Kryeministri gjatë inspektimit të banesave të reja

Bilanci i rindërtimit në Shijak pas tërmetit tragjik, Kryeministri Rama: Ringritja vazhdon

30 Nëntor 2020, 15:50| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 16:17

  • Share

Kryeministri Rama ka bërë sot një bilanc i asaj që po ndodh në zonën e Shijakut me procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.  Rama shkruan se 24. 800 janë punëtorët e angazhuar në proces.

Sipas tij në Shijak deri më tani janë ndërtuar 1 shkollë, 24 pallate dhe 400 banesa individuale përfundojnë brenda vitit.

"24.800 PUNËTORË TË ANGAZHUAR PËR RINDËRTIMIN vijojnë papushim, pa të shtuna, pa të diela, pa orare e as lodhje, punën në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti, së bashku me të gjitha skuadrat e institucioneve qendrore e vendore, duke siguruar javë pas jave kthimin në banesa të reja individuale të familjeve në zonat rurale, paralelisht me progresin e përditshëm në zonat ku janë projektuar lagje të reja, brenda apo ngjitur me qytetet e goditura

Në Shijak:

• Ka përfunduar 1 shkollë dhe 2 të tjera përfundojnë brenda vitit 2020

• Nisin së shpejti edhe 3 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 1 me fondet eq everisë shqiptare dhe 2 me fondet e donatorëve

• 400 banesa individuale përfundojnë brenda vitit dhe 67 të tjera brenda janarit 2021

• Nisin së shpejti edhe 200 banesat e fundit për këtë bashki

• Kanë përfunduar meremetimet për 24 pallate dhe vazhdon puna në 3 të fundit

• 1844 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 408,996,303 lekë

• 897 familje shërbehen me bonus qeraje prej muajit Dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi", shkruan Kryeministri.

Kryeministri Rama ishte sot në Shijak ku pa nga afër shtëpitë e reja të 3 familjeve që ishin dëmtuar nga  tërmeti i 26 nëntorit. Në postimin në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë videon nga Shijaku, Kryeministri Rama shkruan se 58 familje të kësaj do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja.

Ditën e premte Kryeministri bëri bilancin e një viti nga procesi i rindërtimit për zonën e Durrësit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona. Në bilancin e një viti në zonën  e Durrësit, Rama thekson se janë rindërtuar nga e para me fondet e qeverisë shqiptare 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër, ndërsa nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Butak: 30/11/2020 16:09

    O rama o mortje. Sa here del me tigrin me krah aq here me i pa besueshem je. Kokrra legenit paske qene.

    Përgjigju
    • Krokodili: 30/11/2020 21:37

      Hahahaha amon e ke pa si e ma koken ul ahmuti sa her dalin qe flasin neper kantiere

    • Tahir tarfyci: 30/11/2020 17:12

      Mbaje me shkum!!!!!!!!!!!!!!!!! Rama eshte CUB

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?