Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ditën e djeshme (7 dhjetor) ishte në Paris, ku mori pjesë për ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.
Gjatë kësaj ngjarje Osmani ka takuar presidentin e sapozgjedhur Donald Trump dhe multimiliarderin Elon Musk, i cili do jetë pjesë e qeverisjes 4-vjeçare të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Madje nga fotot e publikuara në platformën X ajo shihet se ka biseduar me Trump edhe në prani të Presidentit francez Emmanuel Macron.
Osmani shkruan se ishte nder ta takonte Trumpin dhe ta uronte për fitoren “në emër të popullit të Kosovës”.
"Ndërsa isha në Paris, ishte një nder të takova Presidentin DonaldTrump. E përgëzoj për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë", shkruan Osmani krah fotove të publikuara.
Ndërsa lidhur me takimin me Elon Musk, Osmani shprehet se pati një bised lidhur me eficiencën në qeverisje dhe luftën ndaj dezinformimit.