‘Gërdeci’/ Biznesi i vdekjes: David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën!

9 Gusht, 19:30| Përditesimi: 9 Gusht, 22:32

  • Share

David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit që lidhi kontratë me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e fishekëve, ka rrëfyer takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë, si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Packouz foli në një intervistë të gjatë në podcast-in “Connect” të publikuar në datën 7 korrik të këtij viti për kontratën që ai dhe ortaku i tij lidhën me qeverinë shqiptare për tregtinë e fishekëve.

Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Mihal Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën. Ndër të tjera Packouz flet edhe për biznesmenin Kosta Trebicka, i cili pas tragjedisë së Gërdecit denoncoi aferën, por fill më pas humbi jetën në një aksident sipas tij të dyshimtë, në qarkun e Korçës.

Ish-zëvëndës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY”, ortak me Diverolin pretendon se politika shqiptare ishte e përfshirë në këtë proces. Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

'Ai (Deviroli) shkon në Shqipëri! Shkon dhe takohet me drejtorin e kompanisë shqiptare të eksportit Ylli Pinarin. Evetualisht, Ylli thotë: Do bëjmë një takim me personin që i merr këto vendime! Dhe ai bën takim me një person që quhej Deliorgji. Deliorgji, gjë që e zbuluam më vonë, ishte kreu i mafies shqiptare. Dhe në një farë mënyrë u përfshi me këtë gjë dhe është i lidhur me djalin e kryeministrit, i cili ishte gjithashtu në takim.

Po kështu ndodh, edhe në Rusi! Qeveria dhe mafia, bashkëpunojnë me njëra-tjetrën! Kështu që Deliorgji i thotë Diverolit: E kuptoj që t'i do një çmim më të mirë dhe e di që je duke paguar, këtë personin tjetër Kosta Trebickën, këtë shqiptarin tjetër, për ripaketimin e municioneve! Atëherë pse nuk ma jep mua kontratën e ripaketimit? Unë do t’i ripaketoj dhe do të bëj para nga ajo kontratë dhe të jap një çmim më të ulët për municionet?

Efraim thotë: Po, kjo me duket ide shumë e mirë! Ai është i pushuar... t’i sapo u punësove!

Dhe Kosta që zotëronte kompaninë e ripaketimit më merr dhe më thotë: Më kanë ngelur paketime me vlerë 20 mijë dollarë! Këto nuk do t’ju duhen gjithsesi, atëherë pse nuk i blini nga unë? Që mos të humbas 20 mijë dollarë me këto paketime.

Edhe i them Efraim-it: Pse nuk i blejmë këto paketime nga ai? Edhe ai thotë: Varja atij! Çfarë mund të bëj ai? Edhe unë i thash... Efraim, ai di çdo gjë! Ai e di për ripaketimin dhe pse po e bëjmë ne këtë! Jepi 20 mijë dollarë! Ne kemi një kontratë prej 300 milionë dollarësh!

Si përfundim, Kosta u mërzit vërtetë shumë! Dhe kontaktoi me Neë York Times dhe u tregoi se çfarë ishim duke bërë. Dhe kontaktoi me FBI-në dhe u tregoi se çfarë ishim duke bërë! Dhe gabimi me i madh i tij ishte se ai kontaktoi me gazetarinë shqiptare dhe u tha atyre që politikanët shqiptarë ishin duke përfituar nga kjo marrëveshje. Një javë më vonë, ai përfundon i vdekur. Në një aksident shumë të dyshimtë me makinë. Asnjë nuk e beson se ishte vërtetë një aksident, por e bënë të dukej si të tillë!'- tha Packouz.

Gjatë intervistës, Packouz, (1.07), tregon po ashtu se Henry, tregtar zviceran armësh ishte një shok i mirë me djalin e kryeministrit.

‘Arritëm marrëveshjen nga Henry (Shenim: Heinrich Thomet), tregtar zviceran armësh që në film luhet nga Bradly Cooper. Henry ishte një shok i mirë me djalin e kryeministrit. Ai na dha çmimin më të mirë për kallashnikovët A4. Nuk e dinim që ishin kineze.’- shprehet ai.

David Packouz në shkurt të vitit të kaluar ka dhënë edhe një intervistë për Report Tv. Në intervistë, Packouz thotë se me Shqipërinë u lidhën nga miku i tyre Henry Tome (Heinrich Thomet), që kishte miq në qeverinë shqiptare në atë kohë. Ai thotë se në takimin që u zhvillua në Tiranë mes Diverolit, Ylli Pinarit dhe Delijorgji, ka qenë edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha që e kanë njohur menjëherë.

Packouz është një prej dëshmitarëve që SPAK ka kërkuar që t'i merret dëshmia përmes letërporosisë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në lidhje me masakrën e Gërdecit me 15 mars 2008, ku humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën, ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu po gjykohet për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës'.

*Nga 1:30:06 flet për 'Municionet nga Shqipëria'

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?