Bizë/ RENEA dhe Regjimenti i Helikopterëve Farkë stërvitje të përbashkët, rritje e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale

20 Tetor, 11:59| Përditesimi: 20 Tetor, 12:15

  • Share

Njësia Speciale RENEA, në bazë të programit stërvitor të miratuar nga Drejtoria e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, zhvilluan një stërvitje të përbashkët  në rajonin stërvitor të Bizës.

Tema e kësaj stërvitjeje ishte “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”.

"Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale, duke ndërvepruar dhe koordinuar taktikisht me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme reale", njofton Policia e Shtetit. 

Stërvitja e përbashkët u realizua me sukses duke arritur qëllimin e saj.  Në përfundim të stërvitjes u ra dakord që eksperienca të tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjin: 20/10/2024 14:33

    Bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?