Biznesmeni Ilir Rrapaj e regjistroi kompaninë "Investital LLC" me të cilën fitoi tenderin 100 milionë dollarë për koncesionin e sterilizimit, me kapital 1000 euro në Prishtinë, një muaj pas udhëtimit në avion me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish zëvendës ministrin Klodian Rjepaj.
Sipas burimeve nga SPAK, biznesmeni Ilir Rrapaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion edhe pas shpalljes fituese të koncesionit.
‘"Investital LLC" rezulton se ky subjekt është regjistruar në datë 17.07.2014 në Prishtinë, me kapital 1000 euro, nga Ilir Rrapaj. Pra, vetëm një muaj pas udhëtimit së bashku me avion (datë 15.16.2014) me shtetasit Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendës Ministër i Shëndetësisë, shtetasi Ilir Rapaj krijon shoqërinë "Investital LLC", pjesë e kompanive që hyri në garë për konçesionin me 40%. Gjithashtu, kjo shoqëri është krijuar vetëm një muaj përpara se të dilte Urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë, Nr. 359, datë 18.08.2014 "Për ngritjen e Komisionit të dhënies së koncesionit" dhe ka pasur vetëm një të punësuar krijuesin e saj shtetasin Ilir Rrapaj.’- thanë burime për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Koncesioni i sterilizimit/ Si u krye mashtrimi! Biznesmeni Ilir Rrapaj fshehu miqësinë me Rjepaj dhe Beqajn! Frynë fiktivisht kostot e shërbimit
M.Q./ReportTv.al