Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës vazhduan këtë mëngjes në Doha të Katarit, sipas një burimi palestinez pranë bisedimeve. "Diskutimet janë ende të përqendruara në mekanizmat e zbatimit të një marrëveshjeje armëpushimi, në veçanti në klauzolat që lidhen me tërheqjen e ushtrisë izraelite dhe ndihmën humanitare" për territorin palestinez, tha burimi për AFP-në.
Lajmi kryesor:
Gaza/ 5 ushtarë izraelitë vriten në një shpërthim me bombë, 14 të tjerë u plagosën
A.I/ReportTv.al