Koncesioni i sterilizimit/ Si u krye mashtrimi! Biznesmeni Ilir Rrapaj fshehu miqësinë me Rjepaj dhe Beqajn! Frynë fiktivisht kostot e shërbimit

18 Gusht 2023, 16:56| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 22:10

  • Share

Rreziku i largimit nga Shqipëria për tiu shmangur hetimeve, ka qenë argumenti kryesor me të cilin SPAK ka kërkuar në gjykatë, arrestimin e ish-zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit fitues të koncesionit të sterilizimit, Ilir Rrapaj ky i fundit i akuzuar për mashtrim me pasoja të renda.

Gjykata çmon se ekziston rreziku që personat nën hetim Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj të largohen duke iu shmangur drejtësisë. Është për t’u përmendur fakti që këta persona në të shumtën e kohës qëndrojnë jashtë shtetit dhe nuk ndodhen në Shqipëri sipas sistemit TIMS. Këta persona janë me mundësi të larta financiare, mund të largohen lehtësisht nga territori shqiptar për të jetuar jashtë shtetit. Në këto rrethana rreziku i largimit dhe i fshehjes është tepër i lartë

Ndër të tjera, në vendim evidentohet fakti se veprat penale për të cilat akuzohen dy të arrestuarit kanë një marzh dënimi 7 dhe 10 vjet burgim. Vendimi i gjykatës Erion Bani, i dhënë në datën 23 qershor, citon ndër të tjera, se hetimet kanë nisur mbi bazën e kallëzimit të Nisma Thurje dhe mjekut Artan Koni. Për biznesmin Ilir Rrapaj ne vendim thuhet se ai ka mashtruar për kompaninë aktivitetin si dhe fitimin e tyre.

Miqësia e ngushtë e Rrapajt me Rjepajn e Beqjan që u mbajt e fshehur
Sipas të dhënave prokuroria e fajëson biznesmenin se ka mashtruar edhe per faktin se nuk ka patur njohje me zyrtaret e ministrisë së Shëndetësisë ndërkohë që ka rezultuar e kunderta. Sipas hetimeve të Prokurorisë biznesmeni Ilir Rrapaj ka qenë shok fakulteti, universiteti me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj me të cilin ka kryer udhëtime para dhe pas lidhjes së koncesionit.
Ky fakt, sipas Gjykatës dhe Prokurorisë përbën konflikt të fortë interesi për të cilin është mashtruar shteti shqiptar, sepse një raport i tillë duhet ta kishin deklaruar përpara se të lidhej koncesioni dhe se mund të përbënte shkak për përjashtimin e kompanisë nga koncesioni.

“Personi që ka patur kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe me Autoritetin Kontraktor Ministrinë e Shëndetësisë është shtetasi Ilir Rrapaj, i cili edhe pse nuk ka mbajtur ndonjë detyrë publike dilte jashtë shtetit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë me targa TR4112R, drejtuar nga shoferi i Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë” shkruhet në dosje.

Sipas prokurorisë, referuar ligjit për koncesionet, dhe prokurimet, faza e përgatitjes së studimit të fizibilitetit është bërë në kushtet e konfliktit të interesit, duke qenë se ka marrë pjesë Ilir Rrapaj dhe zv.ministri Klodian Rrjepaj në hartimin e gjithë dokumentacionit. Një situatë e tillë e konfliktit të interesit, sipas SPAK, përbën shkak për skualifimimin e subjektit nga gara.

Konkretisht, në momentin e dorëzimit të dokumenteve, pronari i“Investital LLC” Ilir Rrapaj, ka konsumuar veprën e mashtrimit, pasi ka plotësuar formularin ku shprehet se nuk është në kushtet e konfliktit të interesit me asnjë nga anëtarët e Komisionit.

Nga ana tjetër, prokuroria thekson se nga kqyrja e sistemit TIMS, lëvizjet e automjetit, hyrje-daljet në kufi dhe akte të tjera, del se biznesmeni ka pasur njohje dhe raporte të vëzhdueshme me Zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqja.

Si u frynë kostot e koncesionit në studimin e fizibilitetit
Një tjetër akuzë e SPAK, në dosjen e sterilizimit, është falsifikimi i dokumenteve. Sipas hetimit, zyrtarët e përfshirë në hartimin e dokumentacionit dhe negocimin e kontratës, kanë fryrë në mënyrë fiktive, kostot e koncesionit në studimin e fizibilitetit. Konkretisht, sipas prokurorisë, ata kanë futur medikamente dhe artikuj që nuk kanë qenë të nevojshëm për këtë procedurë.SPAK evidenton dëm ekonomik kur i referohet edhe raporteve të KLSH-së që ka evidentuar se shteti, kishte qendrën Kombëtare të Sterilizimit, e cila nëse do vihej në funksionim, do ta realizonte procesin me kosto më të e ulët, konkretisht 960 milionë lekë për gjithë vendin.  

Ministria e Financave, në një raport të vitit 2020 për zbatimin e kontratës koncesionare për sterilizimin vë në dukje se risku i financimit është marrë përsipër nga buxheti duke paguar rreth 5 milionë euro më shumë vetëm për vitin 2018.

Në projektbuxhetin e vitit 2020, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018.
Sipas raportit, pagesat për kontratën realizohen sipas skemës (pay x use), ndaj tejkalimi në nivel vjetor i numrit të ndërhyrjeve të planifikuara ka sjellë kostot shtesë për buxhetin e shtetit. Ministria e Financave thekson se niveli i ndërhyrjeve i parashikuar në kontratë ishte 62 957, ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117 000 ndërhyrje”.

Ora 20:55
Jo vetëm për Ilir Beqaj e Shkëlqim Canin, VOA: GJKKO orientoi SPAK të zgjerojë hetimet dhe për 4 zyrtarë të tjerë që kanë patur lidhje me 'sterilizimin'

1692268550_spak.JPG

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani si dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension, shkruan sot Zeri i Amerikës. 

Ish zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni i sterilizimeve Ilir Rrapaj u arrestuan më 17 gusht 2023 nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentash në bashkëpunim dhe mashtrim lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë dollarë të 8 vjet më parë, i cili nga dhjetori 2015 dhe deri sot ngjalli dyshime për korrupsion, shkelje të barazisë në garë dhe mosplotësim të kritereve ligjore.

Gjashtë zyrtarë të tjerë u vendosën me të njëjtat akuza nën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, si të dyshuar për bashkëpunim në këtë çështje.

Zyrtarët deri tani në hetim për koncesionin e sterilizimit
Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve'  'Shpërdorim detyre'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' akuzohet për 'Mashtrim'
Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve'  'Shpërdorim detyre'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, akuzohet për  'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorim detyre'
Arben Gjata- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
    Ora 20:29
    Koncesioni i sterilizimit/ Klodian Rjepaj e Ilir Rrapaj dikur bashkë në fakultet, tani bashkë tek 313-ta! Përgatitja e dokumenteve nisi 2 muaj para shpalljes së kontratës

    1692369426_rrapaj.JPG

    Nga hetimet duket që biznesmeni Ilir Rrapaj dhe zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj kanë shfrytëzuar miqësinë e tyre, njohjen në fakultet për të realizuar koncesionin afro 100 mln eurosh, 8 vite më parë dhe se gjithçka ka qenë e paramenduar.

    Koncensioni 10 vjeçar iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

    Duket që përgatitjet e dokumentacionit që do u shërbenin për koncesionin kishin nisur 2 muaj përpara se të shpallej njoftimi i kontratës në mënyrë elektronike në Agjencinë e Prokurimit Publik.

    Data e shpalljes së njoftimit të kontratës ishte 13 shkurt 2015, dhe meqë procedura e konçesionit ishte elektronike, para kësaj date asnjë operator ekonomik nuk mund të ishte në dijeni për objektin e koncesionit.

    Por nuk ka ndodhur kështu, më 18 dhjetor 2014 në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Servizi Italia nga zëvendëskryetari jepeshin të dhëna mbi objektin e projektit, për shërbimet që do të përfshinte, afatin 10 vjeçar të kohëzgjatjes që do të kishte ky projekt, si dhe faktin që ky projekt do të ishte një procedurë koncesioni dhe jo një prokurim publik i zakonshëm. Në këtë mbledhje thuhej se nëse bashkimi i përkohshëm i shoqërive do të rezultojë fituese do të vijohej me themelimin e shoqërisë së re.

    Këto fakte tregojnë qartë se dijeni të plotë mbi procedurën e dhënies së koncensionit dhe janë përgatitur për të plotësuar dokumentacionin që ata mendonin se do u shërbente përpara.

    “Pikërisht, personi që ka patur kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe me Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë Ilir Rrapaj, i cili edhe pse nuk ka mbajtur ndonjë detyrë publike dilte jashtë shtetit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë me targa TR4112R, drejtuar nga shoferi i Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë dhe se ka udhëtuar edhe me Ministrin e Shëndetësisë z.Ilir Beqaj' evidentohet në dosjen e SPAK.

    E  vërtetojnë dhe udhëtimet.

    Në 15 qershor 2014 Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri nga Italia periudhë kjo që përkon me veprimet përgatitore të Koncesionit.

    Tashmë prej 17 gushtit 2023, ish zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmeni i sterilizimeve Ilir Rrapaj që dikur kanë ndarë të njëjtin fakultet, të njëjtën makinë do të ndajnë bashkë burgun. GJKKO la sot në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg" dhe  Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj janë transferuar tek 313-ta. Ish zv/ministri i Shëndetësisë akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ e ‘falsifikim dokumentesh’ ndërkohë , biznesmeni i sterilizimeve spitalore akuzohet për mashtrim.

    Ndihmoi me informacionin gazetarja e Report TV, Keti Banushi

    Ora 18:55
    Koncesioni i sterilizimit, oficerët e policisë gjyqësore s’gjetën kontratën origjinale në Ministrinë e Shëndetësisë, sekuestruan kopjen e saj

    1675878019_ministria.JPG

    Oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë arritur që të sekuestrojnë kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas burimeve nga prokuroria, kur është kryer kontrolli zyrtarët e MSH-së, punonjësit nuk gjetën dhe nuk i vunë në dispozicion Kontratën origjinale të Koncesionit dhe as Anekset përkatëse oficerëve të policisë gjyqësore.

    ‘Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo provohet me procesverbalet "Për sekuestrimin e dokumenteve" mbajtur më datë 13.10.2021 14.10.2021 dhe 20.10.2021. Gjithashtu, duhet theksuar se megjithë kërkimet në institucion dhe në arkivën e MSHMS, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk vunë në dispozicion Kontratën origjinale të Konçensionit dhe as Anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është dokumentacioni origjinal i kopjes së njehsuar, të dërguar nga MSHMS përsa i përket procedurës së dhënies së Konçensionit me shkresën Nr.910/1 datë 19.02.2020.’- mëson Report Tv.

     

    Ora 17:56
    Biznesmeni Rrapaj regjistroi biznesin në Prishtinë një muaj pasi udhëtoi në avion me ish-ministrin Beqaj dhe zv.ministrin Rjepaj

    Biznesmeni Ilir Rrapaj e regjistroi kompaninë "Investital LLC" me të cilën fitoi tenderin 100 milionë dollarë për koncesionin e sterilizimit, me kapital 1000 euro në Prishtinë, një muaj pas udhëtimit në avion me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish zëvendës ministrin Klodian Rjepaj.

    Sipas burimeve nga SPAK, biznesmeni Ilir Rrapaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion edhe pas shpalljes fituese të koncesionit.

    ‘"Investital LLC" rezulton se ky subjekt është regjistruar në datë 17.07.2014 në Prishtinë, me kapital 1000 euro, nga Ilir Rrapaj. Pra, vetëm një muaj pas udhëtimit së bashku me avion (datë 15.16.2014) me shtetasit Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendës Ministër i Shëndetësisë, shtetasi Ilir Rapaj krijon shoqërinë "Investital LLC", pjesë e kompanive që hyri në garë për konçesionin me 40%. Gjithashtu, kjo shoqëri është krijuar vetëm një muaj përpara se të dilte Urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë, Nr. 359, datë 18.08.2014 "Për ngritjen e Komisionit të dhënies së koncesionit" dhe ka pasur vetëm një të punësuar krijuesin e saj shtetasin Ilir Rrapaj.’- thanë burime për Report Tv.

    S.G/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • vlonjati: 19/08/2023 08:55

      Eperse duhet tu sekuestrohen parate kur ata kane punuar me te gjitha forcat duke e bere naten dite per ato para.

      Përgjigju
      • Or tej: 19/08/2023 10:32

        Nuk i prek njeri leket. Rri i qete or teeeejjjjj

    • vlonjati: 19/08/2023 08:50

      Ministrit te shkrete Beqaj keta te dy ja kane hedhur,ai s'ka asnje faj. Beqaj eshte i paster por keta kane vjedhur dardhat mbas shpines se tij,ai s'mban asnje pergjegjesi.

      Përgjigju
    • Iris: 19/08/2023 01:59

      /KASEM/,vertet jemi popull i vogel e te lidhur,po mendo sikur te ishte kompania jote ne gare.Ketyre te treve ju eshte trashur muhabeti ne avion,por dhe miqesia,te cilen dy prej tyre e kishin qe ne UT dhe kane shkembyer kaq info.sa ky miku i mikut nxitoi te themelonte kompanine ne Kosove,pa zbritur mire nga avioni dhe i kane rregulluar punet kaq mire sa jo vetem bene /te panjohurin/ per njeri-tjetrin ne dokumente dhe fituan padrejtesisht kundrejt garuesve te tjere,sepse fale miqesise e njohjes qe kishin mes tyre,dinin me shume hollesi se garuesit e tjere.

      Përgjigju
    • Ceni: 18/08/2023 20:24

      Ky zv/ministri i takoka se dhe mbiemrin e paska fiks per kete pune!!

      Përgjigju
    • Boti: 18/08/2023 20:02

      Komentet per taksat e shquptareve qe ua kerkonin studenteve te mjekesise pas skishin fund. Komentet per keta r.o.p.q.i.r.a qenkan vetem futi ne burg. Po parate ore u qr, ku jane? Ku kane shkuar? Sa bashkepunetore jane, ku jane te tjeret pervec ketyre te dyve? Pse me vonese arresti? Desh harrova, burg dhe per ata studentet e mjekesise! Jo per taksat, jo, por qe nuk besojne tek ky sistem spektakolar ligjor.

      Përgjigju
    • Ndergjegja: 18/08/2023 17:40

      Nuk perben më lajm jo arresti i Rrapaj@Rrjepaj,as i Beqajt. Lajm perben arrestimi i SalihBerishes,IlirMetajt,FatosNanos dhe Edvin Ramës dhe ekstradimi i tyre ne USA .....KY po eshte lajm qe pret mbi 90% e popullit.

      Përgjigju
      • luli: 18/08/2023 20:06

        po po,vazhdo ti me fajin e ka Saliu

    • Kasem Gahinji: 18/08/2023 17:19

      Nuk e di ndaj mund te me sqaroje ndonje juristi ,apo gazetar:-ne cilin ligje thuhet qe sipermarresit qe konkurojne per nje tender,per nje sipermarrje ne perputhje ligjore,nuk duhet te kene njohje,nuk duhet te kene qene ne te njejten shkolle nga klasa e pare fillore,deri ne universitet.Me kujtohet nje histori qe i Ka ndodhur nje Mikut Tim.Viti 1958,ne qirje me raketa nje grup oficeresh shqiptare.Ne poligono ne Kazakistan.Nje oficer i kazakistanit pyet mikun Tim:-sa banore Ka Shqiperia?-pergjigja 1.5milione.Kazakistanasi:-ju asnjehere nuk do te beheni shtet.Do dilni kushurinj me njeri tjetrin." Dhe mua mu kujtua titulli i nje filmi western:-Te gjithe ne perendimi Jane vellezer...nga babai"

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?