FRANCË- Katedralja e Parisit, Notre-Dame është rihapur këtë të shtunë (07 dhjetor 2024), pas 5 vitesh pune të pandërprerë për rindërtimin dhe restaurimin për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.
Të pranishëm në ceremoninë hapëse ishin liderë nga e gjithë bota, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.
Me tre trokitje në dyert e saj nga Kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich, katedralja u kthye në jetë dhe tashmë mund të frekuentohet nga besimtarët e krishterë dhe jo vetëm.
"Notre Dame, model i besimit, hapi dyert për të bashkuar në gëzim fëmijët e Zotit", tha ai, duke goditur portën me një shkop druri të punuar nga një tra i çatisë së katedrales që i mbijetoi zjarrit pesë vjet më parë.
Në fjalimin e tij para të ftuarve specialë në ceremoni, presidenti Macron shprehu mirënjohjen e Francës për vendet, organizatat dhe individët që kontribuan për rikonstruktimin e katedrales 861-vjeçare.
“Kemi rizbuluar se çfarë mund të bëjnë kombet e mëdha: arrijnë të pamundurën”,-tha Macron.
“Ne duhet ta vlerësojmë këtë mësim të brishtësisë, përulësisë dhe vullnetit dhe kurrë nuk duhet të harrojmë se sa vlen secili person dhe se madhështia e kësaj katedraleje është e pandashme me punën e të gjithë juve”, shtoi presidenti francez gjatë ceremonisë.
Para ceremonisë, presidenti i zgjedhur Donald Trump mbërriti në pallatin Elysee, ku fillimisht zhvilloi një takim “kokë më kokë” me kreun e shtetit francez. Pak minuta më pas, në pallatin presidencial mbërriti dhe presidenti Volodymyr Zelensky, duke zhvilluar një takim të përbashkët me dy liderët perëndimorë.
Pas takimit trepalësh, Zelensky tha përmes një postimi në rrjetin social “X”, se presidenti i zgjedhur amerikan ishte konsistent në qëndrimin e tij lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës.
Pothuajse 170 peshkopë nga Franca dhe të huaj, së bashku me priftërinj nga 133 famullitë e dioqezës së Parisit morën pjesë në ceremoninë e rihapjes. Rihapja e Notre Dame ndodhi në kohën kur bota po përballet me trazira, me luftëra në Ukrainë e Lindje të Mesme. Për të krishterët dhe për udhëheqësit e Notre Dame, ceremonia e rihapjes do të përçojë simbolin e unitetit dhe shpresës.
Për shumë, rihapja e Notre Dame nuk është vetëm një arritje e Francës, por e botës, teksa katedralja pritet të mirëpres 15 milionë vizitorë në vit, nga 12 milionë sa kishte pritur para zjarrit të madh.
Pas zjarrit të vitit 2019, shumë shpejt u mblodhën pothuajse 1 miliard dollarë donacione nga e mbarë bota, duke dëshmuar se Notre Dame është një monument që tërheq vëmendjen e gjithë botës.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë hapëse të Katedrales së Parisit, Notre-Dame.
Në disa foto të publikuara në mediat e huaja, Rama shihet krah bashkëshortes së tij Linda Rama, ndërsa të pranishëm ishin edhe liderë nga e gjithë bota.
Ceremonia e rihapjes së Katedrales “Notre-Dame” në Paris u ndoq nga vetëm 4 mijë francezë, të pozicionuar afër ndërtesës. Lajmin e bën të ditur media franceze “Le Monde”, e cila thekson se pritshmëritë ishin më të larta.
Sipas mediave të huaja, autoritetet franceze kishin ngritur infrastrukturën e nevojshme për një audiencë prej 40 mijë personash.
Për shkak të erërave të forta, e gjithë ceremonia u zhvillua brenda katedrales. Disa faza të festimeve ishin planifikuar në sheshin përpara ndërtesës, duke përfshirë fjalimin e Emmanuel Macron, filmin që tregon rindërtimin e katedrales dhe një koncert madhor.
Manjati amerikan i teknologjisë, Elon Musk, ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të katedrales 'Notre-Dame' në Paris.
Sipas mediave të huaja ai ka mbërritur me vonesë në ceremoni, por sidoqoftë miliarderi ka publikuar një video nga brenda katedrales, në rrjetin social "X".
Magnificat Cathédrale @NotreDameParis pic.twitter.com/NIqb6yNxc5
— Elon Musk (@elonmusk) December 7, 2024
Në ceremoninë e rihapjes së katedrales "Notre-Dame", ishte e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shpërndarë një fotografi nga kjo ngjarje.
Ajo shihet duke shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.
"Rilindja e kësaj Kishe të admirueshme le të jetë një shenjë profetike e ripërtëritjes së Kishës në Francë. Unë i ftoj të gjithë të pagëzuarit që do të hyjnë me gëzim në këtë Katedrale të ndiejnë krenarinë e ligjshme dhe të rimarrin trashëgiminë e tyre të besimit".
Kështu shprehet Papa Françesku në një mesazh dërguar kryepeshkopit të Parisit, Imzot Laurent Ulrich, me rastin e rihapjes së Katedrales 'Notre-Dame'. Mesazhi u lexua nga Nunci Apostolik në Francë, Imzot Celestino Migliore.
"Ne të gjithë ende e kujtojmë zjarrin e tmerrshëm që pesë vjet më parë dëmtoi rëndë ndërtesën. Zemrat tona u fundosën duke rrezikuar të shohim të zhduket një vepër besimi dhe arkitekturë e krishterë, një dëshmitar shekullor i historisë suaj. Sot, trishtimi dhe zia i lënë vendin gëzimit, festës dhe lavdërimit të të gjithë atyre, veçanërisht zjarrfikësve, që punuan me guxim për të shpëtuar këtë monument historik nga rrënimi, për bujarinë e madhe ndërkombëtare që kontribuoi në restaurim",- shprehet Papa Françesku.
"Me rindërtimin e Notre-Dame ne rizbuluam atë që kombet e mëdha mund të bënin: të arrinin të pamundurën."
Kështu tha Presidenti Emmanuel Macron në fjalën e tij për rihapjen e katedrales në përfundim të punimeve që zgjatën 5 vjet.
“Për 5 vjet çdo burrë, çdo grua që punoi këtu, çdo gjest nga çdo cep i largët i botës ishte i nevojshëm”, nënvizoi Macron, duke këmbëngulur në rëndësinë e “vëllazërisë së një populli, të vëllazërisë universale dhe të ndihmës reciproke”.
Foto ilutruese
Në fjalimit e tij për inaugurimin e katedrales Notre-Dame, Presidenti Emmanuel Macron shprehu të gjithë "mirënjohjen e Francës për ata që shpëtuan, ndihmuan dhe rindërtuan Notre-Dame".
"Kambanat që kanë shoqëruar historinë tonë po bien përsëri:,- tha Macron.
“Ne duhet ta vlerësojmë si thesar këtë mësim brishtësie, përulësie dhe vullneti dhe të mos harrojmë kurrë se sa shumë ka çdo person dhe se si madhështia e kësaj katedrale është e pandashme nga puna e të gjithëve”, tha Macron në ceremoninë e rihapjes.
Macron e mbyll fjalimin e tij duke thënë “rroftë Notre-Dame” dhe rroftë republika franceze.
Pas rihapjes së katedrales "Notre-Dame", të parët që u falenderuan brenda saj, ishin zjarrëfikësit të cilët luftuan me flakët që përfshinë katedralen 5 vite më parë, duke minimizuar kështu dëmet.
Qindra të ftuar, personalitete si Emmanuel Macron, Sergio Mattarella, Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, duartrokitën për 5 minuta zjarrëfikësit që bënë një punë veëmohuese për shpëtimin e katedrales mbi 800-vjeçare.
L’émouvante ovation de toute la Cathédrale pour les sapeurs pompiers de Paris, intervenus lors de l’incendie ce 15 avril 2019.#NotreDameDeParis pic.twitter.com/BwhnP2efIP
— Nicolas Laurent (@NLLLaurent) December 7, 2024
Katedralja ikonë "Notre Dame" e Francës ka rihapur zyrtarisht dyert e saj për herë të parë që kur një zjarr shkatërrues pothuajse shkatërroi monumentin 861-vjeçar në vitin 2019.
Restaurimi pesë-vjeçar shihet gjerësisht si një nxitje për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili mbështeti afat kohor ambicioz.
Me tre trokitje të zhurmshme në dyert e saj nga Kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich, duke tundur një staf të gdhendur nga trarët e djegur nga zjarri, katedralja u kthye në jetë.
Për herë të parë që nga zjarri shkatërrues i vitit 2019, kryevepra imponuese gotike është rihapur për adhurim.
Për herë të parë në pesë vjet, kambanat e Katedrales Notre Dame kanë filluar të bien. Tingulli shënon fillimin e ceremonisë së rihapjes së vendit të adhurimit pas zjarrit shkatërrues më 15 prill 2019.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas takimit trepalësh në pallatin Elysse në Francë, me presidentin Emmanuel Macron dhe Donald Trump.
“Kam pasur një takim të mirë dhe të frytshëm trepalësh me Presidentin Donald Trump dhe Presidentin Emmanuel Macron në Elysee. Presidenti Trump, si gjithmonë, ishte i vendosur. E falënderoj. Gjithashtu i shpreh mirënjohjen time Emmanuelit për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë. Ne folëm për njerëzit tanë, situatën në terren dhe një paqe të drejtë",- shkruan Zelenskynë rrjetin social "X".
"Ne ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë në kontakt. Paqja përmes forcës është e mundur",- shton ai.
I had a good and productive trilateral meeting with President @realDonaldTrump and President @EmmanuelMacron at the Élysée Palace.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 7, 2024
President Trump is, as always, resolute. I thank him. I also extend my gratitude to Emmanuel for organizing this important meeting.
We all want… pic.twitter.com/eKMtuhp2ZI
Presidenti Volodymyr Zelensky është pritur me ovacione në katedralen "Notre-Dame", e cila po rihapet sot, 5 vjet pasi u dogj.
Me hyrjen e tij në katedrale, qindra njerëz të pranishëm brenda u ngritën në këmbë për të duartrokitur presidentin ukrainas.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka mbërritur në katedralen "Notre-Dame' për ceremoninë e rihapjes së saj, ku u prit sërish nga presidenti Emmanuel Macron pas një takimi në pallatin Elysee së bashku me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Princi William ka mbërritur për ceremoninë e rihapjes së katedrakes "Notre- Dame" Ai do të takohet me Donald Trump pas ceremonisë dhe jo më parë siç ishte planifikuar më parë.
Gjithashtu, princi britanik do të takohet me Zonjën e Parë të SHBA, Jill Biden. Moti i keq po shkakton vonesa dhe ndryshime në orar.
"Krenar për miqësinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës. Kemi shumë sfida për të përballuar së bashku."
Kështu shkruan në rrjetin social "X", presidenti Emmanuel Macron, i cili në Paris, me rastin e ceremonisë së rihapjes së Notre Dame, takoi presidentin amerikan dhe liderin ukrainas Vlodymyr Zelensky.
Bienvenue @realDonaldTrump.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) December 7, 2024
Fier de l’amitié entre les États-Unis d’Amérique et la France. Nous avons tant de défis à relever ensemble. pic.twitter.com/Nv4HbpLizT
Në minutat e fundit, presidenti Emmanuel Macron ka zëvendësuar kryeministrin Michel Barnier në pritjen e mysafirëve jashtë Notre-Dame.
Ai ka përshëndetur paraardhësit François Hollande dhe Nicolas Sarkozy përpara se të bënte një foto zyrtare me Mbretin Philippe dhe Mbretëreshën Mathilde të belgëve.
Macron shkëmbeu një përqafim të ngrohtë me presidentin polak Andrzej Duda ndërsa Henri, Duka i Madh i Luksemburgut dhe gruaja e tij Maria Teresa dolën me shpejtësi nga makina e tyre drejt tendës jashtë katedrales për t'i shpëtuar shiut.
Pas takimit të tij të shpejtë trepalësh në Pallatin Élysée me Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, Macron është tani në katedralen "Notre-Dame". Ai shoqërohet nga gruaja e tij, Brigitte Macron dhe kryeministri Michel Barnier.
Zelensky, Trump dhe Macron janë larguar nga pallati presidencial Élysée, duke përfundur kështu takimi trepalësh që zgjati për disa minuta.
Në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame këtë mbrëmje, Donald Trump do të ulet midis Emanuel Macron dhe Brigitte Macron në rreshtin e parë.
Gjithashtu është bërë e ditur se Zonja e Parë amerikane ka mëbrritur në në Paris pa bashkëshortin e saj, presidnetin Joe Biden.
Volodymyr Zelensky është gjithashtu në rreshtin e parë, pak më larg në të djathtë, lexojmë në faqen e internetit Le Figaro.
John Kerry, Isabelle Barnier dhe Michele Barnier
Ish Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ish kryeministri francez Michel Barnier dhe gruaja e tij Isabelle Barnier, kanë mbërritur pranë katedrales "Notre-Dame", për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së saj.
Kujtojmë se qeveria franceze me në krye Barnier, u shkarkuan nga një mocion mosbesimi të miratuar me 331 vota në Asamblenë Kombëtare.
Rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish pritet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në ceremoninë që shënon rindërtimin e kryeveprës gotike, pesë vjet pas zjarrit të vitit 2019 që shkatërroi monumentin e trashëgimisë botërore dhe rrëzoi majën e saj.
Georgia Meloni dhe Emmanuel Macron/ Foto nga arkiva
Kryeministrja Giorgia Meloni mbërriti në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame, një nga monumentet simbolike të trashëgimisë kulturore botërore.
Në fund të ceremonisë, liderët e ftuar do të zhvendosen në Pallatin Elysee për darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës Franceze dhe bashkëshortja e tij për krerët e shteteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Pallatin Elysee ku u prit nga kreu i protokollit të presidencës.
Zelensky u shoqërua menjëherë brenda për t'u bashkuar presidentit Emmanuel Macron dhe Donald Trump, dhe për të filluar takimin trepalësh që nuk ishte planifikuar.
Media franceze "Le Monde" ka publikuar foto nga brenda katedrales ikonike të Parisit, "Notre-Dame", e cila sot po rihapet e rikonstruktuar, 5 vite pasi u përfshi nga një zjarr i madh.
Në më pak se dy orë nga ceremonia e rihapjes, disa nga të ftuarit në këtë ngjarje, nuk kanë hezituar të futen brenda katedrales mbi 800-vjeçare.
Donald Trump dhe Emmanuel Macron, 07 dhjetor 2024
Me të mbërritur sot në Elysee, Donald Trump vlerësoi "marrëdhëniet e shkëlqyera" me Emmanuel Macron. Ndërsa presidenti francez, nga ana e tij, tha se ishte "një nder i madh" të priste presidentin e zgjedhur amerikan në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame.
Përpara se të "izoloheshin" në sallat e Elysee për një bisedë private, Trump dhe Macron shkëmbyen disa batuta para gazetarëve.
Presidenti francez kujtoi se Trump "ishte president" në vitin 2019, "kur flakët shpërthyen në katedrale".
"Më kujtohet solidariteti i tij dhe reagimi i tij i menjëhershëm:,-tha Macron për Trump.
Nga ana e tij, Trump kujtoi “momentet e mira” dhe “suksesin” e marrëdhënieve franko-amerikane gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
“Është nder të jesh këtu – i tha Trump, presidentit Macron – bota po çmendet pak, ne do të flasim për këtë”.
Sergio Mattarella
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, mbërriti në aeroportin e Parisit Le Bourget për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Bazilikës Notre Dame pasdite. Mattarella do të marrë pjesë në darkën në Elysee të organizuar nga Macron për liderët e pranishëm në ngjarje.
Donald Trump dhe Emmanuel Macron, 07 dhjetor 2024
Donald Trump ka mbërritur në Pallatin Elysee për një takim me presidentin francez Emmanuel Macron. Presidenti i zgjedhur amerikan mbërriti 30 minuta pas orarit zyrtar.
Elon Musk
Miliarderi amerikan dhe kreu i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk do të jetë në Paris këtë të shtunë pasdite për ceremoninë e hapjes së Notre Dame. Kështu raporton Le Parisien.
Katedralja ikonë e Notre-Dame e Francës do të rihapë zyrtarisht dyert e saj sot për herë të parë që nga zjarri shkatërrues në prill 2019, kur monumenti 861-vjeçar pothuajse u shkatërrua.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Paris, ku do të pritet nga presidenti francez Emmanuel Macron para festimeve, të cilat do të fillojnë në orën 19:00.
Po ashtu, ka mbërritur edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Priten gjithsej 1500 të ftuar.
Në vend që të fillojë në oborrin e kishës së katedrales, siç ishte planifikuar fillimisht, për shkak të erërave të forta që priten këtë mbrëmje, e gjithë ceremonia e hapjes do të mbahet brenda Notre Dame.
Çudi si ky brekushexhiu bojaxhi i yni me atlete të bardha nuk ishte krahpërkrah me Melonin dhe Macronin në rreshtin e parë??? Apo kishtr frikë nga Trump, me pak fjalë dhjaks ahahahhahah
Përgjigju