Blegtorët në Vlorë në protestë: Grumbulluesit e qumështit e kanë ulur çmimin me 40%, nuk mbulojmë dot kostot

9 Janar, 09:33| Përditesimi: 9 Janar, 12:42

  • Share

Me dhjetëra blegtorë të krahinës së Lumit të Vlorës kanë dalë mbrëmjen e kësaj të hëne (8 janar) në protestë për çmimin e qumështit. Blegtorët thonë se sakrifikojnë çdo ditë me bagëtitë ndërsa grumbulluesit e qumështit kanë vendosur të ulin çmimin me gati 40% të vlerës.

Edhe pse produktet e bulmetit nuk kanë pësuar rënie të çmimit, baxhot në unanimitet kanë vendosur që qumështin ta marrin me 120 lekë, nga 180 që ka qenë deri në dhjetor. Blegtorët thonë se ky çmim nuk i mbulon kostot e shpenzimeve të tyre e as nuk justifikon punën e bërë. Dhjetëra banorë të cilët jetojnë e punojnë me bagëti janë mbledhur sot në fshatin Kot e thonë se nuk do dorëzojnë asnjë litër qumësht me këtë çmim.

“Po përfitojnë në kurrizin tonë, e po na detyrojnë të mos punojmë më thotë blegtorët”, thonë ata, duke shtuar se rinia po detyrohet të braktisë vendin vetëm nga abuzimet.

Krahina e Lumit të Vlorës e ka të përqendruar aktivitetin në blegtori, ku fatmirësisht sot gjetën dhjetëra të rinj të angazhuar në këtë fushë, mirëpo vetë të rinjtë thonë se me këto çmime nuk ia dalin dot të punojnë. Do detyrohemi të ikim dhe ne shtojnë blegtorët e rinj në moshë. Sipas tyre protestat do vijojnë deri kur zëri i tyre të dëgjohet e të trajtohen me meritë për punën që bëjnë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 09/01/2024 16:21

    Bejeni vet djathin r gjalpin.e thjeshte. Organizohuni ne kooperative DHE ndani punet.disa me kullotjen.disa me mjeljen disa me baxhon.ose mo's Beni Game gam DHE jepini falas

    Përgjigju
    • Tamam per deputet: 11/01/2024 03:32

      Duhet te kete ligj qe ti garantoj ne keto lloij organizimesh

    • Niku: 09/01/2024 19:36

      Dikush duhet tju shpjegoj blektoreve ceshte koperativa si funksionon.., sepse ata koperative quajne oto te kohes se dulles po keshtu edhe fermeret duhet te krijojne koperativa per vajin ,rrushin etj...

    • Lui: 09/01/2024 19:07

      Prandaj eshte ajo shprehja “Eshte me mire te dish se sa te kesh”. Jam shume dakord me idene e kooperatives. Eshte gjeja me e mire qe mund te bejne blegtoret. Dhe kane per te falimentuar te gjithe biznesmenet ose me mire gjakpiresit qe fitojne ne kurrizin tuaj..!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?