Bledi Çuçi: Investimet në infrastrukturë, turizmi aseti më i madh i Gjirokastrës për tu zhvilluar

6 Shkurt 2021, 09:17
  • Share

1612598781_ramanegjirokaster5.jpg
Drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi tha se turizmi është aseti më i madh që ky qark ka dhe ndaj edhe investimet në Qeveri janë fokusuar këtu.

"Tashmë kjo është bërë një rutinë dhe ka qenë në filozofinë tonë që çdo gjë që do të bëjmë me Shqipërinë do ta bëjmë në bashkëpunim me qytetarët.

Fryti i këtyre dialogjeve është sot edhe realiteti i Qarkut Gjirokastër, që s'ka të bëjë fare me atë që ka qenë në 2013-n.  E gjithë zona e Labërisë do të jetë e lidhur me rrugë me parametra bashkëkohore. Këtë gjë po bëjmë edhe me pjesën e Gjirokastrës dhe Dropullit më Libohovën. Kemi shumë projekte ambicioze. Kemi filluar investimin e rrugës së Çarshovës që lidh Përmetin me Qarkun e Korçës", tha Çuçi.


Lajmi kryesor:

Rama nga Gjirokastra: Marrëveshje me Turqinë për investime për restaurimet në objektet e trashëgimisë kulturore! Emiratet e Bashkuara, projekt për Përmetin


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?