Biznesi kundër akuzave të PD në Elbasan: Distancohuni nga sulmet ndaj investitorëve, mos cënoni sipërmarrjet e ndershme

6 Qershor 2020, 17:15| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 17:33

  • Share

Pronarët e biznesit "Fish City" në Labinot të Elbasanit kanë reaguar pas protestës së një dite më parë nga një grup banorësh të mbështetur dhe nga ish deputeti demokrat Luçiano Boçi, pranë investimit të tij dhe akuzave për pronat dhe si ndotës të ajrit dhe lumit Shkumbin. Sot pronari i "Fish City", Gjergj Luca u shpreh përmes një deklarate duke i cilësuar akuzat kundër tij si fyerje. Ai shprehet më tej se u ka ardhur në ndihmë komunitetit me një projekt të rëndësishëm ku kanë përfituar mbi 1000 persona.

Për protestën ka reaguar edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së qarkut të Elbasanit, që shigjeton opozitën. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në një prononcim pas ankesës së marrë nga biznesmeni Gjergj Luca për rastin e incidentit të ndodhur në protestën e banorëve të zonës së Labinotit "i bën thirrje klasës politike të distancohet nga sulmet e hapura kundrejt biznesit duke marre parasysh faktin e pa mohueshëm të një investimi strategjik për qytetin me efekt në punësimi shumë të gjerë në zbutjen e problemeve sociale dhe ekonomike për zonën dhe mbarë qytetin".

"Problemet teknike të ndikimit në infrastrukturë dhe ambient duhet të adresohen në institucionet përkatëse duke i lënë mundësi stafit teknik për zgjidhjen e problemeve dhe kompensimit sipas ligjit të sipërfaqeve në shfrytëzim. Çdo bllokim në përmirësimin infrastrukturor është i dëmshëm për biznesin dhe banoret e zonës gjithashtu institucioni dhomës inkurajon dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellët komunitet-biznes pa përfshirje të asnjë flamuri politik, i cili dëmton imazhin e biznesit të ndershëm, i cili duhet konsideruar një aset i shenjtë kombëtar", shprehet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Biznes Albania, e cila deklaron se investimet e ‘Fish City’ në Elbasan kanë sjellë zhvillim në zonë dhe për këtë arsye u kërkon përfaqësuesve të opozitës në këtë qytet që të distancohen nga sulmet kundër kompanisë. “Investimet e Fish City kanë sjellë zhvillim dhe punësim për Elbasanin. Apelojmë opozitën lokale të mos sulmojë kompaninë ‘Fish City’ si edhe të distancohet ndaj këtyre sulmeve. ‘Fish City’ është pioniere e biznesit si edhe krenari për sipërmarrjen shqiptare”, thuhet në reagimin e Biznes Albania.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 07/06/2020 19:11

    Kush punon e masakrojne. Nje nga investimet me te mira ne Shqiperi e shajne njerez qe nuk kane bere asgje ne jete, vetem te pergojojne te tjeret. Nje investim I bashkise per te bere rrugen ne nje pjese qe nuk ka lidhje me Fish city por mbrapa murit rrethues te saj, gjen PD dy familje dhe ja faturojne Luces. Luca para nje viti kerkoi te bente rrugen deri ne mes te fshatit dhe me ndricim per punetoret qe vijne nga zona dhe dolen po keta we kundershtuan she ai e la rrugen ne mes. Bering vetem 300 metra me asfalt. Eshte rruge jashte fish city dhe nxjerr fshatin ne rrugen nacionale. Ska asgje lidhje. Megjithese fshataret e zones I luteshin Luca u tha jo, smerrem me me ate pune. Ja kerkuan bashkise dhe bashkia e filloi. Dhe ngrihen kunder Luces. Interesi I Luces ishte qe edhe mbrapa fish city te pastrohej nga ferrat, por kur sduan smerrej me. Care interesi kishte te bente rrugen e fshatit? Vetem permiresim te jetes she banoreve. Sic ka bere kopshtin falas per punetoret. Cili biznes me Shqiperi e ka bere? Asnje.

    Përgjigju
    • Mirand: 09/06/2020 01:28

      sa e sa nga ju punoni dhe keni punuar te gjergj luca dhe tani e shani por jeni te pa bes ..forca fish labinoti ta quajm

    • justice: 07/06/2020 23:31

      Ato familjare ankohen per te drejtat e tyre zoteri jo per ti lepire allatet luces me shok sic thua ti kshu qe mos na cani trapin me fasadat e ktyre hienave se aty ku jan erdhen nga keto fshatare te urte po kur i jep doren ketyre te marrin krahun plehrat.posht komunistat

  • Aristidh: 07/06/2020 11:27

    Vetem bzines nuk mund te quhet kjo piramida Luces. Mos te flasim pastaj per ndotjen qe shkakton ne shkumbin e ne çekin te gramshit

    Përgjigju
  • Adi: 07/06/2020 05:43

    O plera skeni pun tjeter lerini njeriezit te punojn

    Përgjigju
  • Mafia: 06/06/2020 21:12

    Gjergj Luca zoteron prona ta pafund ne Shengjin. Se si i ka marre dihet. Edhe anijet e tij te peshkimit nuk nisen bosh

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/06/2020 18:07

    Ky fish city i ndrenikes eshte bere ndotesi me i rrezikshen per mjedisin ne Elbasan,pas ndotjes se ish kombinatit metalurgjik. Nese ne Shqiperi do fitoj drejtesia ky fish city duhet te paguaj ca deme mjedisore jo vetem si biznes partiak ku ben mbledhjet partiake kryeministri yne hallemadh.

    Përgjigju
    • Cubi: 06/06/2020 18:36

      Ky ujku deshka vendosur per te vendosur drejtesin e shqupit qe spo na shqitet nga 30 vjet.!!!!!!!!!!!! Ti qenke nje mjeran.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?