Ceremonia e rihapjes së Katedrales “Notre-Dame” në Paris u ndoq nga vetëm 4 mijë francezë, të pozicionuar afër ndërtesës. Lajmin e bën të ditur media franceze “Le Monde”, e cila thekson se pritshmëritë ishin më të larta.
Sipas mediave të huaja, autoritetet franceze kishin ngritur infrastrukturën e nevojshme për një audiencë prej 40 mijë personash.
Për shkak të erërave të forta, e gjithë ceremonia u zhvillua brenda katedrales. Disa faza të festimeve ishin planifikuar në sheshin përpara ndërtesës, duke përfshirë fjalimin e Emmanuel Macron, filmin që tregon rindërtimin e katedrales dhe një koncert madhor.
Lajmi kryesor:
Rihapet Katedralja e ‘Notre-Dame’, Trump e liderët botërorë në Paris! Kambanat bien për herë të parë pas 5 vitesh! Macron: Le t’ia kthejmë botës! I pranishëm edhe Rama
K.M/ReportTv.al