Edi Rama dhe Bardh Spahia

'Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët', Spahia: Rama ka kopjuar strategjinë e PD për shëndetësinë

25 Gusht 2020, 16:31| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 16:36

  • Share

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Rama se për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët ka kopjuar pikërisht strategjinë e selisë blu për sistemin shëndetësor.

Sipas Spahisë, PD-ja e ka publikuar me kohë se do ua rrisë pagat kur të vijë në qeveri me 1200 euro mjekëve kurse infermierëve 700 euro.

Ai i ka kujtuar Ramës se në 8 vitet e kaluara nuk bëri asnjë rritje pagash dhe mbetet tek niveli i retorikës së propagandës.

"7 muaj në situatë sprovuese me pandeminë Covid-19 dhe Edi Rama ende nuk ka një strategji as për personelin shëndetësor, që mbetet nën kapacitete përpara periudhës vjeshtë-dimër!!! Pas javësh të tëra heshtje, Edi Rama u shfaq para mjekëve të spitalit infektiv, për t’u thënë se ka vendosur t’u rrisë pagat, një fakt që PD e ka publikuar prej kohësh, si pjesë të strategjisë së saj për sistemin shëndetësor, sapo të vijë në pushtet rrogat e mjekëve do rriten në 1200 euro ndërsa e infermjerëve në 700 euro! Por si cdo kopjac, që nuk e ka të vetën idenë, nuk di të thotë se sa do i rrisë pagat e mjekëve e infermierëve, por bën premtime elektorale duke mbetur tek niveli i retorikës së propagandës ndërkohë që për 8 vite nuk pati asnjë rritje pagash vetëm mbushje xhepash të oligarkëve!!!


Njëlloj nuk arrin të materializojë si duhet, as sugjerimin tjetër të PD, vaksinimin falas të të gjithë popullsisë për gripin stinor! Edi Rama premtoi sot vaksinim falas të kategorive të caktuara të popullsisë, si të ishte ndonjë risi rilindase!!! Në fakt kjo ka qenë e mundur që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe cdo qytetar që e përfiton e ka të qartë këtë, njëlloj sic ka edhe propagandën farsë të Edi Ramës! C’ka PD ka sugjeruar është vaksinimi falas i të gjithë popullatës për gripin stinor, në kushtet kur askush nuk e di se si do sillet Covid-19, me shfaqjen e këtij gripi! Këtë Edi Rama nuk po e kupton dot! Njëlloj asnjë fjalë për buxhetin për shëndetësinë, edhe pse e ka renditur Shqipërinë, si vendi me shpenzimet më të ulëta në Europën Juglindore, c’ka rrit pasiguritë para muajve të ardhshëm! Gropa e thellë që ka krijuar në buxhetin e shtetit për shkak të prioritizimit të PPP-vë e tenderave sekretë korruptivë, po shndërrohet në kosto për sektorin që ka më shumë nevojë në këtë periudhë, shëndetësinë!

Përse nuk rishikohet buxheti për shëndetësinë? Përse konsiderohen të paprekshme koncesionet e PPP-të në shëndetësi, para një pandemie? Përse jemi ende të fundit në rajon për numrin e ulët të testimeve dhe cila është prejardhja e mënyra e sigurimit të atyre, që vazhdojnë të mbeten enigmë? Kur do plotësohen me pajisje e staf spitalet Covid 3 dhe 4, në mënyrë që “Shefqet Ndroqi” të rikthehet në profilin e vet, si i vetmi spital i specializuar për sëmundjet pulmonare?
As edhe një përgjigje, e as edhe një ide nuk ka Edi Rama për asnjërën nga këto tema të nxehta që do i kemi aty, edhe më të rënduara në muajt e ardhshëm, nëse nuk veprohet!
Rikthimi pas muajsh të tërë me ide të kopjuara keq, dëshmon se shëndeti i qytetarëve nuk është shqetësim i Edi Ramës, as në kohë pandemie, e me të panjohurën e muajve të ardhshëm! Cdo ditë në karrike, Edi Rama është kosto për shqiptarët dhe e dëshmon vetë me zë e figurë edhe përmes ERTV-së
", shkruan Spahia.

Komento

Komente

  • Sejdi: 31/08/2020 18:19

    Po farmacistet pse nuk permenden ne rritjen e rrogave ? A nuk jane edhe ata personel shendetesor?

    Përgjigju
  • asd: 25/08/2020 22:32

    Sa qesharak. I kane vjedhur idene!? Dmth ky nuk ka hallin e shqiptareve dhe as te mjekeve qe tu rritet rroga, por ka hallin se ia vodhen idene. Mos - ka menduar - na e vodhen idene. ha ha ha.

    Përgjigju
  • pap: 25/08/2020 19:35

    Vini re se me cfare qurravece/qaramane kemi te bejme! Po si mundet ky bebe dhe shirtzi te pretendoje te drejtoje shqiptaret? Cfare valle imendon ky idiot ata?! Po edhe sikur te jene "kopjuar" idete e lulzimes/etj, cfare rendesie ka? Kjo do te ishte nje gje jashtzakonisht pozitive, mbasi do te tregonte se njera pale eshte e hapur ndaj ideve qe bejne sens, pavaresisht se nga vijne ato. Po ky idioti, si edhe shume te sojit te tij, nuk eshte i interesuar per rezultatin, por per meriten/egon!!!!! Shqiptare, jini te vemendeshem, mos vazhdoni te mashtroheni nga kallue si ky "ne nder me thene, dr.". Ne nje vend me nivel minimal, ky nuk do te kishte vend as midis kalamajve te kopshtit. Cfare peshtiresie!!!!!!

    Përgjigju
  • Lui: 25/08/2020 19:35

    Ç’na hape barkun me këto broçkullitjet tuaja o hale. Nuk është shumë e larget dita kur keni dorezuar pushtetin dhe e keni lene shendetesine te shpartalluar e te shpjerdhur nga hajduteria juaj. Përse merzitesh se i rrit rrogat Rama? Kur te vish zotrote ne pushtet, rriti dhe ti se nuk ju ngelet hatri mjekeve dhe infermierve. Llapaqen.

    Përgjigju
    • LUI: 26/08/2020 00:20

      Ore Lui, me paske perdorur pseudonimin. Megjithate edhe une jam dakord me ato qe ke shkruar..:)

  • ÇUNI SPIUNIT: 25/08/2020 19:11

    O ÇUNI SPIUNIT O KONE RUGËSH NGRLE DUKE LEF O PERTEF. PO SI SPUSHOVE NJËHER O FATBARDH ZIU VETËM SPIUN NGELE E LANGARAQ SERVIL E B*TH LËPIRËS. PO JUVE JU NJEF GJITH SHKODRA MOR JARAN KOT BAN GAM GAM.

    Përgjigju
  • ERP: 25/08/2020 18:06

    Aman se na hapet barkun! Kur keni pasur ndonjehere ide perv c se per te vjedhur ju.

    Përgjigju
  • kopjaci: 25/08/2020 17:16

    C'faj ka rama ne kete histori, ai i gjen te gatshme dhe i ve ne pune, hahahahaha, mbajeni sekret programin tuaj dhe shpaloseni diten e votimeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?