'Po hedhim në rrugë 40 mijë lekë mall' Mbyllet 'tregu i orizit' në Vlorë! AKU: Hapet kur bashkia të marrë masat (VIDEO)

15 Prill 2020, 10:04| Përditesimi: 15 Prill 2020, 16:00

  • Share

Tregtarët e tregut Orizi në Vlorë kanë dalë në protestë pasi AKU ka vendosur mbylljen e tij mëngjesin e sotëm. Tregtarët po protestojnë kundër inspektorëve pasi nuk i kanë lajmëruar 2 ditë para dhe mallin e blerë janë të detyruar ta hedhin në plehra. Protestat janë të ndaluar me ligj në këtë kohë, por tregtarët shprehen se mbyllja e tregut nuk mund të bëhet brenda ditës, por duhej lajmëruar pasi ata tregtojnë fruta-perime dhe nuk rezistojnë prishen, ndërkohë që mëngjesin e sotëm kishin blerë 30-40 mijë lekë mall për të shitur.

AKU i ka kërkuar Bashkisë Vlorë të mbyll tregun pasi nuk respekton masat dhe kushtet higjienike, ndërsa inspektorët mëngjesin e sotëm kanë njoftuar tregtarët se nuk mund të lejohen më të tregtojnë.

"Na lajmëruan sot në mëngjes. unë vajta bleva 30 mijë lekë mall dhe tani i bie të prishen dhe t'i hedh në rrugë. kjo nuk ka logjikë, duhet të na kishte lajmëruar dy ditë para", shprehet një tregtar,

"Kam 10 vite që tregtoj fruta perime dhe sot kemi bërë furnizim dhe vijmë në treg dhe inspektoret na thotë se nuk do të hapet puna. Unë kam hedhur para, ku t'i çojë.  Duhet të kishin ardhur dy ditë përpara, që ne të shisnim mallin e mbetur dhe të mos blinim sot të ri", shprehet një tregtar tjetër.

"Jam me qira dhe sot në mëngjes kam hedhur 40 mijë lekë mall. Ku ta çojë unë këtë mall e ku t'i gjej lekët", tha një tregtare.

Që prej orës 5 të mëngjesit tregtarët vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar para tregut duke protestuar vendimin për mbyllje të menjëhershme të tij dhe pa njoftuar më parë.

Ora 12:58
Shtohen masat në tregjet e tjera të Vlorës, vendosen shirita dhe pika me ngjyrë

Në Vlorë sot ka patur inspektime të shumta në tregje si pasojë e parregullsive të vrojtuara më parë. Për këtë arsye sot u mbyll tregu i orizit, ndërsa në tregjet e tjera të qytetit janë marrë masa shtesë. Në tregun e Çoles bashkia ka vendosur shirita dhe që qytetarët të ruajnë distancën.

Ndërkohë pak a shumë e njëjtë paraqitet situata edhe në tregun e Madh të Vlorës. Përveç shiritave këtu janë vendosur edhe topa të verdhë në mënyrë që qytetarët të ruajnë distancën nga njëri-tjetri.

Ora 10:40
Mbyllet tregu në Vlorë, AKU: Ky vendim deri sa bashkia të marrë masat e distancimit (VIDEO)

Me vendim të shtabit të mbrojtjes civile dhe AKU është bllokuar këtë mëngjes puna në tregun e Orizit, 1 prej tre tregjeve në qytet.  Mosrespektimi i distancave ka qenë një prej arsyeve kryesore që ka çuar në vendimin ekstrem.  Për këtë  drejtori i AKU-së në Vlorë, Syrja Binaj tha se ky  treg do të mbyllet deri në përmirësimin e masave dhe më pas mund të  hapet sërish. Sipas tij duhet të respektohet distanca, largësia, pikat e verdha si dhe të mos qarkullojnë më mjete në treg.

"Është një nga tregjet që ka pasur problematikë më të madhe në qytet për zbatimin e masav ndaj COVID-19. Duke qenë se ky treg ka pasur qarkullim makinash, hapësira të kufizuara dhe dyndje të qytetarëve kemi hasur problematikë ku kem këshilluar tregtarët dhe qytetarët për të respektuar masat. Por duke qenë se nuk arritëm të shmangni këto probleme, vendosëm që kjo të mbyllet dhe të merren masat për rregullimin e tyre. Kur bashkia bën tregun gati ai do të hapet. Mes tyre ndalimin e qarkullimit të automjeteve brenda tregut. Pikëzimin për ruajtjen e distancave. Nuk mund të njoftohet tregtari për mbylljen e tregut, por ai njoftohet për respektimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19. Dhe tregjet e tjera kanë pasur problematika por janë më të kontrolluara dhe janë marrë masat e duhura', tha Binaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksi: 16/04/2020 01:15

    E pashe videon per kete tregun e orizit,,ne mes te rruges,;po si zihet rruga dhe lulishtja per treg ,,si ka mundesi,,turp ikni mor legena,,,mor ndyresira,,si me qene ne afrike...

    Përgjigju
  • Iris: 16/04/2020 01:00

    Prodhimet nuk keni pse ti hidhni,disa perpunoini,disa mund t'ua falni te varferve ose shoqatave bamirese dhe ne fund,te gjithe keni makina ,merrni leje dhe shkoni e trokisni ne cdo shtepi o apartament e shitini,mos rrini me duar ne xhep.Klientela nuk ju gjen juve,ju duhet te shkoni pas klienteles.

    Përgjigju
  • Tepé lënë: 15/04/2020 12:11

    Këta janë barinjë qe rrahinë grate

    Përgjigju
  • Bestrove: 15/04/2020 12:07

    Mirmengjes shoqja Lelë!

    Përgjigju
  • Andoni: 15/04/2020 10:47

    Bashkija eshte ne gjum ,duheshin marr masa me pare,keshtu eshte kur ke kryetar kukull.

    Përgjigju
  • Fredi: 15/04/2020 10:46

    Vlonjatt jan rob me ideale t lart, nuk do i hudhin nplena por do i shperndajn per tvobekt. Ju takon cmimi Nobel për njerzllik

    Përgjigju
    • Mihal: 15/04/2020 15:12

      Shyqyre mo Fredi qe the nje fjalë të mirë për Vloren

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?