‘Erdhën dy turistë grekë për një natë, por ndenjën 10 ditë’, Rama zbulon bisedën me pronarin e bujtinës në Nivicë

6 Shkurt 2021, 10:47| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 11:09

  • Share

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Gjirokastër, ka folur edhe për investimet në turizëm, ku tha se duhet patjetër që të ndërtohet një muze i Ali Pashës në Tepelenë.

Teksa po vlerësonte mundësitë e mëdha që zona ka për turizëm, kreu i qeverisë, tregoi edhe një bashkëbisedim që kishte pasur më të zotin e një bujtine në Nivicë. Ai i kishte treguar se dy turistë grekë kishin ndaluar për një natë në bujtinën e tij, por kishin qëndruar 10 ditë, pasi nuk donin që të largoheshin pas eksploruar shtigjet e zonës.

‘Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ishte e mbuluar komplet nga ferrat dhe nga ndërtimet abuzive. Brenda nuk diskutohet se ishte një Bathore Labe.

Ajo që pyetët për muzeun brenda në kala i takon një faze të dytë, po përfundon rehabilitimi dhe gjithë infrastruktura e brendshme. Tani projekti për të rehabilituar shtëpitë, për të hequr gardhet, për ti dhënë pamjen e një kalaje me një lagje turistike. Ne jemi duke diskutuar çështjen e muzeut të Ali Pashës, është e domosdoshme të ketë një muze të Ali Pashait në Tepelenë.

Tek një bujtinë atje lartë në Nivicë, më tha ai erdhën dy turistë grekë për një natë dhe ndenjën 10 netë. Më tha se nuk donin të iknin pa bërë gjithë rrugët e shtigjeve të zonës. Shtigjet janë një gjë, por ka të tjerë që janë të apasionuar mbas ushqimit, mbas bimësisë, aty në këtë perimetër ka kaq shumë diversitet, nga dielli dhe uji i kaltër në Jon tek maja e malit akoma me borë atje. Ose nga maja e malit tek Kalaja në Gjirokastër. Kjo mund të kthehet në një zonë me prosperitet të madh, mund të kthehet në një karburant për motorin e ekonomisë.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Gjirokastra: Marrëveshje me Turqinë për investime për restaurimet në objektet e trashëgimisë kulturore! Emiratet e Bashkuara, projekt për Përmetin


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?