Nga shtëpia muze e Ismail Kadaresë në Gjirokastër, kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët atje.
Kryeministri teksa foli për investimet në turizëm dhe vlerën e madhe të pasurisë kulturore që ka Gjirokastra, Rama njoftoi se është bërë një marrëveshje me Turqinë për të investuar në mënyrë të konsiderueshme te objektet e trashëgimisë kulturore.
'Ata kanë ndërhyrë në objektet e kultit, ajo që i kam kërkuar prej disa kohësh është që eksperienca e tyre në restaurimin e zonave historike dhe kapacitetet financiare janë në kushtet që të japin një dorë dhe këtu. Kemi rënë dakord për Beratin dhe Gjirokastrën të japin një dorë', tha Kryeministri.
I pyetur për rritjen e pensioneve, Kreu i qeverisë ka cekur edhe premtimin e Bashës në programin ekonomik të PD. Kryeministrit përsëriti shembullin se kësaj i thonë se 'do të ulet prodhimi i qumështit, dhe të rritet prodhimi i djathit'.
Duke ju përgjigjur shqetësimit të një studenteje në lidhje me fenomenin e migracionit në Gjirokastër, Rama tha se nuk ka një shkop magjik për këtë gjë, por shtoi se duhet të reagojmë në të gjitha dimensionet. Rama ceku edhe ligin për Arsimin e Lartë, ku tha se duhet që universitet, ku tha se ka nevojë për një reflektim brenda sistemit.
I vendosur në shtëpinë 'Kadare' Kryeministri Rama është duke zhvilluar në Gjirokastër një bashkëbisedim me qytetarët atje.
Rama foli edhe për investimet në turizëm, ku tha se duhet patjetër që të ndërtohet një muze i Ali Pashës në Tepelenë.
Teksa po inspektonte punimet në Muzeun e ri Etnografik të Gjirokastrës, Rama është ndeshur në rrugë më një grua, e cila është dhe një nga mbështetëse e zjarrta të PS. Sapo e pa zonja e priti kryeministrin Edi Rama me ovacione duke thirrur me zë të lartë “Të vdes motra për tu, do marrësh se s'bën", ndërsa ky i fundit e prezanton si heroinë të PS në Fier, por që ditën e sotme ka qenë në Gjirokastër.
Qytetarja: Ja vlen, ja vlen, ja vlen
Edi Rama: Kjo është heroina e PS të Fierit.
Qytetarja: Jam në qejfin më të madh se do marrësh mandatin e tretë, a të vdes motra jote do e marrësh se s’bën
Muzeu i ri Etnografik është pjesë e projektit prej katër muzesh që do t’i shtohen ofertës turistike të Gjirokastrës, së bashku me Muzeun Kadare, Muzeun e Armëve dhe Muzeun e Burgut të Kalasë, ku falë projekteve të arkitektit të famshëm spanjoll Jesus Hernandez (autor i Muzeut Marubi në Shkodër), këto hapësira do të marrin një jetë të re.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka ndonjë shkop magjik që të frenojë trendin e migracionit dhe emigracionit në vend, por shtoi se duhet të reagojmë në të gjitha dimensionet.
Duke ju përgjigjur studentes në Gjirokastër, Rama ceku edhe ligin për Arsimin e Lartë, ku tha se duhet që universitet, ku tha se ka nevojë për një reflektim brenda sistemit.
‘Këtu nuk ka asnjë formulë magjikë në raport me këtë trend që është një trend historik, lidhur më tërheqjen e të rinjve për ta kapërcyer atë rrethin e vendlindjes tyre kur bëhet fjalë për të shkuar në drejt qendrave. Dhe qendrat janë në një moment të caktuar periferi në raport me Gjermaninë, apo vendet nordike.
Ne duhet të reagojmë në të gjitha dimensionet, jo me iluzionet se do ta bllokojmë këtë trend. Nuk jemi dot konkurent me Gjermaninë vendet nordike apo me Britaninë e Madhe, megjithëse dhe ato po heqin shumë keq në këtë periudhë pandemie.
Kur vjen fjala tek ato që janë emigrantë kjo bëhet edhe më e ndjeshme. Jo të paguheni si në Gjermani, por të paguheni në raport me mundin, duhet tua japim këtë mundësi. Arsimi i lartë ka nevojë për një reflektim brenda sistemit.
Është thjeshtë tu japim të rinjve një iluzion. Sa njerëz ka qe vijnë jam me diplomë. Disi do të gjejë një punë Shqipëria nëse nuk ka nevojë për aq shumë juristë të diplomuar, që sot po përballen me sfidën e një moshë që është mbi 25 vjeç është pasoja e asaj politike të mbrapshtë të mëparshme. Shpërthyen diplomat u tha merrni shkollë të lartë se e ardhmja është e juaja. Gjëja që duhet bërë është se universitete duhet të bëjnë analizat tregu.
Duhet ti shërbejnë tregut ,me analiza. Si ka mundësi që në këtë kohë kur tregu e qëndron shumë qartë, nuk ka programe. Pse nuk vjen Gjirokastra dhe të thotë duam të shtojmë një komponent të veçantë ne duam IT. Ne duam ta bëjmë UGJ, universitetin e IT. Ku të vijnë të rinjtë dhe të dalin koduzë. Ti je në atë profil shkon në Gjirokastër dhe bën koduz. Është shumë komplekese.
U duhet të reflektojnë kanë ekonominë dhe duhet të vënë atë në funksion të vetvetes. Kjo nuk funksionon. Në këtë aspekt ka shumë për të bërë, duhet të ndryshojë qasja, se profesorë të ndryshëm, bëjnë propozime të ndryshe. Nuk bëhet ajo shto programe shto programe. Janë rritja e masës së këtyre ofertave pa marrë parasysh se çfarë do treg. Dhe kthehen e thonë qeveria nuk na gjen punë ne. Është tregu që përcakton shumë çka.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Gjirokastër, ka folur edhe për investimet në turizëm, ku tha se duhet patjetër që të ndërtohet një muze i Ali Pashës në Tepelenë.
Teksa po vlerësonte mundësitë e mëdha që zona ka për turizëm, kreu i qeverisë, tregoi edhe një bashkëbisedim që kishte pasur më të zotin e një bujtine në Nivicë. Ai i kishte treguar se dy turistë grekë kishin ndaluar për një natë në bujtinën e tij, por kishin qëndruar 10 ditë, pasi nuk donin që të largoheshin pas eksploruar shtigjet e zonës.
‘Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ishte e mbuluar komplet nga ferrat dhe nga ndërtimet abuzive. Brenda nuk diskutohet se ishte një Bathore Labe.
Ajo që pyetët për muzeun brenda në kala i takon një faze të dytë, po përfundon rehabilitimi dhe gjithë infrastruktura e brendshme. Tani projekti për të rehabilituar shtëpitë, për të hequr gardhet, për ti dhënë pamjen e një kalaje me një lagje turistike. Ne jemi duke diskutuar çështjen e muzeut të Ali Pashës, është e domosdoshme të ketë një muze të Ali Pashait në Tepelenë.
Tek një bujtinë atje lartë në Nivicë, më tha ai erdhën dy turistë grekë për një natë dhe ndenjën 10 netë. Më tha se nuk donin të iknin pa bërë gjithë rrugët e shtigjeve të zonës. Shtigjet janë një gjë, por ka të tjerë që janë të apasionuar mbas ushqimit, mbas bimësisë, aty në këtë perimetër ka kaq shumë diversitet, nga dielli dhe uji i kaltër në Jon tek maja e malit akoma me borë atje. Ose nga maja e malit tek Kalaja në Gjirokastër. Kjo mund të kthehet në një zonë me prosperitet të madh, mund të kthehet në një karburant për motorin e ekonomisë.’- tha Rama.
I pyetur për rritjen e pensioneve, Kreu i qeverisë Rama nga Gjirokastra ka cekur edhe premtimin e Bashës në programin ekonomik të PD. Kryeministrit përsëriti shembullin se kësaj i thonë se 'do të ulet prodhimi i qumështit, dhe të rritet prodhimi i djathit'
“PD mund të rris pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ul sigurimet dhe të rris pensionet. Duke ulur prodhimin e qumështit, duke rritur prodhimin e djathit. Ka një formulë se si mund të ndodhi kjo. Ai që të jepet për djathë, në fakt është sapun. Kush ta marri ta marri, kush ta hajë ta hajë, Po e hëngri shumica, ‘fiton Shqipëria’. Ne e kemi rritur listën e barnave të rimbrueseshme. As këtë dhe as atë që themi s’dua që të jenë si tema fushatë, pasi nuk jemi në fushatë. Atë do ta bëjmë se jemi para popullit në funksion të zgjedhjeve.”, tha Rama.
Nga Gjirokastra, Rama foli sot edhe për projektet e investimeve nga Emiratet e Bashkuara në Përmet.
Rama tha se investitorët kanë ardhur dhe kanë zgjedhur Përmetin për projektin e tyre, pasi u ka pëlqyer peizazhi.
"Grupi i ngarkuar nga princi i kurorës ka shprehur interes për të investuar në Përmet. Lidhet me disa faktorë. Kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një vend me potencial më të madh të turizmit nga dekada e ardhshme, sipas tyre ka disa karakteristika të veçanta, që nga lumi poshtë deri te pyjet e mrekullueshme lart. Nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cenojnë peizazhin apo natyrën, duan të investojnë në strukturuar fermash, ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë shtëpi, vila ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe kultivimin, paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit. Ata e konsiderojnë zonën si për pushime, ju e dini ata arabët bëjnë shumë pushime se kanë naftë shumë. Mbase u zgjata shumë por kjo është perspektiva për Përmetin. Ishte shumë të qeshur se i bëmë një tur dhe kur vajtëm në Përmet thanë ramë rehat se njerëzi ishin të urtë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë nja bashkëbisedimi nga Gjirokastra është ndalur edhe në programin ekonomik të PD-së. I pyetur nga një mjeke e re nga Tirana e cila ishte transferuar në Gjirokastër me punë, nëse do t’ju mundësohet një bonus qiraje, kreu i qeverisë thumboi programin e PD-së.
Rama tha se sipas Bashës, ndoshta këtë dhe shumë të tjera mund ta ofronte programi i PD, duke shtuar se mund të ofrojë masazhe, fizioterapist, SPA apo dhe pishina.
“Sot ju merrni vetëm pagën, si mjekë që janë këtu vendas. Pasi 3 vite do të punoni atje ku ka nevojë atdheu. kjo është ideja, pasi është investim që e keni bërë ju dhe familja, por dhe nga shteti. Është fuqizim moral i figurës së mjekut në momentin kur del në front. S’di të jap një përgjigje tani për këtë. Pasi programi i partisë demokratike mund ta akomodojë këtë. Mund të ketë dhe bonus për të shkuar në masazh, në fizioterapi private, pishina, SPAH, që do të ndërtohet sipas programit.”, tha Rama.
Rama-mjekes: Sa e ke rrogën?
Mjekja: 490 mijë lekë.
Rama Po sot?
Mjekja: Sot duhet të jetë hedhur rroga e re
Rama: Dole atje tamam si gjirokastrite. Tani më thua sa marrim në dorë. Me bonusin ata marrin atë pagë të nivelit bazë në Gjermani.
Në bisedën që është duke zhvilluar me qytetarë në Gjirokastër Rama nuk i lën pas edhe batutat.
"Po si s'na keni vënë një ujë këtu përpara por e keni bërë tamam gjirokastritshe", ka thënë duke qenë se nuk kishte përpara një shishe ujë dhe batutave që përdoren për Gjirokastrën.
Drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi tha se turizmi është aseti më i madh që ky qark ka dhe ndaj edhe investimet në Qeveri janë fokusuar këtu.
"Tashmë kjo është bërë një rutinë dhe ka qenë në filozofinë tonë që çdo gjë që do të bëjmë me Shqipërinë do ta bëjmë në bashkëpunim me qytetarët.
Fryti i këtyre dialogjeve është sot edhe realiteti i Qarkut Gjirokastër, që s'ka të bëjë fare me atë që ka qenë në 2013-n. E gjithë zona e Labërisë do të jetë e lidhur me rrugë me parametra bashkëkohore. Këtë gjë po bëjmë edhe me pjesën e Gjirokastrës dhe Dropullit më Libohovën. Kemi shumë projekte ambicioze. Kemi filluar investimin e rrugës së Çarshovës që lidh Përmetin me Qarkun e Korçës", tha Çuçi.
O KOMENTURS BUDALLENJ,,,MOS U BENI TE PADITUR,,,,BUXHETI YNE VJETOR ESHTE 10 MILIARD EURO,,,,EDI RAMA ESHTE I DETYRUAR TE MARRE INVESTIME MILIARDSHE NGA EMIRATET,,SEPSE EUROPA NUK PO INVESTON NE SHQIPERI SEPSE KA HALLET E VETA,,,,EDHE NE SERBI NE BEOGRAD EMIRATET KANE INVESTUAR 5 MILIARD DOLLARE NE PROJEKTE ANES LUMIT DANUB......INVESTIMET SJELLIN ZHVILLIM DHE PUNESIME....
PërgjigjuMASHTRIME PREMTIME TE PA RALIZUESHME KJO ESHTE PASQYRA E PS KY POPULL DUHET TA KUPTOJE QE VOTE PER PS ESHTE GROPOSJE E SHQIPETAREVE
PërgjigjuCfare do restaurojne turqit,xhamite,se per ato u vjen doresh? Po arabet c'dreqin duan ne Permet? Ne fillim do ngrene vila,hotele dhe pastaj ,cfare, xhami qe te shkojne cdo xhuma? Po korrim rezultatet e te qenit anetare te O.V.I.Ne duhet te shkojme ne perendim dhe na duhen investitore perendimore.Ne djall shkofshin te gjithe turqi,arabet dhe parate e tyre te qelbura te naftes dhe ata qe u bejne karshillek!Me mire te varfer se sa te na tregojne me gisht!Po na detyrojne, te hame buken e turpit me zor ,keta maskarenj!!!!
PërgjigjuNUK KE PARA PER TE BERE MUZEUME ,,,DHE RRUGE,,,SEPSE I VJEDH LEKEt//
PërgjigjuNë fakt duhet të ishe në Shkodër o lepur. Aty ku qytetarët presim ndihmën e shtetit nën ujë
PërgjigjuNuk ke shkop magjik!!!!!!! Zyra e kryeministrit eshte shkop magjik! Po e ke fut aty ku sbie dielli. I pa afte je, ate duhet te thuash.
PërgjigjuPo IRANI ku do investoj në cfarë sektori?! Dhe shanit BERISH mutin që ju bëri anëtar të shoqatës të vendeve islamike, ju një mut jeni të gjithë.
Përgjigju