SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar bisedimet me Rusinë në Riad për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Nga rezidenca e tij Mar-a-Lago, Trump tha për gazetarët se bisedimet shkuan shumë mirë.
I pyetur nëse ndihet më i sigurt për një marrëveshje pas bisedimeve midis Marco Rubios dhe Sergei Lavrov, Trump u shpreh: "Shumë më i sigurt. Ishin shumë të mira."
Ukraina është përjashtuar nga bisedimet dhe presidenti Volodymyr Zelensky shtyu udhëtimin e tij në Arabinë Saudite, të planifikuar për të mërkurën. Trump tha se ishte i ‘zhgënjyer’ nga ‘protesta’ e Zelesnkyt. Madje, ai tha se "Ukraina nuk duhej ta kishte nisur kurrë luftën."
"Jam shumë i zhgënjyer. Kam dëgjuar që janë të pakënaqur që nuk kanë një vend në tryezë. Por ata e kanë pasur një vend për tre vjet dhe shumë më gjatë se kaq. Kjo mund të ishte zgjidhur fare lehtë."
I pyetur nëse mbështet vendosjen e trupave paqeruajtëse europiane në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, Trump u përgjigj: "Jam plotësisht dakord. Nëse ata duan ta bëjnë, do të ishte në rregull."
Ndërkohë, pas bisedimeve sekretari amerikan i Shtetit, Marcio Rubio ka zhvilluar biseda me homologët e tij në Britani, Francë, Itali dhe Gjermani, plus përfaqësuesen e BE-së Kaja Kallas. Kjo e fundit në një reagim në platformën ‘X’, shkroi se Putin po përpiqet t’i ndajë dhe nuk duhet të bien në grackën e tyre.
“Së bashku me ministrat e jashtëm evropianë, fola me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio pas bisedimeve të tij në Riad. Rusia do të përpiqet të na ndajë. Të mos biem në grackat e tyre. Duke punuar me Shtetet e Bashkuara, ne mund të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, sipas kushteve të Ukrainës”, shkruan Kallas.
Takimi SHBA-Rusi në Arabinë Saudite midis Marco Rubios dhe Sergei Lavrov u cilësua pozitiv nga të dyja shtetet. DASH thotë se u gjet dakordësia për nisjen e negociatave për paqen në ukrainë për të cilat do formohen delegacione të nivelit të lartë dhe gjithashtu për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Rusi. Marco Rubio thotë se edhe BE duhet të jetë pjesë e negociatave të paqes.
Komente

Hahaha me te vertet e ka thene Trump??!! Uaaa ky eshte kulmi,si mundet qe Amerika te nderroje fytyre me nje shpejtesi te tille??!!Zelesky filloi luften thote Trumpi,zot na ruaj prej ketij!!!!,ka keshilltare ky apo jo??,ore ti thone qe eshte Putin qe sulmoi Ukrahinen,jo e kunderta,edhe amerikani me injorant e di qe nuk e filloi Zelesky,,, asnjehere nuk ka qe Rama profetik sa atehere kur tha qe "zgjedhja e Trumpit mund shkaktoje deme ne gjithe Boten". Sipas Trumpit ajo qe kemi pasur si koncept, sovranitetin e lire deri tani,vlen zero,sipas tij vlen ai qe eshte me i forti,e kjo perkthehet ne luftra kudo,sepse kjo eshte nje leje veprimi per kedo qe ndihet i forte,sidomos ata te veriut te kombit tone!! Çfare pabesie o zot!!
PërgjigjuORE ,,Luften nuk e nisi ukraina,,,rusia e sulmoi ukrainen....cfare po flisni keshtu...a jeni ne terezi....
Përgjigjuky ka pjerdh nga trute