Presidenti Ilir Meta

Bledi Lumani: Një president i akuzuar jo vetëm si i korruptuar, por dhe si vrasës që për mediat shqiptare nuk është lajm

16 Maj 2022, 17:58| Përditesimi: 16 Maj 2022, 18:02

  • Share

Gazeta më e madhe e Austrisë “Kronen Zeitung”, ka botuar këtë të hënë një shkrim të rëndë për presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Sipas saj, ai ka paguar 700 mijë dollarë për lobim, në një kompani offshore. Si të mos mjaftonte kjo, gazeta shkruan se njeriu që zbuloi faktet, kërcënohet me jetë dhe për këtë arsye, ka kërkuar strehim në Austri.

Nuk po përmendim pastaj paratë që paguan Monika Kryemadhi për ndërhyrje estetike në Vjenë, se ato janë shifra qesharake, në krahasim me këto të të shoqit. Tani nuk është një gjë e re, që Ilir Meta të akuzohet për afera të tilla, që çuditërisht kanë gjithmonë brenda shifrën 7. Ai perceptohet, dhe jo pa arsye e pa fakte, si politikani më i korruptuar në vend. Por tani, akuzohet edhe si një njeri që të vret, nëse ti zbulon apo denoncon aferat e tij.

Vetëm se, nëse në çdo vend europian, ky shkrim do të trondiste nga themelet një vend, pasi flitet për presidentin, në Shqipëri lajmi ka kaluar në heshtje të plotë. Me përjashtim të dy apo tri mediave, ai nuk është raportuar nga askush tjetër. Më qesharake ishte se ndërsa 90% e tyre nuk e raportuan si lajm, ato publikuan të gjitha përgënjeshtrimin e Ilir Metës.

Pra, publikuan një përgënjeshtrim, për një gjë që nuk e kishin raportuar fare. Imagjoni tani se çfarë do të kishte ndodhur sot në mediat shqiptare, nëse në vend të Ilir Metës, emri në shkrimin e gazetës austriake do të ishte fjala vjen Edi Rama apo ndonjë nga ministrat e tij. Do të kishim një furtunë të vërtetë histerike, siç edhe ka ndodhur në rastet e mëparshme.

Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës.

Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm.

Tani shikoni kush e ka raportuar lajmin për Ilir Metën këtë të hënë, për të kuptuar se kush i kontrollon në të vërtetë mediat në këtë vend. Se pastaj ankohen se e ka fajin Rama, që këtu s’ka gazetari të lirë e të ndershme, se i kërcënon kryeministri!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albfire: 16/05/2022 18:11

    100% dakort!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?