Olaf Scholz dhe Vladimir Putin

Biseda telefonike midis Putin-Scholz, analistët ushtarakë: Kremlini intensifikon fushatën për të ndikuar në vendimmarrjen perëndimore në favor të Rusisë

16 Nëntor, 09:43| Përditesimi: 16 Nëntor, 09:50

  • Share

Rusia po “intensifikon” një fushatë që synon “të ndikojë në vendimmarrjen perëndimore në favor të Rusisë”, kanë thënë analistët ushtarakë (ISW).

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Vladimir Putin zhvilluan dje (15 nëntor) një bidedë telefonike, e para mes lidërve që nga dhjetori i 2022.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kritikoi këtë komunikim duke u shptehur se ajo hapi “kutinë e Pandorës” dhe minoi përpjekjet për të izoluar liderin rus.

Gjatë telefonatës, Putin “përsëriti disa operacione informacioni të Kremlinit që synojnë të ndikojnë në qeverinë gjermane dhe shtetet e tjera perëndimore për të presionuar Ukrainën në negociata të parakohshme paqeje në vend që t’i ofrojë Ukrainës mbështetje të mëtejshme ushtarake”, tha Instituti për Studimin e Luftës në konferencën e tij të fundit.

Sipas institutit me bazë në Uashington, Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Moskë kanë “intensifikuar retorikën që synon të ndikojë në politikën e jashtme të qeverisë së ardhshme të SHBA nën presidentin e zgjedhur Donald Trump”.

Kremlini ka nënvizuar gjithashtu kërkesën e tij që çdo marrëveshje paqeje duhet të pranojë përfitimet territoriale të Rusisë në Ukrainë.

“Kremlini ka të ngjarë të synojë të përfitojë nga pasiguria në lidhje me politikën e ardhshme të SHBA në lidhje me Ukrainën duke intensifikuar fushatën e tij të kontrollit refleksiv kundër aleatëve evropianë të Ukrainës,” tha ISW.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?