojë, por nuk mund të rrimë në karantinë gjithë kohën. Nuk është se u mbyllëm dhe ai iku, nuk është zgjidhje. Numri i vdekjeve për fat të keq është i pashmangshëm që shkon në një farë proporcioni me numrin e të prekurve. Këtë e dimë mirë.
Numrat po rriten kudo me shpejtësi. Ne në rajon kemi një pozicion të qëndrueshëm dhe me një numër të ulët në raport me një pjesë të madhe të të tjerëve dhe nga ana tjetër kemi më pak në gjashtë mujorin e parë vdekje se vitin e shkuar, 3.2%. Kurse ka vende që e ka me rritur....Janë dinamika që askush nuk i lidh dhe t'u japë një konskluzion. Ju e shikoni vetë, është befasi e madhe. Numrat do të rriten, por jo të rriten se të shkojmë në shkuma party, duhet gjetur një ekuilibër" tha ai.
Shqipëria nuk do të futet më në karantinë pavarësisht shifrave të të infektuarve. "Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është një betejë që zhvillohet vetëm në spital, por cdo ditë, ku cdo kush duhet të bëjë rolin e tij, ndërkohë që virusi, ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur për 4 muaj, por është këtu për një periudhë që nuk dihet sa do të zgjasë, duhet të mësohemi me këtë dinamikë të re. Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të një natyre tjetër, që kanë kosto në aspektin ekonomik, por edhe psikologjik" tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria ka bërë një rezervim për vaksinën anti-COVID kur të dalë. "Kemi bërë edhe një rezervim për vaksinën, kur të dalë dhe kjo është njjë histori më vete si vijon, pa llogaritur edhe këta kompetentët e FB, që flasin për “çipa” që do t’u futen në trup për t’i përgjuar ku do shkojnë dhe çfarë do bëjnë, që janë pjesë e fantazive të një kohe të çmendur në këtë aspekt" tha ai.
Une them qe ti gjakpiresi i shqiptareve ti rrisesh rrogat per gjithe shqiptaret pasi ose te kene ikur te gjithe ose te kene vdekur te gjithe. Keshtu e shet cfare ka ngelur akoma nga Shqiperia pa patur problem fare dhe parate si gjithmone andej nga ishujt Kajman...!
PërgjigjuBRAVO!!! Por jepu pagë edhe specializantve me kuotë të lirë,se edhe ata do i shërbejnë këtij vendi
PërgjigjuBravo!!!Por jepini pagë edhe specializantit
PërgjigjuNga burime te sigurta prane KM-se rritja e rrogave do te jete spektakolare, plot 50%! Per shembull, nje kirurg qe ben 30-40 operacione ne muaj dhe sot e ka rrogen mujore aq sa merr Beqe-PPP-ja per zierjen e veglave te dy operacioneve te tij, duke filluar nga maji 2021(nje muaj para zgjedhjeve) do te paguhet sa sterilizimi i tre pale veglave! Kurse infermjeria e salles se operacionit qe i asiston kirurgeve ne 50-60 operacione ne muaj do ta kete rrogen sa sterilizimi i dy pale veglave!
Përgjigjupo mor shoki rama, por e keqja e jote eshte se ti flet gjithmone ne te arhdmen e pakryer. nuk fole njehere ne kohen e tashme qe ti kishe be gjerat, pastaj te thoje kam be kete. ti gjithmone thua do te bejme dhe ne fund ben nje m... te fala nga vunoi
PërgjigjuPo cne keshtu , siku u tha qe jane te lire te levizin mjeket si cdo profesion tjeter le ta gjejne vehten ne gjermani apo kudo gjetke sepse shoqeria u hap, dhe njerezit nuk mbahen me zor.Por pandemia dhe shifrat e OBSH iu nxorren zbuluar, qe kemi nivelin me te ulet te mbulimit per mjeke ne Europe ,barabart me vendet Afrikane, qe Kemi mjekesine me rrogat me te ulta ne rajon (edhe ne Kosove mjeku merr mesatarisht 900 euro ne muaj ) e me te demotivuar per pasoje,Qe punohet me kushte te veshtira kur edhe ne pandemi ka munguar uji dhe detergjentet Qe eshte nje profesion ka ciklin me te zgjatur edhe me te veshtire te studimeve qe i duhen dikujt per tu plotesuar ne karrieren e vet, qe eshte nje profesion i percmuar dhe i perbaltur moralish nga gjithe spektri i atyre qe nuk shohin plaget e thella te shoqerise por i zilepsen atij atij 2 mije lekshit apo 5 mijelekshit qe i japin doktorit , kur e dine shume mire qe kjo mardhenie edhe pse e qortueshme ,ne fund te fundit eshte e perbotshme dhe e kahershme qe e motivon mjekun te jape maximumin e vet ,jo si ne cdo sektor tjeter ku forca korruptive e parase i ben shoqerise deme te pallogaritshme,deri te kollonat e shtetit (ki parasysh korrupsionin ne DREJTESI, NE POLITIKE, NE EKONOMI ku LEVIZIN MILJONA e qe nje pjese shkojne ne xhepat e politikes, )Po sikur ndonje nga mjeket "heronj qe po infektohen ne krye te detyre te ktheht befas dhe te denoncoje shtetin denoncoj shtetin sepse nuk ka marre masat mbrojtese"et mjaftueshme kur dihet qe maska qe mban mjeku nuk eshte e sigurte dhe kur dihet qe ne fund te fundit maska si instrument nuk mbron Mjekun por mbron pacientin nga mjeku potencialisht i infektuar,Sa nga mjeket qe po punojne ne keto kushte jane kujtuar ti kerkojne Shtetit Sigurim Special Per Jeten Ne kushtet qe po e vene ate ne rrezik e megjithate nuk e kane bere a nuk jane edhe ata prinder , a nuk kane edhe ata femije, perse nuk iu a ben shteti apo pret te perfundojne te gjithe si ata mjeket e ndjere qe u infektuan dhe mbyllen Syte.Ka dhjetra argumenta qe flasin qarte ne favor te ketyre njerezve jo te kulluar por pergjithesisht nder me te perkushuarit ne profesion ne krahasim me gjithe c permban sot gama e profesioneve .Eshte koha qe e gjithe shoqeria te reflektoje , Mos e prekni mjekun, ndihmojeni , perkrajeni materialisht e moralisht, mos e fyeni dhe mos e perbaltni, ndeshkojeni kur gabon por mos e cenoni ne dinjitet, ai mjek eshte bir i nje familje qe ka sakrifikuar per ta rritur edhe edukuar per ta nxjerre ne jete ai mjek mund te jete kushdo, dikkush qe mund te mbije nga hici per ti shpetuar dikujt jeten e vet ne nje situate rreziku , ai mund te jete neser edhe femija juaj, trajtojeni me dashuri dhe respekt sic ben gjithe bota
PërgjigjuKisha per te bere nje koment ketu por ti e perfshive..Nuk shtoj me asgje pervecse asaj qe mjeket ne kete situate Covid kishin mundesine t’i tregonin ketyre rendesine duke punuar aq ore sa paguhen, dhe te mos sakrifikonin asnje minute me teper ne pune nga koha e tyre..derisa ti therrisnin mendjes keta dhe te kuptojne qe doktori nuk ushqehet me diell..
Ikin se nuk i lini ju te vjetrit te rrijne. Nuk i lini te mesojne edhe te praktikohen. Mos beni demagogjira se nuk shkojne. Hiq shume pak prej jush , te tjeret jeni vecse EKONOMISTA dhe jo Mjek. Tju vije turp ku e katandiset kete mjeksi
PërgjigjuDakort qe nuk ka izolim embyllje por kontrolle duhet te ket.,bahen dasma po i lejon policia se merr lek nen dore,klubet pa asnje distancim,enjejta gje ne pazh,pa maska ne supermarkete,ku shkojme keshtu apo kush te shpetoje mire kush te vdes udha e mbare.
PërgjigjuSkemi çtë themi për ty o Edo. Taksirat e ke me na qeveris edhe 4 vjet të tjera. Sa më e vjetër vera aq më e mir është.
PërgjigjuSa bukur e ke thene, pikes i ke rene edhe enveri qe u zvarrit 50 vjet kur iku ne boten tjeter ishte bere i shkreti qelibar, i kulluar si kristali. Qau nje shqiperi e tere per te shkretin, edhe kur te ike ku rangotangu jot o gimçe ti do jesh rretht te pare besoj.