Bill Clinton kujton 25-vjetorin e çlirimit, Osmani e falënderon për paqen në Kosovë

12 Qershor, 09:25| Përditesimi: 12 Qershor, 09:35

  • Share

1718177723_osmani.JPG

 

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kryesor në ndërhyrjen e NATO-së për të ndal gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit.

Clinton ka publikuar sot (12 qershor) një video në platformën “X” në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-së, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë.

“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë. 25 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën aleatët e NATO-s në një kampanjë ajrore që me sukses përjashtoi forcat serbe, duke i dhënë fund represionit dhe kampanjës për spastrim etnik prej një dekade, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.  Veprimi ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës në 2008”, ka shkruar Clinton.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani në rrjetet sociale, e cila e falënderon ish-presidentin.

“Dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar Osmani.


Lajmi kryesor:

25-vjetori i çlirimit, 1500 pjestarë të FSK dhe Policia e Kosovës marshim në shesh! Uron dhe Bill Clinton! Ish-sekretari i NATO: Krenar për atë që bëmë


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?